Gjithashtu në bashkëpunim me shkollën 9-vjecare “Gjon Buzuku” u organizua një konkurs njohurish lidhur me “Mbrojtjen e shtresës së Ozonit dhe Protokollin e Montrealit”. Në konkurs morën pjesë dy ekipe me nga 8 nxënës secili. Konkursi u zhvillua mjaft i fortë mes dy ekipeve të cilët ishin përgatitur me shumë seriozitet. Juria e kishte mjaft të vështirë të përcaktonte ekipin fitues. Në fund u shpërndanë çmime  simbolike për nxënësit pjesmarrës në konkurs.