Në kremtim të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e shtesës së ozonit, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit organizuan, një aktivitet pastrimi në zona të ndryshme të Parkut Kombëtar të Dajtit. Ky aktivitetet ndërthuri pastrimin e rrugës nacionale, largimin dhe heqjen e mbeturinave si dhe pastrimin e shtratit të lumit Erzen.

Nën drejtimin e përfaqësuesve të NOU-së, aktivistë të rinjve të angazhuar në komunitet, shpërndanë fletëpalosjeve të përgatitura nga NjKO, me informacione të detajuara në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për mbrojtjen e Ozonit, Protokollin e Montrealit mbi substancat që hollojnë shtresën e ozonit, shkaqet kryesore të dëmtitit të saj si dhe rëndësinë e mbrojtjes së Shtresës së Ozonit.

Një tjetër komponent i aktivitetit ndërgjegjësues ishte përhapja e informacioneve praktike, të lidhura me përdorimin e produkte organike dhe eliminimin e produkteve që shkaktojnë demtimin e shtresës së ozonit, në mënyrë që të gjithë ne, të kontribojmë në mënyrë aktive në mbrojtjen e shtresës së ozonit.

Si një reagim i përgjithshëm për këtë aktivitet, vlen të përmendet se iniciativa e ndërmarrë nga NjKO për të pastruar rrugët, lumin dhe fushat përreth, u përgëzua dhe vlerësua nga banorët e zonave të afërta si dhe kalimtarët .