Më 16 Shtator 2020, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit (NKO) dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit zhvilluan fushatën e ndërgjegjësimit “OZON PER JETE – 35 vjet mbrojtje e shtresës së ozonit” kushtuar 16 Shtatorit 2020 – Dita Botërore e Ozonit. Qëllimi kryesor i fushatës ishte tërheqja e vëmendjes së nxenesve drejt informacionit në lidhje me mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe faktorëve që kanë shkaktuar dëmtimin e saj. Aktivitetet u mbajtën në shkollën e mesme “Arben Brozi” dhe Instituti “Harry Fultz” në Tiranë.

Gjatë pjesës së parë të fushatës ndërgjegjësuese u mbajtën një numër aktivitetesh sensibilizuese. Programi përfshinte:

  • Një leksion I hapur lidhur me “35 vjet mbrojtje të shtresës së ozonit” si dhe “Konventa e Vjenës dhe Protokolli i Montrealit mbi substancat që demtojnë shtresën e ozonit”;
  • Informacione rreth Ditës Botërore të Ozonit, prezantimi i temës dhe posterave të përgatitur nga Sekretariati Ozonit me rastin e Ditës Botërore të Ozonit, 2020;
  • Shfaqja e videove lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së Ozonit – “Dita Botërore e Ozonit 2020 – Ozon për jetë” dhe “Çdo gjë që ka ndodhur me vrimën e ozonit”.

Gjatë pjesës së dytë të aktivitetit, nxënësve iu dhuruan bluza me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2020 si dhe stilolapsa, fletore dhe fletushka me informacione të përgatitura nga Njësia Kombëtare Ozonit.