Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ozonit, përfaqësuesit e NOU-së zhvillun an një sere aktivitetesh sportive në shkollën  Dora D’Istria në Tiranë. Kjo shkollë ka ka rreth 800 nxënësdhe një staf pedagogjik prej 50 mësuesish. Në pjesën e parë të aktivitetit, nxënësit u njohën për rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit. Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit paraqitën materialin “Rëndësia e mbrojtjes së shtresës së ozonit dhe benefitet për shëndetin e njeriut Gjithashtu të pranishmit  u njohën me disa  dokumentarë rreth Protokollit të Montrealit, shtresës së ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj. Më pas aktiviteti vazhdoi me garën “cirk të lëvizshëm” me nxënësit e shkollës. Gara u organizua dhe u drejtua nga mësuesi Dhurata Dushkaj, i cili na siguroi për një bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen. Në fund të aktiviteteve, nxënësit u shpërblehen me bluza me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2016 dhe u dërguan informacione të shtypura të përgatitura nga NOU.