Njësia Kombëtare e Ozonit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Qëndrën Kombëtare të biznesit, zhvilloi trajnimin me temë “Kontrolli i lëndëvë ozonholluese dhe sistemi i Licensimit në Shqipëri“. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të QKR-së si dhe grupet e interesit.

Punimet e këtij trajnimi u zhvilluan në tre faza. Gjatë fazës së parë specialistët morën njohuri teorike në lidhje me shtresën e Ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj, implementimin e Konventës së Vjenës, Protokollit të Montrealit mbi Substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit, legjislacionin shqiptar për lëndët ozon-holluese, rolin e institucioneve në kontrollin e lëndëve ozonholluese si dhe sistemi i licensimit të import/eksportit, klasifikimit doganor të LOH dhe substancave alternative, klasifikimi i lëndëve ozon-holluese (LOH) dhe metodave të identifikimit, monitorimit dhe kontrollit të tregtisë së LOH në Shqipëri.

Gjatë pjesës së dytë pjesëmarrësit ndërmoren disa aktivitete, sic ishin : ushtrimet praktike për identifikimin e LOH përmes ekzaminimit të dokumentacionit dhe të inspektimit vizual të bombulave si dhe përmes përdorimit të aparateve identifikatore. Gjithashtu u zhvillua edhe një vizitë në njësinë e sistemeve të ftohjes dhe ajrit të kondicionuar të Hotel Tirana International.

Faza e tretë e trajnimit, e cila u vlerësua si shumë e rendësishme, konsistoi në një vizitë në ambientet e subjekteve importues të lëndëve ozonholluese si dhe në repartet dhe njësitë e sistemeve të ftohjes, ku pjesëmarrësit u njohën në praktikë me dokumentacionin dhe licensat nevojshme për këto aktivitete.