Më 15 shtator 2017, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit dhe Ministrisë së Mjedisit zhvilluan nj veprimtari ekologjike “Kujdesi për të gjithë jetën nën diell – 30 vjetori i Protokollit të Montrealit”, kushtuar 16 shtatorit – Dita Botërore e Ozonit. Veprimtaria u zhvillua në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Gjatë pjesës së parë të kësaj veprimtarie u zhvilluan një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese si: sesioni informues për studentët dhe mësuesit për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe Konventëa e Vjenës dhe Protokolli i Montrealit. Përfaqësuesit e NOU paraqitën materialin “Rëndësia e mbrojtjes së Shtresës së Ozonit për përfitimet shëndetsore dhe ndryshimet klimaterike”. Gjithashtu u shfaqën dokumentarë rreth Protokollit të Montrealit, shtresës së ozonit dhe rëndësisë së mbrojtjes së kësaj shtrese. Studentët gjetën një fushatë shumë interesante të Heronjve të Ozonit’ të krijuar nga Sekretariati i Ozonit në partneritet me Marvel. Më pas aktiviteti vijoi me marshimin e studentëve në rrugët e Tiranës dhe vrapimin në Parkun Kombëtar të Tiranës. Nën drejtimin e mësuesit të tyre Ajet Toska dhe stafit akademik të shkollës, dhjetëra studentë shpërndanë postera dhe fletëpalosje për njerëzit kudo në rrugët e Tiranës dhe Parkut Kombëtar duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve drejt informatave për mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe faktorët që kanë shkaktuar dëmtimin e saj. Rezultati i kësaj fushate ndërgjegjësimi ishte informacioni masiv. Në këtë aktivitet morën pjesë qindra studentë dhe mësues të shkollës. Në përfundim të aktiviteteve, studentët u shpërblehen me bluza me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2017 dhe u dërguan informacion të shtypur jon përgatitur nga NOU.
Është e rëndësishme të përmendet se atletja e njohur shqiptare Luisa Gega iu bashkua aktivitetit për të rritur më tej ndërgjegjësimin për mbrojtjen e shtresës së ozonit. Ajo është mbajtëse e rekordit të vrapimit në distancë të mesme dhe nën kampione e Europës, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Atletikës në Amsterdam, 2015.