Amendamente

Amendamenti i Londrës (1990): Amendamenti i Protokollit të Montrealit, rënë dakort nga Mbledhja e Dytë e Palëve (Londër, 27-29 Qershor 1990)

NENI 1: AMENDAMENT

A. Paragrafët Hyrës

  1. Paragrafi i 6 hyrës i Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë:

Të vendosur për mbrojtjen e shtresës së ozonit duke marrë masa paraprake për të kontrolluar më mënyrë të barabartë emetimet totale globale, të substancave që e hollojnë atë, me objektivin kryesor të eleminimit të tyre mbi bazat e zhvillimit të njohurive shkencore, duke marrë parasysh konsideratat teknike dhe ekonomike, duke patur parasysh nevojat për zhvillimin e vendeve në zhvillim,

  1. Paragrafi i 7 hyrës i Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë:

Duke njohur që është kërkuar një dispozitë e veçantë për plotësimin e nevojave të vendeve në zhvillim, duke përfshirë dispozitën për burimet financiare shtesë dhe aksesin në teknologjitë bashkëkohore, duke patur parasysh që madhësia e fondeve të tilla është e parashikueshme dhe që mund të pritet që fonde të tilla të bëjnë një  ndryshim thelbësor në aftësitë botërore për të bërë shkencërisht të njohur problemin hollimit të shtresës së ozonit dhe të efekteve të dëmshme të saj,

  1. Paragrafi i 9 hyrës i Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë: 

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkime, zhivillimin dhe transferimin e teknologjive alternative në lidhje me kontrollin dhe reduktimin e emetimeve të substancave që hollojnë shtresën e ozonit, duke patur parasysh kryesisht nevojat e vendeve në zhvillim,

B. Neni 1: Përkufizimet

  1. Paragrafi 4 i Nenit 1 të Protokollit do të zëvendësohet nga paragrafi më poshtë:

4.“Substanca të kontrolluara” do të thotë, një substancë në Aneksin A ose në Aneksin B të këtij protokolli, pavarësisht nëse ekziston e vetme apo në një përzierje. Ajo përfshin edhe izomerë të substancave të tilla, përveç atyre që janë specifikuar në Anekset përkatëse, por përjashton çdo substancë apo përzierje të kontrolluar e cila ndodhet në një produkt të prodhuar, i ndryshëm nga një kontenier që përdoret për transportimin apo magazinimin e asaj substance

  1. Paragrafi 5 i Nenit 1 të Protokollit do të zëvendësohet nga paragrafi më poshtë:

5.“Prodhim” do të thotë, sasia e substancave të kontrolluara, minus sasinë e atyre që eleminohen nga teknologjitë që aprovohen nga Palët, dhe minus sasinë totale të përdorur si lëndë e parë për prodhimin e kimikateve të tjera. Sasia e ricikluar dhe e ripërdorur nuk merret në konsideratë si “prodhim”

  1. Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet në Nenin 1 të Protokollit:

9. “Substanca kalimtare” do të thotë, një substancë në Aneksin C të këtij protokolli, pavarësisht nëse ekziston e vetme apo në një përzierje. Ajo përfshin edhe izomerë të substancave të tilla, përveç atyre që janë specifikuar në Aneksin C por përjashton çdo substancë apo përzierje kalimtare  e cila ndodhet në një produkt të prodhuar, i ndryshëm nga një kontenier që përdoret për transportimin apo magazinimin e asaj substance

C. Neni 2, paragrafi 5

Paragrafi 5 i Nenit 2 të Protokoliit do të zëvendësohet nga paragrafi më poshtë:

5.  Çdo palë, për një ose më shumë periudha kontrolli, mund t’i transferojë një Pale tjetër çdo pjesë të nivelit të saj të llogaritur të prodhimit, e përcaktuar në Nenin 2A deri në 2E, parashikuar që nivelet totale të kombinuara të llogaritura të prodhimit të Palëve që janë të interesuara për çdo grup të substancave të kontrolluara nuk e tejkalojnë kufirin e prodhimit të përcaktuar në këto Nene për atë grup. Kjo trasfertë prodhimi duhet ti bëhët me dije Sekretariatit nga çdo Palë në fjalë, duke deklaruar kushtet e një trasferimi të tillë dhe periudhën për të cilën do të zbatohet.

D. Neni 2, Paragrafi 6

Do të shtohen fjalët e mëposhtme në paragrafin 6 të Nenit 2, përpara fjalëve “substanca të kontrolluara” herën e parë që ato shfaqen.

Aneks A ose Aneks B

E. Neni 2, paragrafi 8 (a)

Fjalët e mëposhtmë do të shtohen pas fjalëve “ky Nen” sa herë që shafqen në paragrafin 8 (a) të Nenit 2 të Protokollit:

dhe Nenet 2A deri 2E

F. Neni 2, paragrafi 9 (a) (i)

Fjalët e mëposhtme do të shtohen pas “Aneks A” në paragrafin 9 (a) (i) të Nenit 2 të Protokollit:

dhe/ose Aneks B

G. Neni 2, paragrafi 9 (a) (ii)

Fjalët e mëposhtme do të fshihen nga paragrafi 9 (a) (ii) të Nenit 2 të Protokollit:

nga nivelet e vitit 1986

H. Neni 2, paragrafi 9 (c)

Fjalët e mëposhtme do të fshihen nga paragrafi 9 të Nenit 2 të Protokollit:

që përfaqësojnë të paktën pesëdhjetë përqind të konsumit total të substancave të kontrolluara të Palëve

dhe zëvendësohet me:

që përfaqësojnë një shumicë të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5,që janë të pranishëm dhe votojnë

I. Neni 2, paragrafi 10(b)

Paragrafi 10(b) i Nenit 2 të Protokollit do të fshihet dhe pragrafi 10(a) i Nenit 2 do të bëhët paragrafi 10.

J. Neni 2, paragrafi 11

Fjalët e mëposhtme do të shtohen pas fjalëve “ky Nen” sa herë që ato shafqen në paragrafin 11 të Nenit 2 të Protokollit:

dhe Nenet 2A deri 2E

K. Neni 2C: CFCs të tjera të halogjenizuara plotësisht

Paragrafët e mëposhtëm do të shtohen në Protokoll si Neni 2C:

Neni 2C: CFCs të tjera të halogjenizuara plotësisht

1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar që nga data   1 Janar 1993, dhe në çdo periudhe dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur, i konsumit të substancave të kontrollura në Grupin I të Aneksit B nuk tejkalon, në vit, tetëdhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave nuk do të tejkalojë, në vit, tetëdhjetë për qind, të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.

2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar nga data   1 Janar 1997, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i tyre i konsumit të substancave të kontrollura në Grupin I të Aneksit B, nuk tejkalon, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk do të tejkalojë, në vit, pesëmbëdhjetë për qind, të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.

3. Çdo palë do të sigurohet që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 2000, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon një ose më shumë prej këtyre substancave, për të njëjtat periudha, do të sigurohet që niveli i llogaritur i prodhimit të këtyre substancave nuk e kalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas Paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, deri më 1 Janar 2003,  mund ta  tejkalojë këtë kufi deri më pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.

L. Neni 2D: Tetraklorur karboni

Paragrafët e mëposhtëm do ti shtohen Protokollit si Neni 2D:

Neni 2D: Tetraklorur karboni

1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar nga data 1 Janar 1995, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse ,niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të aneksit B, nuk tejkalon, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të konsumit të llogaritur në vitin 1989. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk do të tejkalojë, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë këtë kufi me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.

2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar nga data 1 Janar 2000, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i  llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit B nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk e tejkalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri pesëmbëdhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1989

M. Neni 2E: 1, 1, 1 trikloretani (metili kloroformat)

Paragrafët e mëposhtëm do ti shtohen Protokollit si Neni 2E:

Neni 2E: 1, 1, 1 trikloretani (metili kloroformat)

1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 1993, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 1989.  Çdo palë që e prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substances, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur mund ta kalojë këtë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.

2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 1995, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon, në vit, shtatëdhejtë për qind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substances, nuk do të tejkalojë, në vit, shtatëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.

3. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 2000, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon, në vit tridhjetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk do të tejkalojë, në vit, tridhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1989.

4. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk do të tejkalojë zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, me deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1989.

5. Palët do të rishikojnë, në vitin 1992, realizueshmërinë e një planifikim më të shpejtë të reduktimit sesa këto të përcaktuara në këtë Nen.

N. Neni 3: Llogaritja e niveleve të kontrollit

  1. Sa më poshtë do të shtohet pas “Nenit 2” në Nenin 3 të Protokollit:

2A deri 2E,

  1. Fjalët e mëposhtme duhet të shtohen pas “Aneksit A” sa herë që shafqen në Nenin 3 të Protokollit:

ose Aneks B

O. Neni 4: Kontrolli i tregtisë me jo-Palët

  1. Paragrafët 1 deri 5 të Nenit 4 do të zëvendësohen nga paragrafët e mëposhtëm:

1. Duke filluar më datë 1 Janar 1990, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Aneksin A, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll

1 bis. Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Aneksin B, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

2. Duke filluar nga data 1 Janar 1993, çdo Palë do të ndalojë eksportin e çdo substance të kontrolluar në Aneksin A, për çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

2 bis.Duke filluar një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë eksportin e çdo substance të kontrolluar në Aneksin B, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

3. Duke filluar më datë 1 Janar 1992, Palët, duke ndjekur proçedurat e Nenit 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të produkteve që përmbajnë substancat e kontrolluara në Aneksin A. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

3 bis.Brenda tre viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët, duke ndjekur procedurat e Nenit 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të produkteve që përmbajnë substancat e kontrolluara në Aneksin B. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

4. Duke filluar më datë 1 Janar 1994, Palët do të përcaktojnë realizueshmërinë e ndalimit ose kufizimit, nga Shtetet jo palë në këtë Protokoll, importin e produkteve të cilat janë prodhuar por nuk përmbajnë, substancat e kontrolluara në Aneksin A. Nëse përcaktohet e realizueshme, Palët, duke ndjekur proçedurat në Nenin 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të këtyre produkteve. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e këtyre produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

4 bis.Brenda pesë viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët do të përcaktojnë realizueshmërinë e ndalimit ose kufizimit, nga Shtetet jo-palë në këtë Protokoll, importin e produkteve të cilat janë prodhuar por nuk përmbajnë, substancat e kontrolluara në Aneksin B. Nëse përcaktohet e realizueshme, Palët, duke ndjekur procedurat në Nenin 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të këtyre produkteve. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë ose kufizojnë importin e këtyre produkteve nga çdo shtet jo palë në këtë Protokoll.

5. Çdo Palë merr përsipër, në masën më të mundshme, që të dekurajojë eksportin në çdo Shtet jo-palë në këtë Protokoll, të teknologjive për prodhimin dhe përdorimin e substancave të kontrolluara.

  1. Paragrafi 8 i Nenit 4 të Protokollit do të zëvendësohet nga paragrafi më poshtë:

8. Pa cënuar dispozitat e këtij Neni, importet referuar në paragrafët 1, 1 bis, 3, 3 bis, 4 dhe 4 bis, dhe eskportet referuar në paragrafët 2 dhe 2bis, mund të lejohen nga dhe në çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll, nëse ky Shtet është përcaktuar, nga mbledhja e Palëve, që është në përputhshmëri të plotë me Nenin 2, Nenet 2A deri 2E dhe me këtë Nen, dhe për këtë qëllim ka dorëzuar të dhëna siç specifikohet në Nenin 7.

  1. Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet në Nenin 4 të Protokollit si paragrafi 9:

9. Për qëllim të këtij Nenin, termi ‘Shtet jo-palë në këtë Protokoll’ do të përfshijë, në lidhje me një substnacë të veçantë të kontrolluar, një Shtet ose një organizatë rajonale të integrimit ekonomik, që nuk ka rënë dakord që ti nënshtrohet masave të kontrollit që ndikojnë atë substancë.

P. Neni 5: Situata e veçantë e vendeve në zhvillim

Neni 5 i Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë:

1. Çdo palë që është një vend në zhvillim dhe niveli i llogaritur i konsumit të substancave në Aneksin A është më pak se 0.3 kilogramë për frymë në datën e hyrjes në fuqi të Protokollit për atë Shtet, ose çdo kohë më pas deri më datë 1 Janar 1999, në mënyrë që të plotësojë kërkesat bazë të vendit, do të ketë të drejtë të vonojë për dhjetë vjet përmbushjen e masave të kontrollit, të përcaktuara në Nenet 2A deri 2E.

2. Megjithatë, çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, nuk do të tejkalojë as nivelin vjetor të llogaritur të konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin A prej 0.3 kilogramë për frymë dhe as nivelin vjetor të llogaritur të konsumit të substancave të kontrolluara të Aneksit B prej 0.2 kilogramë për frymë.

3. Gjatë implementimit të masave të kontrollit të përcaktuara në Nenet 2A deri 2E, çdo Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni do të jetë e lejuar të përdorë:

(a) Për substancat e kontrolluara sipas Aneksit A, ose mesataren e nivelit të konsumit vjetor të llogaritur për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse, ose nivelin e llogaritur të konsumit prej 0.3 kilogramë për frymë, cilado që të jetë më e ulëta, si bazë për të përcaktuar përputhjen me masat e kontrollit;

(b) Për substancat e kontrolluara sipas Aneksit B, mesataren e nivelit të konsumit të llogaritur vjetor për periudhën 1998 deri 2000, gjithëpërfshirëse, ose një nivel të llogaritur të konsumit prej 0.2 kilogramësh për frymë, cilado që të jetë më e ulëta, si bazë për të përcaktuar përputhjen me masat e kontrollit;

4. Në qoftë se një palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, në çdo kohë përpara se detyrimet e masave të kontrollit në Nenet 2A deri 2E, bëhen të zbatueshme për të, e gjen veten të paaftë që të sigurojë një furnizim të duhur me substanca të kontrolluara, mund të njoftojë Sekretariatin për këtë. Sekretariati do t’i drejtojë një kopje të këtij njoftimi Palëve, të cilat do të marrin në konsideratë çështjen në mbledhjen e radhës dhe do të vendosin për masat e përshtatshme që duhen marrë.

5. Zhvillimi i kapaciteteve për të përmbushur detyrimet e Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni, që të përputhen me masat e kontrollit të përcaktuara në Nenet 2A deri 2E dhe implementimi i tyre nga po të njëjtat Palë, do të varet në implementimin efektiv të bashkëpunimit financiar siç është parashikuar në Nenin 10 dhe transferimi i teknologjisë siç është parashikuar në Nenin 10 A.

6. Çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, mundet, në çdo kohë, të njoftojë me shkrim Sekretariatin se, pasi ka ndërmarrë të gjitha hapat praktike nuk është në gjendje të implementojë ndonjë ose të gjitha detyrimet e përcaktuara në Nenet 2A deri 2E, për shkak të implementimit të papërshtatshëm të Nenit 10 dhe 10A. Sekretariati do t’i transmetojë një kopje të njoftimit Palëve, të cilat do ta marrin në konsideratë çështjen në Mbledhjen e radhës, duke i kushtuar vëmendjen e duhur paragrafit 5 të këtij Neni dhe do të vendosin për masat e përshtatshme që duhet të ndërmerren.

7. Gjatë periudhës midis njoftimit dhe Mbledhjes së Palëve, në të cilën do të vendosen masat e përshtatshme të referuara në paragrafin 6 më lart, ose për një periudhë të mëvonshme, nëse vendoset kështu nga Mbledhja e Palëve, proçedurat e mospërputhjes të referuara në Nenin 8 nuk do të zbatohen kundrejt Palës njoftuese.

8. Një Mbledhje e palëve do të rishikojë, jo më vonë se viti 1995, situatën e Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni, duke përfshirë implementinin efektiv të bashkëpunimit financiar dhe transferimin e teknologjisë tek to, dhe do të adaptojë rishikime të tilla që mund të shihen të arsyeshme, duke marrë parasysh axhendën e masave të kontrollit që janë të zbatueshme për ato Palë.

9. Vendimet e Palëve të referuara në paragrafët 4, 6 dhe 7 të këtij Neni do të merren sipas të njëjtës proçedurë të zbatuar për vendimmarrje sipas Nenit 10.

Q. Neni 6: Vlerësimi dhe rishikimi i masave të kontrollit

Fjalët e mëposhtme do të shtohen pas “Nenit 2” në Nenin 6 të Protokollit:

Nenet 2A deri 2E, dhe situata në lidhje me prodhimin, importin dhe eksportin e substancave kalimtare në Grupin I të Aneksit C

R. Neni 7: Raportimi i të dhënave

1. Neni 7 i Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë:

1. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit, brenda tre muajve pasi është bërë Palë, të dhënat statistikore për prodhimin, importin dhe eksportin e çdo substance të kontrolluar në Aneksin A për vitin 1986, ose llogaritjet më të mira të mundshme të këtyre të dhënave kur të dhënat aktuale nuk janë të mundshme.

2. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore mbi prodhimin, importin dhe eksportin e cdo substance të kontrolluar në Aneksin B dhe për çdo substancë kalimtare Grupin I të Aneksit C, për vitin 1989 , ose llogaritjet më të mira të mundshme të këtyre të dhënave kur të dhënat aktuale nuk janë të mundshme, jo më vonë se tre muaj nga data kur dispozitat e përcaktuara në Protokoll në lidhje me substancat në Anekset B hyjnë në fuqi për atë Palë.

3. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore mbi prodhimin e tyre vjetor ( siç është përcaktuar në paragrafin 5 të Nenit 1), më vete,

-Sasitë e përdorura si lëndë e parë,

-Sasitë shkatërruara nga tekonologjitë e miratuara nga Palët, dhe,

-importet nga dhe eksportet tek Palët dhe jo-Palët përkatësisht,

për çdo substancë të kontrolluar, të rënditur në Anekset A dhe B,  si dhe për substancat kalimtare në Grupin I të Aneksit C, për vitin gjatë të cilit dispozitat në lidhje me substancat në Aneksin B hyjnë në fuqi për atë Palë dhe për çdo vit pasardhës. Të dhënat duhet të dorëzohen jo më vonë se nëntë muaj pas fundit të vitit për të cilin kanë lidhje ato të dhëna.

4. Për Palët që operojnë sipas dispozitave të paragrafit 8 (a) të Nenit 2, kërkesat në paragrafët 1, 2, 3 dhe 3 të këtij Neni, në lidhje me të dhënat statistikore për importet dhe eksportet, duhet të përmbushen nëse organizatat rajonale për integrim ekonomik në lidhje me to, sigurojnë të dhëna për importet dhe eksportet midis organizatës dhe Shteteve që nuk janë anëtare të asaj organizate.

S. Neni 9: Kërkimi, zhvillimi, ndërgjegjësimi i publikut dhe shkëmbimi i informacionit

Paragrafi 1(a) i Nenit 9 të Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë:

(a)    Teknologjitë më të mira për përmirësimin e amablazhimit, rekuperimit, riciklimit, ose eleminimit të substancave të kontrolluara apo me fjalë të tjera të reduktimit të emetimeve të tyre;

T. Neni 10: Mekanizmi financiar

Neni 10 i Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë:

Neni 10: Mekanizmi financiar

1. Palët do të krijojnë një mekanizëm për qëllimet e arritjes së bashkëpunimit financiar dhe teknik, duke përfshirë transferimin e teknologjive, tek palët që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5 të këtij Protokolli, për të bërë të mundur përputhjen e tyre me masat e kontrollit të përcaktuara në nenet 2A deri 2E të Protokollit. Mekanizmi, kontributet ndaj të cilit do të jenë shtesë ndaj transfertave të tjera financiare, të palëve që operojnë sipas atij paragrafi, duhet të plotësojë të gjitha kostot e shtuara të këtyre Palëve, për të cilat ato kanë rënë dakort, në mënyrë që të sigurojë përputhjen e tyre me masat e kontrollit të protokollit. Një listë treguese e kostove të shtuara do të vendoset nga mbledhja e Palëve.

2. Mekanizmi i krijuar sipas paragrafit 1 do të përfshijë një Fond Multilateral. Ai mund të përfshijë gjithashtu mjete të tjera për bashkëpunimin shumëpalësh, rajonal dhe dypalësh.

3. Fondi Multilateral do të:

(a) Mblidhet, për një grant ose baza koncensionale si të jetë e përshtatshme dhe sipas kritereve që do të vendosen nga palët, kostot e shtuara për të cilat ato kanë rënë dakord;

(b)   Financojë funksionet e zyrës qëndrore për të:

(i) Ndihmuar Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nëpërmjet studimeve specifike të vendeve dhe bashkëpunimit teknik, për të identifikuar nevojat e tyre për bashkëpunim;

(ii)Lehtësuar bashkëpunimin teknik për të përmbushur këto nevoja të identifikuara;

(iii) Shpërndarë, siç është parashikuar në Nenin 9, informacion dhe materiale përkatëse, të bëjë seminare, trajnime dhe aktivitete të tjera si këto, për përfitim të Palëve që janë vende në zhvillim; dhe

(iv) Lehtësuar dhe monitoruar bashkëpunimet e tjera rajonale dhe bilaterale të Palëve që janë vende në zhvillim;

(c) Do të financojë shërbimet sekretariale të Fondit Multilateral dhe shpenzimet mbështetëse në lidhje me to.

4. Fondi Multilateral do të operojë nën autoritetin e Palëve, të cilat do të vendosin për politikat e tij të përgjithshme.

5. Palët do të krijojnë një Komitet Ekzekutiv për të zhvilluar dhe monitoruar implementimin e politikave vepruese specifike, udhëzimet dhe planifikimet administrative, duke përfshirë disbursimin e resurseve, për qëllim të arritjes së objektivave të Fondit Multilateral. Komiteti ekzekutiv do të shkarkojë detyrat dhe përgjegjësitë, të specifikuara në kushtet e referencës siç është rënë dakord nga Palët, me bashkëpunimin dhe ndihmën e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore), Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ose agjenci të tjera të përshtatshme në varësi të ekspertizës që ato kanë. Anëtarët e komitetit ekzekutiv, të cilët do të përzgjidhen, në bazë të një përfaqësimi të balancuar të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5 dhe Palët që nuk operojnë në këtë mënyrë do të autorizohen nga Palët.

6. Fondi Multilateral do të financohet nga kontributet prej Palëve që nuk operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5 në monedhë të konvertueshme, ose në situata të veçanta, në natyrë dhe/ose monedhën vendase, mbi bazën e shkallës së vlerësimit të Kombeve të Bashkuara. Do të inkurajohen kontribute nga Palët e tjera. Bashkëpunimi bilateral dhe në raste të veçanta, kur bihet dakord me një vendim të palëve, bashkëpunimi rajonal, deri në një përqindje dhe me çdo kriter që do të specifikohet nga Palët, mund të konsiderohet si kontribut për Fondin Multilateral, duke siguruar që ky bashkëpunim, si minimum:

(a)     Lidhet ngushtë me përputhshmërinë me dispozitat e këtij Protokolli;

(b)   Sigurohen resurse shtesë;

(c)    Pranon kostot e shtuara të rëna dakord.

7. Palët do të vendosin për buxhetin e programit të Fondit Multilateral për çdo periudhë fiskale dhe sipas përqindjes së kontributeve të Palëve individuale në të.

8. Resurset në Fondin Multilateral do të shpërndahen me marrëveshjen e Palëve përfituese.

9. Vendimet nga Palët nën këtë Nen, do të merren me konsensus sa herë që të jetë e mundur. Në qoftë se të gjitha përpjekjet për konsensus janë ezuaruar dhe nuk kanë arritur një marrëveshje, vendimet do të adaptohen me dy të tretat e votave të shumicës sëë Palëve që janë të pranishme dhe votojnë, duke përfaqësuar një shumicë të Palëve që operojnë sipas paragarfit 1 të Nenit 5, janë të pranishëm dhe votojnë, dhe një shumicë të palëve që nuk operojnë sipas këtij paragrafi që janë të pranishëm dhe votojnë.

10. Mekanizmi financiar i përcaktuar në këtë Nen është pa cënuar ndonjë rregullim në të ardhmen që mund të zhvillohet duke pasur parasysh çështje të tjera mjedisore.

U. Neni 10A: Transferimi i teknologjisë

Neni i mëposhtëm do të shtohet në Protokoll si Neni 10A:

Neni 10A: Transferimi i teknologjisë

Çdo palë do të ndërmarrë çdo hap praktik, në përputhje me programet mbështetur nga mekanizmi financiar, për të siguruar:

(a) që teknologjia më e mirë e mundshme, e sigurt nga pikëpamja mjedisore dhe teknologji të tjera të lidhura me të, të transferohen shpejt tek Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5;dhe

(b) që transfertat e referuara në nënparagrafin (a) bëhen sipas kushteve të drejta dhe favorizuese.

V. Neni 11: Mbledhjet e Palëve

Paragrafi 4 (g) i Nenit 11 të Protokollit do të zëvendësohet si më poshtë:

(g) Të vlerësojë në përputhje me Nenin 6, masat e kontrollit dhe situatën në lidhje me substancat kalimtare;

W. Neni 17: Shtetet që bëhen palë pas hyrjes në fuqi

Fjalët e mëposhtme do të shtohen pas “si edhe sipas” në Nenin 17:

Neneve 2A deri 2E, dhe

X. Neni 19: Tërheqja

Neni 19 i Protokollit do të zëvendësohet nga paragrafi më poshtë:

Çdo Palë mund të tërhiqet nga ky Protokoll nëpërmjet depozitimit në Sekretari të njoftimit me shkrim, në çdo kohë pas katër vitesh të plotësimit të detyrimeve që përcaktohen në paragrafin 1 të Nenit 2A. Çdo tërheqje e tillë do të bëhet e vlefshme me mbarimin e një viti pas datës që është marrë nga Depozituesi, ose në një datë të tillë të mëvonshme, siç mund të specifikohet në njoftimin e tërheqjes.

Y. Anekset

Anekset e mëposhtme do të shtohen në Protokoll:

Aneks B: Substancat e Kontrolluara

Grupi Substanca Potenciali i Hollimit të Shtresës së Ozonit
Grupi I
CF3Cl (CFC‑13) 1.0
C2FCl5 (CFC‑111) 1.0
C2F2Cl4 (CFC‑112) 1.0
C3FCl7 (CFC‑211) 1.0
C3F2Cl6 (CFC‑212) 1.0
C3F3Cl5 (CFC‑213) 1.0
C3F4Cl4 (CFC‑214) 1.0
C3F5Cl3 (CFC‑215) 1.0
C3F6Cl2 (CFC‑216) 1.0
C3F7Cl (CFC‑217) 1.0
Grupi II
CCl4 tetraklorur karboni 1.1
Grupi III
C2H3Cl3* 1,1,1-trikloroetan * (metil kloroformat) 0.1

*Kjo formulë nuk i referohet 1,1,1-trikloroetanit

Aneks C: Substanca kalimtare

Grupi Substancave
Grupi I
CHFC12 (HCFC21)
CHF2C1 (HCFC22)
CH2FC1 (HCFC31)
C2HFC14 (HCFC121)
C2HF2C13 (HCFC122)
C2HF3C12 (HCFC123)
C2HF4C1 (HCFC124)
C2H2FC13 (HCFC131)
C2H2F2C12 (HCFC132)
C2H2F3C1 (HCFC133)
C2H3FC12 (HCFC141)
C2H3F2C1 (HCFC142)
C2H4FCl (HCFC151)
C3HFCl6 (HCFC221)
C3HF2C15 (HCFC222)
C3HF3C14 (HCFC223)
C3HF4C13 (HCFC224)
C3HF5C12 (HCFC225)
C3HF6C1 (HCFC226)
C3H2FC15 (HCFC231)
C3H2F2C14 (HCFC232)
C3H2F3C13 (HCFC233)
C3H2F4C12 (HCFC234)
C3H2F5C1 (HCFC235)
C3H3FC14 (HCFC241)
C3H3F2C13 (HCFC242)
C3H3F3C12 (HCFC243)
C3H3F4C1 (HCFC244)
C3H4FC13 (HCFC251)
C3H4F2C12 (HCFC252)
C3H4F3C1 (HCFC253)
C3H5FC12 (HCFC261)
C3H5F2C1 (HCFC262)
C3H6FC1 (HCFC271)

NENI 2: HYRJA NË FUQI

  1. Ky Amendament do të hyjë në fuqi më 1 Janar 1992, parashikuar që të paktën njëzet instrumenta të ratifikimit, pranimit ose miratimit të Amendamentit janë depozituar nga Shtetet ose organizatat rajonale të integrimit ekonomik që janë Palë në Protokollin e Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit. Në rastin kur ky kusht nuk është përmbushur deri më atë datë, Amendamenti do të hyjë në fuqi në ditën e nëntëdhjetë pas datës në të cilin ai është përmbushur.
  1. Për qëllime të paragrafit 1, çdo instrument i tillë i depozituar nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik nuk do të llogaritet si shtesë ndaj atyre të depozituara nga Shtete Anëtare të këtyre organizatave.
  1. Pas hyrjes në fuqi të këtij Amendamenti, siç parashikohet në paragrafin 1, do të hyjë në fuqi për çdo Palë të Protokollit në ditën e nëntëdhjetë pas datës së depozitimit të saj të instrumentit të ratifikimit, pranimit ose miratimit.

Rregullime të Protokollit të Montrealit

_________________

Rregullime, rënë dakort në vitin 1990, në Londër, në Mbledhjen e Dytë të Palëve

_________________

Mbledhja e Dytë e Palëve të Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit, në bazë të vlerësimeve të bëra në përputhje me Nenin 6 të Protokollit, vendos të adaptojë rregullimet dhe reduktimet e prodhimit dhe konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin A të Protokollit, si më poshtë, duke kuptuar se:

(a)    Referencat në Nenin 2 të “këtij Neni” dhe gjatë gjithë Protokollit ndaj “Nenit 2” do të interpretohen si referenca ndaj Neneve 2, 2A dhe 2B;

(b)    Referencat gjatë gjithë Protokollit ndaj “ paragrafëve 2 deri 4 të Nenit 2” do të interpretohen si referenca ndaj Neneve 2A dhe 2B; dhe

(c)    Referenca në paragrafin 5  të Nenit 2 ndaj “paragrafëve 1, 3 dhe 4”  do të interpretohen si referenca ndaj Nenit 2A

A. Neni 2A: CFCs

Paragrafi 1 i Nenit 2 të Protokollit do të bëhet paragrafi 1 i Nenit 2A, i cili do të titullohet “Neni 2A: CFCs”. Paragrafët 3 dhe 4 të Nenit 2 do të zëvendësohen nga paragrafët e mëposhtëm, të cilët do të numërohen paragrafët 2 deri 6 të Nenit 2A:

  1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën nga data 1 Korrik 1991 deri më datë 31 Dhjetor 1992, nivelet e llogaritura të konsumit dhe prodhimit të substancave të kontrolluara të Grupit I të Aneksit A të mos tejkalojnë 150 përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit dhe konsumit të këtyre substancave në vitin 1986; me efekt nga data 1 Janar 1993, periudha dymbëdhjetë mujore e kontrollit për këto substanca të kontrolluara do të fillojë nga data 1 Janar deri më datë 31 Dhjetor çdo vit.
  1. Çdo Palë do të sigurojë për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1995, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk tejkalon, në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit të saj të llogaritur të konsumit në vitin 1986. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë substanca të tilla, për të njëjtat periudha, duke siguruar që niveli i saj i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk tejkalon, në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sispas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit të tyre mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1997, dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk e tejkalon, në vit pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1986. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto susbtanca, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të mos tejkalojë, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi me deri dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2000 dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto susbtanca, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave, të mos tejkalojë zeron Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi me deri pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.
  1. Në vitin 1992, Palët do të rishikojnë situatën me qëllim të përshpejtimit të reduktimit të planifikuar.

Neni 2B: Halonet

Paragrafi 2 i Nenit 2 të Protokollit do të zëvendësohet nga paragrafët e mëposhtëm, të cilët do të numërohen paragrafët 1 deri 4 të Nenit 2B:

Neni 2B: Halonet

1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1992, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, nuk tajkalon, në vit, nivelin e tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1986. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave nuk e tejkalon, në vit,  nivelin e tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Megjithatë në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi me jo më shumë se dhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.

2. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1995, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, nuk e tejkalon, në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1986. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të mos tejkalojë në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Megjithatë në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, mund të tejkalojë atë kufi me jo më shumë se dhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore dhe nuk ka asnje alternativë tjetër të përshtatshme në dispozicion.

3. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2000, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A,  nuk e tejkalon zeron.  Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të mos tejkalojë  zeron. Megjithatë në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, mund të tejkalojë atë kufi me jo më shumë se pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.  Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore dhe nuk ka asnje alternativë tjetër të përshtatshme në dispozicion.

4. Duke filluar me 1 Janar 1993, Palët do të adaptojnë nje vendim duke identifikuar përdorimet thelbësore , nëse ka ndonjë, për qëllimet e apragrafëve 2 dhe 3 të këtij Neni. Një vendim i tille do të rishikohet nga Palët në takimin e radhës.