Nga data 1- 18 Shtator, kompania private “ Party Ice” e menaxhuar nga Z. Fatmir Myrta ka ndihmuar në fushatën ndërgjegjësuese të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ozonit dhe 30-Vjetorit të Konventës së Vienës. Konkretisht, makinat frigoriferike të kompanisë, të veshura me postera kanë qarkulluar në tre akse rrugore kryesore të vendit:

  • Tiranë – Vorë – Durrës – Lushnjë – Fier – Vlorë – Sarandë
  • Tiranë – Krujë – Lac – Lezhë – Shkodër.
  • Tiranë – Elbasan – Librazhd – Pogradec – Korcë.

Punonjësit e kompanisë në mënyrë vullnetare kanë shpëndarë informacione si dhe fletëpalosje në të gjitha qytetet ku ku kanë ndaluar.

Ky aktivitet tregoi edhe një here se partneriteti me biznesin privat në fushatat sensibilizuese është i  një rëndësie të vecantë.