Takimi i parë i grupeve të interesit të “Albania KIP Preparation” u zhvillua më 15 nëntor 2022, në Tiranë. Në takim morën pjesë Z. Halvart Koeppen, Koordinator i Rrjetit të Protokollit të Montrealit për Evropën dhe Azinë Qendrore, OzonAction, dhe Z. Fukuya Iino, Departamenti i Protokollit të Montrealit, UNIDO. Në këtë takim morën pjesë edhe […]

  Shqipëria ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit. Sipas këtij Protokolli, synohet reduktimi i përdorimit të hidrofluorokarboneve (HFCs), gaze të fuqishme me efekt serrë, të cilat përdoren kryesisht në pajisjet ftohëse, sistemet e kondicionimit dhe të ngrohjes, substanca të cilat janë mijëra herë më të dëmshme ndaj klimës krahasuar me dioksidin e […]

25 Qershor 2018,  Një muaj pas publikimit në Revistën “ Nature” të një studimi i cili evidenton  rritjen  e emetimeve të CFC-11, pavarësisht ndalimit të prodhimit të tij në nivel botëror, duke filluar që nga viti 2010, në vijim të tij u ndërmor një hulumtim i pavarur   nga Agjensia e Hetimit Mjedisor dhe  gazeta New York Times, i cili ka […]

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit 2018, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, bëri me dije se duke filluar nga data 1 korrik 2018 hyn në fuqi vendimi për ndalimin e përdorimit, tregëtisë, prodhimit dhe importimit të qeseve plastike, si dhe ndër të tjera nënvizoi rëndësinë e mbrojtes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor si […]

Njësia Kombëtare e Ozonit në bashkëpunim  me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Qëndrën Kombëtare të biznesit, zhvilloi trajnimin me temë “Kontrolli i lëndëvë ozonholluese dhe sistemi i Licensimit në  Shqipëri“. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të QKR-së si dhe grupet e interesit. Punimet e këtij trajnimi […]

Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit në bashkëpunim me Ekipin Kombëtar të Futbollit “Dinamo”, nën 18 vjeç, organizuan një aktivitet kushtuar “Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit”, 2018. Duke pasur parasysh rëndësinë thelbësore të futbollit në jetën sociale, ndikimet dhe rëndësinë që mbartin lojtarët si përçues të mesazheve ndërgjegjësuese, ky aktivitet u konsiderua […]