16 shtator 2014, NOPIU dhe  shkolla e mesme “Dëshmorët e Lirisë” organizuan së bashku një ditë aktivitetesh në shkollë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të ozonit. Pjesë e aktiviteteve ishte një garë pikture mes nxënësve të shkollës. Rreth 30 studentë morën pjesë në konkurs. Fituesit iu dhuruan çmime simbolike. Nxënësit gjithashtu dhanë një performancë muzikore me instrumente të ndryshme muzikore.  Në këto aktivitetete morën pjesë përfaqësues të Ministrisë Mjedisit dhe Ministrisë së Arsimit. Kjo ngjarje u mbulua nga të gjitha kanalet kryesore të medias.