Në datë 16 shtator, Njësia Kombëtare e Ozonit, në bashkëpunim me AbcTirana Club, organizuan në shkollën “Deshmoret e Lirise”, Tiranë, një koncert të muzikës klasike. Koncerti për piano dhe violinë, ndërthuri performancën e Johan dhe Ami Mukës, alumni të shkollës “Deshmoret e Lirise”, me performancën e nxënësve të kesaj shkollë, Gerald Llapushit, Debora Rajta, Kaltrina Spaho si dhe mësueses Veisla Mucaj.
Për të përcuar një mesazh efektiv, dhe për të siguruar një program të harmonizuar, interpretuesit, kishin një rol aktiv gjatë sesioneve informuese në lidhje me rëndësinë që ka Shtresa e Ozonit dhe Dita Botërore e Ozonit. Në këtë aktivitet morën pjesë Znj. Majlinda Mehmetaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Z.Arben Deva, Drejtor i Shkollës, si dhe mësues dhe nxënës të shkollës.
Programi artistik i këtij aktiviteti kishte pjesë nga kompozitorët më të njohur për publikun, dhe solli, nëpërmjet performancave në violine dhe piano, Elegji për Artikun , Fluturimi, Libri i Natës, Indaco të kompozitorit L Enaudi ,Sonatë – W. A. Mozart , Sonatë op 2, no.1 – L. van Beethoven , Earth Prelude, Mozart – Pantomime,Ballade nga Simon Gjoni si dhe duetin për Violinë.