Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit  zhvilluan në datë 16 Shtator  një aktivitet argëtues dhe ndërgjegjësues  në Kopshtin “Kleis” në Tiranë nën moton”Mbrohu nga dielli”. Në pjesën e parë të aktivitetit u shfaqën video për fëmijët si Ozzy Ozone ndërsa  përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të  Ozonit në bashkëpunim me edukatorët  e  kopshtit u shpjeguan fëmijëve se çfarë është shtresa e ozonit dhe pse duhet të mbrohen. Në vijim të këtoj aktiviteti  fëmijët i pikturuan figurat në format të shtypur, të përgatitur nga përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit.  Në përfundim të këtij aktiviteti u zhvulluan disa lojëra lëvizore gjatë të cilave fëmijët vallëzuan në një rreth së bashku me edukatorët e tyre . Këti aktivitete  janë një mënyrë kreative dhe argëtuese të zhvilluara me synimin parësor për të përcayr njohuri  educative të përshtashme për këtë grup moshë.