Në data 18-21 Qershor u zhvillua në Valencia, Spanjë, Konferenca Rajonale për  Specialistët Kombëtarë të Ozonit dhe drejtuesit e Shoqatave për  sistemet e ftohjes, ku pjesëmarrësit u njohën me teknologjitë e ftohtsëve naturalë, të cilët mbrojnë klimën dhe shtesën e ozonin.

Rrjeti Rajonal i Ozonit për Europën dhe Azinë Qendrore(ECA) organizoi këtë takim vjetor  paralelisht me punimet e  Konferencës së- 13 Ndërkombëtare “ Gustav Lorentzen” për Ftohësit Naturalë, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Ftohjes.  Pjesëmarrësit në këto punime  kishin në përbërjen e tyre  përfaqësuesit e vendëve të  rrjetit ECA  nga Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kirgistani, Maqedoni, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Turkmenistani, si dhe vendet me ekonomi në tranzicion  (Bjellorusi, Rusia dhe Ukraina). Në këto takime morën  pjesë edhe përfaqësuesit e Sekretariatit të Ozonit, agjencitë zbatuese të PNUD-së,  të Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin industrial si dhe partnerët bilateralë nga Kroacia dhe Rumania.

Takimet e mëparshme të rrjetit ECA me specialistët e ozonit dhe drejtuesit kombëtare të shoqatave të ftohjes janë zhvilluar paralelisht me Kongresin HVAC&R dhe Ekspozitën e 48-të SMEITS / KGH në Beograd, dhe Konferencën e 7-të të Ftohjes mbi Teknologjitë e Oksidit të Amoniakut dhe Karbonit në Maqedoni.

Ky aktivitet mundëson që ekspertët e sistemeve të ftohjes nga vendet e rrjetit të ECA dhe vendet me ekonomi në tranzicion, të kenë qasje të dorës së parë në zhvillimet më të fundit të teknologjisë, si dhe të krijojnë kontakte me ekspertë ndërkombëtarë dhe shkëmbim të përvojave. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit të ECA u regjistruan edhe në kursin e e-learning të Programit të Mjedisit  të OKB-së / ASHRAE “Nxënia e Sistemeve të Ftohjes”.

Në fokus të këtij takimi ishte edhe vlerësimi i prioriteve dhe kërkesave të vendëve anëtare të Rrjetit, me qëllim edhe të parashtrimit së tyre në punimet e vitit të ardhshëm, si dhe mundësia e programeve të binjakëzimit të rrjeteve dhe vëndëve të tjera.