Ky aktivitet u organizua nën drejtimin e NOU dhe drejtoreshes së kopshtit Znj. Nashide Shehapi.

Në këtë veprimtari u shfaqen  video me kartona me tematikë për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit duke zgjuar dëshirën e fëmijëve për të qënë edhe ata pjesë e veprimeve në shërbim të jetës së sigurt e të shëndetshme , ashtu si personazhi në materialet filmike, Ozzy Ozone.

Për të qene sa më të kuptueshëm për moshën e tyre ne përdorëm si materiale didaktike punime në vizatime apo kompozime  të krijuara nga vetë fëmijët në bashkëpunim me prindërit dhe edukatoret, gjë e cila i informoi dhe i argëtoi ata si dhe rriti një interesim të prindërve mbi temën e Ozonit.