Aktivitet Pastrimi – Parku Kombeter i Pezes

Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit organizuan, më 21 Shtator, një aktivitet dedikuar pastrimit, të zonave të ndryshme të Parkut Kombëtar të Pezës. Kjo iniciativë kombinoi pastrimin, heqjen, dhe ngritjen e mbeturinave, në zonat më të populluara të Parkut. Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit, në bashkëpunim  me aktivistë dhe të rinj, shpërndanë për kalimtarët dhe vizitorët e parkut, fletëpalo...

Leksioni Hapur-Shkolla e Mesme “Sander Prosi”, Tiranë

Për të garantuar një shtrirje dhe shpërndarje gjithëpërfshirëse të  aktiviteteve  ndërgjegjësësuese, kushtuar Ditës Botërore të Ozonit, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi në 19 Shtator, një leksion të hapur në Shkollën e Mesme "Sander Prosi", Tiranë. Në fjalën e saj të hapjes, Drejtoresha e shkollës, Znj. Luljeta Basha, tërhoqi vëmëndjen në lidhje me rëndësinë që i është dhënë mbrojtjes së shtresë...

Leksion i hapur në shkollën “Herman Gmeiner”, Tiranë

Në celebrim të Ditës Botërore të Ozonit, në datë 19 shtator, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi një leksion të hapur në Shkollën e Mesme Profesionale “Herman Gmeiner”, në Tiranë, në  të cilin morën pjesë nxënës të klasës së 9-të. Për këtë aktivitet ishte përgatitur një set informativ me videoprezantime si dhe materiale didaktike dhe informuese,  për Protokollin e Montrealit, Konventën e Vjenës, Amend...

Koncert- Miqtë e Klimës

Në datë 16 shtator, Njësia Kombëtare e Ozonit, në bashkëpunim me AbcTirana Club, organizuan në shkollën “Deshmoret e Lirise”, Tiranë, një koncert të muzikës klasike. Koncerti për piano dhe violinë, ndërthuri performancën e Johan dhe Ami Mukës, alumni të shkollës “Deshmoret e Lirise”, me performancën e nxënësve të kesaj shkollë, Gerald Llapushit, Debora Rajta, Kaltrina Spaho si dhe mësueses Veisla Mucaj. Për t...

Leksion i hapur, – Shkolla Wilson

Me qëllim nxitjen e një qasjeje proaktive, dhe krijimit të lidhjes me mjedisin që na rrethon, duke evokuar një sens përgjegjësie dhe duke theksuar rëndësinë e parimit të qëndrueshmërisë mjedisore, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi dy leksione të hapura, në shkollën Wilson. Këto aktivitete u organizuan në dy seanca të ndryshme, gjatë pjesës së parë u përfshinë fëmijë të sistemit parashkollor,  ndërsa gjatë pje...

Program Televiziv “ Mirëmëngjes Shqipëri”

Në Ditën Botërore të Ozonit, stafi i Njësisë Kombëtare të Ozonit, mori pjesë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH. Fokusi primar i tij, ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kësaj dite, si dhe informimi i publikut të gjerë në lidhje me parashikimet e përcaktuara nga Protokolli i Montrealit, objektivat dhe instrumentat e tij, roli dhe rëndësia e Amendamentit të Kigalit, në zbutjen e efekteve të ngro...

Leksion i hapur, AlbAkademi.

Në datë 14 shtator, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi, pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranë, një leksion të hapur, në lidhje me rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe Protokolli i Montrealit Mbi Substancat Ozon-Holluese. Ky aktivitet, u organizua në bashkëpunim me AlbAkademi, një institucion trajnues privat, I cili ka në fokus të tij, rritjen e kapaciteve dhe punësimin e grave dhe vajzave. &...