Me qëllim nxitjen e një qasjeje proaktive, dhe krijimit të lidhjes me mjedisin që na rrethon, duke evokuar një sens përgjegjësie dhe duke theksuar rëndësinë e parimit të qëndrueshmërisë mjedisore, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi dy leksione të hapura, në shkollën Wilson. Këto aktivitete u organizuan në dy seanca të ndryshme, gjatë pjesës së parë u përfshinë fëmijë të sistemit parashkollor,  ndërsa gjatë pjesës së dytë, e cila u zhvillua në ambientet e hapura të kësaj shkolle, morën pjesë nxënës të klasave të 5-ta dhe të 6-ta, shumica prej të cilëve bënin pjesë edhe tek Klubi Ekologjik i shkollës.