Eshtë organizuar një emision lidhur me “Mbrojtjen e shtresës së Ozonit” në Televizionin Kombëtar, TVSH  që mbulon të gjithë hapësirën e Shqipërisë dhe shumë vende të tjera të rajonit.

Në emision ishte i ftuar Prof. Angjelin Shtjefni nga Fakulteti i Inxhinierisë, Universiteti Politeknik, Tiranë i cili është njohës mjaft i mirë i fushës. Emisioni filloi me shfaqjen e një video lidhur me mbrojtjen e shtresës së Ozonit.

Më pas u diskutua mes gazetarit në studio dhe Prof. Angjelin Shtjefnit lidhur me  Mbrojtjen e shtresës së Ozonit,  Protokollin e Montrealit dhe statusin e vendit tonë në përmbushjen e obligimeve të kësaj marrëveshje.