Njësia Kombëtare e Ozonit  në bashkëpunim me Shkollën profesionale Havzi Nela,  organizoi në datë 19 prill 2018, në Kukës trajnimin me temë “Alternativat për zëvëndësimin e HFCF-ve në sektorin e Ftohjes”.

Në pjesën e parë të aktivitetit, pjesëmarrësit morën njohuri teorike në lidhje me shtresën e ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj, Konventën e Vienes dhe Protokollin e Montrealit mbi substancat që dëmtojne shtresën e ozonit, alternativat për zëvëndësimin e HFCF-ve në sektorin e ftohjes si dhe praktikat më të  mira në këtë sektor.

Në pjesën e dytë të aktivitetit,  pjesmarrësit realizuan praktikën duke përdorur të gjitha pajisjet e nevojshme dhe të domosdoshme në përdorim nga  teknikët në sektorin e ftohjes.