Në kuadër të Planit të Menaxhimit për Eliminimin e HCFC-së, komponenti i tretë, Njësia Kombëtare e Ozonit, në bashkëpunim me konsulentë kombëtarë si dhe Shkollën e mesme Profesionale “Beqir Cela” në Durrës, organizoi trajnimin me temë “Alternativat për zëvëndësimin e HCFC-ve dhe HFC-ve me potencial të lartë në grohjen globale”.

Hartimi dhe implementimi i Programit të  trajnimit kishte si fokus primar  rritjen e  kapaciteve nëpërmjet instrumentave dhe njohurive teorike si dhe përfshirjen aktive e direkte të pjesëmarrëve nëpërmjet zhvillimit të ushtrimeve praktike.

Përgjatë pjesës së parë të Trajnimit u adresuan dhe u përmbushëm tërërisht objektivat mësimor sipas renditjes së mëposhtme:

  • Përmirësimi i njohurive për Mbrojtjen e shtresës së ozonit, Konventa e Vjenës, Protokolli i Montrealit dhe Amendamentet përkatesë
  • Reduktimi i konsumit të HCFC në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar
  • Shtimi i përdorimit dhe implementimit të praktikave të mira në sektorin e shërbimit të ftohjes
  • Rikuperimi apo Riciklimi i lëndëve ftohesë në përputhje me modelet, standartet dhe procedurat e Bashkimit Europian.
  • Minimizimi i ndikimit të lëndëve ftohëse në mjedis dhe veçanërisht në ndryshimet klimatike.
  • Amendamenti i Kigalit. Parashtrimin i ndryshimeve dhe risive të parashikuara nga ky akt.
  • Ndikimet e mundshme në zgjedhjen e alternativave ftohëse si rrjedhojë e zbatimin të Amendamentit të Kigalit
  • Përdorimi i ftohësve dhe alternativat për zëvëndësimin e HCFC-ve dhe HFC-ve me potencial të lartë në grohjen globale
  • Parashikimet e përcaktuara në Amendamentin e Kigalit për HFC-të dhe eficenca energjitike
  • Rëndësia e vlerësimit të eficencës energjitike në përzgjidhjen e alternativave për lëndët ftohëse
  • Përdorimin e lëndëve ftohëse në Shqipëri dhe në botë, paraqitje e evoluimeve dhe ndryshimeve përkatëse
  • Cfarë janë HFC-të, cilat janë cilësitë e karakteristikat e tyre kryesore etj
  • HFC-të dhe ftohësit me potencial ozonhollues = 0 dhe potencial të lartë në grohjen globale
  • Përdorimi i HFC-ve dhe HFO-ve në industrinë e makinave

Pjesa e dytë e trajnimit u zhvillua me ushtrime praktike gjatë së cilave, pjesmarrësit realizuan praktikën nëpërmjet përdorimit të të gjitha pajisjeve të nevojshme dhe të domosdoshme në përdorim nga  teknikët e sektorit të ftohjes.

Në këtë trajnim morën pjesë 29 pjesëmarrës,  organizimi i të cilit u mundësua  në bashkëpunim me drejtorin e shkollës së mesme profesionale “Beqir Cela” Durrës, z. Fatmir Merkuri si dhe pjesëmarrjen aktive të mësuesve të kësaj shkolle, z. Arben Marra, z. Fatjon Halili, dhe z.Bledi Alla.

Organizimi i këtij aktiviteti u përgëzua nga të pranishmit, mësues dhe nxënës, duke e vlerësuar  rolin e tij si shumë thelbësor  në procesin mësimor si dhe rritjen e kapaciteve.