Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit 2018, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, bëri me dije se duke filluar nga data 1 korrik 2018 hyn në fuqi vendimi për ndalimin e përdorimit, tregëtisë, prodhimit dhe importimit të qeseve plastike, si dhe ndër të tjera nënvizoi rëndësinë e mbrojtes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor si një nga problematikat thelbësore të cilat kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në mirëqënien e personave. Kjo iniciativë ndërmerret në kuadër të temës për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit 2018, “ Lufta kundër ndotjes plastike” e caktuar nga Kombet e Bashkuara, si një thirrje për veprim kundrejt njërës prej sfidave më të mëdha mjedisore.