Për të garantuar një shtrirje dhe shpërndarje gjithëpërfshirëse të aktiviteteve ndërgjegjësësuese, kushtuar Ditës Botërore të Ozonit, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi në 19 Shtator, një leksion të hapur në Shkollën e Mesme “Sander Prosi”, Tiranë.
Në fjalën e saj të hapjes, Drejtoresha e shkollës, Znj. Luljeta Basha, tërhoqi vëmëndjen në lidhje me rëndësinë që i është dhënë mbrojtjes së shtresës së ozonit, çështjeve të ndryshimeve klimaterike dhe çështjeve mjedisore nga shkolla, duke përfshirë nxënësit në aktivitete jashtëshkollore dhe evente celebrative kushtuar datave të rëndësishme , siç për shëmbull Dita Botërore e Tokës.
Përfaqësuesit e NjKO, prezantuan disa materiale didaktike dhe informuese, në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit, Protokollin e Montrealit mbi Substancat që dëmtojnë Shtresën e Ozonit, shkaqet kryesore të hollimit të saj, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së Shtresës së Ozonit.
Në pjesën e dytë të aktivitetit përfaqësuesit e NjKO, së bashku me mësuesit e shkollës shpërndanë fletëpalosje ,T-shirt, kapele dhe çanta, të printuara me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2019.