Gjatë muajit Gusht 2015 , në dy qytetet kryesore turistike te vendit , Durres dhe Vlorë u organizua një fushatë ndërgjegjësimi e cila i   kapërcente kufijtë e një posteri apo një spoti publicitar.

Për të qënë sa më pranë njerëzve, zgjodhëm këto dy qytete pasi gjatëmuajit gusht numri i pushuesve është vërtet i madh. Nën drejtimin e NOU , qindra të rinj vullnetarë shpërndanë postera dhe fletëpalosje në resorte pushimesh, restorante, qëndra biznesi etj. Vecanërisht në fokus të veprimtarisë së tyre ishin pajisjet frigoriferike dhe të ajrit të kondicionuar duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve në  drejtim të informacionit lidhur me Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, faktorët që kanë shkaktuar dëmtimin e Shtresës së Ozonit.

Rezultat i  kësaj fushate sensibilizuese ishte informimi masiv.