Më 17 shtator 2017, përfaqësuesit e NOU morën pjesë në një piknik në Parkun e Pezës, të organizuar nga Bashkitë e Ndroqit dhe Pezës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit e NOU organizuan pjesëmarrjen aktive të nxënësve në aktivitete të ndryshme gjatë piknikut dhe u shpjeguan atyre rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Ozonit. Gjithashtu nëpërmjet materialeve të ndryshme u shperrnda  mesazhi i kësaj dite: “Kujdes për gjithë jetën nën diell”.

Nën drejtimin e përfaqësuesit të NOU-së, Znj Silvana Delia, dhjetëra studentë dërguan postera dhe fletëpalosje për njerëzit kudo në Parkun e Pezës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve drejt informacioneve për mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe faktorët që kanë shkaktuar dëmtimin e  shtresës së ozonit. Rezultati i kësaj fushate ndërgjegjësimi ishte informacioni masiv.