Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ozonit dhe 30- Vjetorit  të Konventës së Vienës , Njësia Kombëtare e Ozonit (NOU), nën drejtimin e Ministrisë së Mjedisit organizoi  disa aktivitete  në disa qytete të Shqipërisë gjatë muajve gusht-shtator 2015.

Në 16 shtator, 2015 u organizua  nje aktivitet masiv me nxënës të kolegjit turk “ Turgut Ozal” Tiranë. Në këto aktivitete morrën pjesë qindra nxënës të ciklit të ulët dhe të lartë 9- vjecar nën drejtimin e drejtorit të shkollës Z Selman Fettahoglu  dhe stafit të tij pedagogjik.

Në pjesën e parë të aktivitetit  nen drejtimin e mësuesit të muzikës Z Selman Fettahoglu, nxënësit  e shkollës interpretuan me passion dhe dashuri këngën :” Ozone Song” të kompozuar nga David Haines në festivalin e shkencës 2007.

Suksesi i keëtij aktiviteti i dedikohet punës përgatitore së përkushtuar të   mësuesve të edukimit muzikor,vecanërisht mësuesit Dritan Vasili dhe Fiori Veliu. Kënga ëshë shpeërndarë dhe interpretuar nga të gjitha klasat e Kolegjit Turk në Tiranë por edhe në degët e këtij kolegji në qytetet e tjera të  Shqipërisë, si Durrës, Fier,Shkodër.

Video e ‘ OZONE SONG “