Në dt. 16 shtator, Channel One Tv transmetoi në oraret më të ndjekura nga teleshikuesit një reportazh të zgjeruar televiziv për Ditën ndërkombëtare të ozonit. Në këtë emision u paraqitën informacione interesante mbi historikun e krijimit të vrimës së ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit. Gjithashtu u pasqyrua edhe aktiviteti i nxënësve të shkollës “Edith Durham”.