statement

25 Qershor 2018,  Një muaj pas publikimit në Revistën “ Nature” të një studimi i cili evidenton  rritjen  e emetimeve të CFC-11, pavarësisht ndalimit të prodhimit të tij në nivel botëror, duke filluar që nga viti 2010, në vijim të tij u ndërmor një hulumtim i pavarur   nga Agjensia e Hetimit Mjedisor dhe  gazeta New York Times, i cili ka nxjerrë përfundimin se shkaktarët e kësaj rritjeje janë 8(tetë) fabrika të lokalizuara në Kinë.

 Në përgjigje të këtyre gjetjeve Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ka deklaruar se :

Prodhimi i jashtëligjshëm i CFC-11 është një krim mjedisor, i cili kërkon një ndërhyrje vendimtare. Njëkohësisht referuar sasisë së emetimeve, lind domosdoshmëria e një hulumtimi më të thelluar pasi ka dyshime të arsyeshme se problematika ka një shtrirje përtej prodhimeve illegale të larpërmendura.

 Këto hulumtime janë pjesë e një procesi verifikues shkencor i ndërmarrë me të gjitha shtetet palë të Protokollit të Montrealit, i cili do të mundësojë përcaktimin e një analize të qartë lidhur me sasitë dhe vendndodhjen e këtyre shkeljeve si dhe probabilitetin se mund të ketë shkaktarë dhe arsyeje të tjera shkencore të cilat kanë sjellë si pasojë këtë rritje.  Situata të kësaj natyre dhe specifike evidentojnë rolin e rëndësishëm të mekanizmave ndërkombëtarë ku për rastin specifik ka një mbështetje dhe fokus të vecantë nga shtetet palë të Protokollit të Montrealit, përfshirë edhe bashkëpunimin nga ana e Kinës, me qëllim që të garantohet që cdo aktivitet i paligjshëm i evidentuar deri në tani, të hetohet dhe të bllokohet në mënyrë urgjente.