AKTIVITETET ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE OZONIT “OZON PER JETE – 35 vjet mbrojtje e shtresës së ozonit” 16 SHTATOR 2020

Në shtator 2020, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, organizuan disa aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Ozonit, 16 Shtator 2020, e cila përkon me 35 vjetorin e Konventës së Vjenës dhe mbrojtjen globale të shtresës së ozonit. Organizimi i ketyre aktiviteteve ka qënë shumë i veçantë këtë vit, duke pasur parasysh situatën pandemike COVID-19. Të gjitha aktivitetet janë organizuar në përputhje me “Protokollin e masave Anti-COVID në Shqipëri”