Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit në bashkëpunim me Ekipin Kombëtar të Futbollit “Dinamo”, nën 18 vjeç, organizuan një aktivitet kushtuar “Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit”, 2018.

Duke pasur parasysh rëndësinë thelbësore të futbollit në jetën sociale, ndikimet dhe rëndësinë që mbartin lojtarët si përçues të mesazheve ndërgjegjësuese, ky aktivitet u konsiderua si një fushatë efektive për të komunikuar mesazhin që mbart Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Ozonit.

Gjatë fazës përgatititore për zhvillimin e ndeshjes, përfaqësuesit e NjKO njohën pjesëmarrësit me rëndësinë që ka Protokolli i Montrealit mbi Substancat që hollojnë shtresën e ozonit, shkaqet kryesore të dëmtimit të saj, rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit si dhe historikun e Ditës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit,

Pjesa e dytë e aktivitetit kishte si fokus zhvillimin e një ndeshje miqësore ndërmjet dy ekipeve në garë, ku në përfunim të saj lojtarëve ju shpërndanë bluza si formë simbolike për ndarjne e çmimeve.