Me rastin e Ditës Botërore të Ozonit përfaqësues të NOU organizuan aktivitete në kopshtin “Kleis“ të kryeqytetit. Për të qënë sa më të kuptueshem për këtë grupmoshë, aktiviteti u organizua nën moton : ‘ Mbroni veten nga rrezet  diellore”

Në pjesën e parë të aktivitetit u shfaqën video për fëmijë si Ozzy Ozone etj … Edukatoret si dhe Znj Silvana  Delia perfaqesuese e NOU ju shpjeguan fëmijeve se cfare eshte Shtresa e Ozonit dhe pse duhet mbrojtur ajo.

Më pas femijet ngjyrosen figurat e pergatitura në formate te printuara nga NOU bazuar ne rekomandimet e Ozon Action.

Argëtuese ishte për ta edhe loja ne forme rrethure me levizje te perbashketa duke kenduar nën tingujt muzikore te kenges se Ozonit.

Ashtu sic theksoi drejtoresha e kopshtit Fatbardha Golikja ; Informimi dhe edukimi i fëmijeve me ane te argetimit eshte nje sukses qe arrin edhe ne familjet e tyre.

Veprimtaritë në këtë kopësht  informuan në menyre krijuese dhe argetuese me qellim krijimin e bazave te shëndeteshme, edukative duke patur parasysh se është “ më mirë të parandalosh se sa të kurosh”.