Në godinën më të lartë dhe më të dukshme, në qendër të Tiranës, ABA Business Center, në një ekran gjigand është shfaqur imazhi dhe mesazhi i Ditës ndërkombëtare të Ozonit – “Mbrojtja e shtresës së ozonit – Misioni vazhdon”. Ky publicitet është bërë nga dt 16 deri 20 shtator në dy oraret më të dukshme të ditës dhe të mbrëmjes.