Në datë 13, Shtator 2015 në vijim të aktiviteteve sportive , në qytetin e Vlorës u organizua një ndeshje basketbolli në të cilën morrën pjesë vajza dhe djem të moshës 08-10 të këtij qyteti.

Ky aktivitet u hap me këngën: “OZONE SONG”, si dhe me një informacion të shkurtër lidhur me rëndësinë e kësaj dite. Edhe ky aktivitet u karakterizua nga përfshirja e fëmijëve në ndeshje  ku ata jo vetëm u kënaqën por dhe ndanë midis tyre opinione mbi  informacionet që iu ishin shpërndarë mbi Shtresën e Ozonit, Konventën e Vienës dhe Protokollin e Montrealit.

Të gjithë pjesëmarrësit u inkurajuan të shpërndanin këtë informacion  tek shokët e tyre dhe t`i stimulojnë ata të jenë të parët që të përfshihen në këtë fushatë për të përfituar një jetë më të shëndetshme në të ardhmen  fëmijëve për fitore  dhe për një ambient më të sigurt në të ardhmen.

Për shkak të moshës së tyre ,ata ishin shumë të entuziazmuar që u përzgjodhën të jenë si grupi i parë i  adoleshentëve të përfshirë  që u jepej detyra ta shpërndanin këtë mesazh sa më shumë  dhe të bëjnë një ndryshim në komunitetet e tyre.