Në 16 shtator 2021, u organizua fushata ndërgjegjësuese “Protokolli i Montrealit: Mban të ftohtë ushqimin dhe vaksinat tona” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit, nga përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit dhe “ABC TIRANA CLUB”. Qëllimi kryesor i fushatës ishte tërheqja e vëmendjes së fëmijëve drejt informacionit në lidhje me mbrojtjen e shtresës së Ozonit dhe faktorëve që kanë shkaktuar dëmtimin e kësaj shtrese. Kjo veprimtari u organizua në bashkëpunim me “Europa House – Delegacioni i BE-së në Tiranë”. Programi përfshinte:
- Informacion mbi Ditën Botërore të Ozonit 2021 “Protokolli i Montrealit: Duke na mbajtur të freskët ushqimin dhe vaksinat tona” dhe rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit;
- Prezantim i temës dhe posterit për Ditën Botërore të Ozonit 2021. Përfaqësuesit e NOU prezantuan materialin: “Rëndësia e mbrojtjes së Shtresës së Ozonit për përfitimet e shëndetit të njeriut dhe ndryshimit të klimës”.
- U shfaqën video në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “IT’S THE KEY FOR OUR SURVIVAL, Dita Botërore e Ozonit 2021” – “Protokolli i Montrealit: Mban të ftohtë, ushqimet dhe vaksinat tona” dhe “Mesazhet e Drejtorit Ekzekutiv të UNEP për Ditën Botërore të Ozonit 2021”.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 25 fëmijë dhe 5 mësues nga shkolla të ndryshme të Tiranës. Në fund, të gjithë posterat, informacionet, fletëpalosjet dhe broshurat në lidhje me shtresën e Ozonit, Protokollin e Montrealit dhe Konventën e Vjenës iu shpërndanë pjesëmarrësve.