26– 27 May, Kolegji Profesional “Ndërto Botën Tënde”, Tiranë

Nga 26 deri në 27 Maj 2016 u organizua ” Alternativat per zevendesimin e HFCF-ve ne sektorin e Ftohjes “ Ndërto Botën Tënde ”, Tiranë. Në këtë seminar morën pjesë 28 studentë të këtij kolegji të cilët u pajisën me certifikatën e pjesëmarrjes. Pothuajse të gjithë studentët punojnë në sektore ku kryejnë shërbime të drejtpërdrejta për frigoriferë dhe pajisjeve të ajrit të kondicionuar. Ata punojnë me kohë të pjesshme në kompani të ndryshme ose janë të vetë-punësuar.

Gjatë ditës së parë të seminarit janë trajtuar tema që lidhen me njohuritë mbi

  1. C’farë synojmë me riciklimin e frigoriferëve?
  2. Përse e bëjmë riciklimin e frigoriferëve?
  3. A sjell disavantazhe riciklimi i frigoriferëve?

 

ku Znj. Marjeta Dhima,Pedagoge  në këtë kolegj dhe stafi NOPIU bëri një punë për t’u vlerësuar.
Pjesëmarrësit në seminar, treguan një interes të madh dhe ngritën pyetje dhe diskutime pas prezantimeve: – “Shqyrtimi i koncepteve themelore në sektorin RAC”, HFC sintetike si ftohës alternative për HCFCs ” dhe ” Ftohësit  natyral , si alternativë ndaj HFCFs “.

  1. Pirro Dhimitri, Pedagog i po këtij Kolegji me përvojë të gjatë bashkëpunimi me NOPIU shpjegoi  temat e mëposhtëme:

 

  1. Metodat e rikuperimit
  2. Transferimi i avullit
  3. Transferimi i gazit

 

Dita e parë vazhdoi me prezantimin teorik lidhur me “Praktikat më të  mira në sektorin e ftohjes”. Interesi i pjesëmarrësve u përqendrua kryesisht në “Përpunimin, riciklimin  dhe përmirësimin e ftohësve”.  Z. Ilir  Palushi shpjegoi me imtësi dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve në detaje. “Shqyrtimi i mjeteve dhe pajisjeve të përdorura në shërbim të pajisjeve ftohëse” ishte paraqitje shumë interesante nga Z. Melsen Lamaj. Pjesëmarrësit diskutuan për një kohë të gjatë pas çdo prezantimi. Në përfundim të ditës së parë, pjesëmarrësit në seminar plotësuan testin teorik.

Gjatë ditës së dytë, u organizua praktika me grupet e drejtuara nga tre teknikë. Secili grup ka kryer  praktikën duke përdorur të gjitha pajisjet që nga fillimi deri në fund të procesit. Dita e dytë e seminarit mund të konsiderohet si dita më interesante për studentët pasi  ajo ishte e lidhur direkt me punën e tyre të përditshme.
Seminari u përmbyll duke bërë konkluzionet përkatëse dhe me ceremoni  për  dhënien e certifikatave.