Amendamenti i Pekinit (1999): Amendamenti i Protokollit të Montrealit, rënë dakort nga Mbledhja e Njëmbëdhjetë e Palëve (Pekin, 29 Nëntor – 3 Dhjetor 1999)

Neni 1: Amendament

  1. Neni 2, paragrafi 5

Në paragrafin 5 të Nenit 2 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2E

aty do të zëvendësohet :

Nenet 2A deri 2F

  1. Neni 2, paragrafët 8 (a) dhe 11

Në paragrafët 8 (a) dhe 11 të Nenit 2 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2H

aty do zëvendësohet:

Nenet 2A deri 2I

  1. Neni 2 F, paragrafi 8

Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 7 të Nenit 2F të Protokollit:

Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2004, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, mesataren e:

Shumës të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C dhe dy pikë tetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A; dhe

Shumën e nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C dhe dy pikë tetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A.

Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A siç është përcaktuar më lart.

  1. Neni 2I

Neni i mëposhtëm do të shtohet pas Nenti 2H të Protokollit:

Neni 2I: Bromoklormetan

Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2002, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit dhe prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit C nuk e tejkalon zeron. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.

  1. Neni 3

Në Nenin 3 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2, 2A deri 2H

aty do të zëvendësohet:

Nenet 2, 2A deri 2I

  1. Neni 4, paragrafët 1quin dhe 1sex.

Paragrafët e mëposhtëm do të shtohen në Nenin 4 të Protokollit pas paragrafit 1 qua:

1 quin. Duke filluar nga data 1 Janar 2004, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

1 sex. Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit C, nga shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

  1. Neni 4, paragrafët 2quin dhe 2sex

Paragrafët e mëposhtëm do të shtohen në Nenin 4 të Protokollit pas paragrafit 2 qua:

2 quin. Duke filluar nga data 1 Janar 2004, çdo Palë do të ndalojë eksportet e substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

2 sex.   Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë eksportet substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit C, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

  1. Neni 4, paragrafët 5 deri 7

Në paragrafët 5 deri 7 të Nenit 4 të Protokollit, për fjalët:

Anekset A dhe B, Grupi II i Aneksit C dhe Aneksit E

aty do të zëvendësohet:

Anekset A, B, C dhe E

  1.  Neni 4 , paragrafi 8

Në paragrafin 8 të Nenit 4 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2E, Nenet 2G deri 2H

aty do zëvendësohet:

Nenet 2A deri 2I

  1.  Neni 5, paragrafi 4

Në paragrafin 4 të Nenit 5 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2H

aty do zëvendësohet:

Nenet 2A deri 2I

  1. Neni 5, paragrafët 5 dhe 6

Në paragrafët 5 dhe 6 të Nenit 5 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2E

aty do do zëvendësohet:

Nenet 2A deri 2E  dhe Neni 2I

  1. Neni 5, paragrafi 8 ter (a)

Fjalia e mëposhtme do të shtohet në fund të nën paragrafit 8 ter (a) të Nenit 5 të Protokollit:

Duke filluar më datë 1 Janar 2016, çdo Palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të përputhet me masat e kontrollit të përcaktuara në paragrafin 8 të Nenit 2F dhe si bazë e përputhshmërisë së tij me këto masa kontrolli, do të përdorë mesataren e nivelit të tij të llogaritur të prodhimit dhe konsumit në vitin 2015;

  1. Neni 6

Në Nenin 6 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2H

aty do zëvendësohet:

Nenet 2A deri 2I

  1. Neni 7, paragrafi 2

Në paragrafin 2 të Nenit 7 të Protokollit, për fjalët:

Anekset B dhe C

aty do zëvendësohet:

Aneksi B dhe Grupi I dhe II të Aneksit C

  1. Neni 7, paragrafi 3

Fjalia e mëposhtme do të shtohet pas fjalisë së parë të paragrafit 3 të Nenit 7 të Protokollit:

Çdo Palë do t’i dërgojë Sekretariatit të dhënat statistikore për sasinë vjetore të substancave të kontrolluara të renditura në Aneksin E të përdorura për karantinë dhe aplikimet paradërgimore.

  1. Neni 10

Në paragrafin 1 të Nenit 10 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2E

aty do zëvendësohet:

Nenet 2A deri 2E dhe Neni 2I

  1. Neni 17

Në Nenin 17 të Protokollit, për fjalët:

Nenet 2A deri 2H

aty do zëvendësohet:

Nenet 2A deri  2I

  1. Aneks C

Gurpi i mëposhtëm do të shtohet në Aneksin C të Protokollit:

Grupi Substanca Numri i izomerëve Potenciali i Hollimit të Shtresës së Ozonit
Grupi III
CH2BrCl bromoklormetan 1 0.12

Neni 2: Marrëdhënia me amendamentin e vitit 1997

Asnjë Shtet ose organizatë rajonale ekonomike nuk mund të depozitojë një instrument ratifikimi, pranimi, miratimi apo aderimi në këtë Amendament, me përjashtim nëse më parë ose në të njëjtën kohë, ka depozituar një instrument të tillë për Amendamentin e adaptuar në Mledhjen e Nëntë të Palëve, në Montreal, 17  Shtator 1997.

Neni 3: Hyrja në fuqi

  1. Ky Amendament do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2001, parashikuar që të paktën njëzet instrumenta të ratifikimit, pranimit ose miratimit të Amendamentit janë depozituar nga Shtetet ose organizatat rajonale të integrimit ekonomik që janë Palë në Protokollin e Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit. Në rastin kur ky kusht nuk është përmbushur deri më atë datë, Amendamenti do të hyjë në fuqi në ditën e nëntëdhjetë pas datës në të cilin ai është përmbushur.
  2. Për qëllime të paragrafit 1, çdo instrument i tillë i depozituar nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik nuk do të llogaritet si shtesë ndaj atyre të depozituara nga Shtete Anëtare të këtyre organizatave.
  3. Pas hyrjes në fuqi të këtij Amendamenti, siç parashikohet në paragrafin 1, do të hyjë në fuqi për çdo Palë të Protokollit në ditën e nëntëdhjetë pas datës së depozitimit të saj të instrumentit të ratifikimit, pranimit ose miratimit.

Rregullime të Protokollit të Montrealit

Rregullime, rënë dakort në vitin 1999, në Pekin, në Mbledhjen e Njëmbëdhjetë të Palëve

Rregullime në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksin A

Neni 2A: CFCs

  1. Fjalia e tretë e paragrafit 4 të Nenit 2A të Protokollit do të zëvendësohet nga fjalia e mëposhtme:

Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi me një sasi të barabartë me mesataren vjetore të prodhimit të tyre të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995-1997, gjithëpërfshirësë

  1. Paragrafët e mëposhtëm do të shtohen pas paragrafit 4 të Nenit 2A të Protokollit:

Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2003 dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalojnë tetëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.

Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2005 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalojnë pesëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.

Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2007 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalojnë pesëmbëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre, të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.

Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2010 dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalojnë zeron.

  1. Për qëllim të llogaritjes së nevojave bazë të vendit, sipas paragrafit 4 deri 8 të këtij Neni, llogaritja e mesatares vjetore të prodhimit nga një Palë përfshin çdo të drejtë prodhimi që ai ka transferuar në përputhje me paragrafin 5 të Nenit 2 dhe përjashton çdo të drejtë prodhimi që ai ka siguruar në përputhje me paragrafin 5 të Nenit 2.

Neni 2B: Halonet

  1. Fjalia e tretë e paragrafit 2 të Nenit 2B të Protokollit do të zëvendësohet nga fjalia më poshtë:

Megjithatë në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, deri më 1 Janar 2002 mund të tejkalojë atë kufi me jo më shumë se pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1986; si rrjedhojë, ato mund të tejkalojnë këtë limit me një sasi të barabartë me mesataren vjetore të prodhimit të tyre, të substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.

  1. Paragrafët e mëposhtëm do të shtohen pas paragrafit 2 të Nenit 2B të Protokollit:

Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk tejkalon pesëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.

Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2010, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk tejkalon zeron.

Rregullime, rënë dakort në Mbledhjen e Njëmbëdhjetë të Palëve në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksin B

Neni 2C: CFCs-së të tjera të halogjenizuara plotësisht

  1. Fjalia e tretë e paragrafit 3 të Nenit 2C të Protokollit do të zëvendësohet nga fjalia më poshtë:

Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas Paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, deri më 1 Janar 2003,  mund ta  tejkalojë këtë kufi deri më pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989; si rrjedhojë, mund ta tejkalojë atë limit me një sasi të barabartë me tetëdhjetë për qind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre, të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B për nevojat bazë të vendit për periudhën 1998 deri 2000, gjithëpërfshirëse.

  1. Paragrafët e mëposhtëm do të shtohen pas paragrafit 3 të Nenit 2C të Protokollit:

Çdo palë do të sigurohet që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 2007, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalon pesëmbëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave, për nevojat bazë të vendit për periudhën 1998 deri 2000, gjithëpërfshirëse.

Çdo palë do të sigurohet që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 2010, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B, për nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalon zeron.

Rregullime, rënë dakort në Mbledhjen e Njëmbëdhjetë të Palëve në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksin E

Neni 2H: Bromid Metil

  1. Fjalia e tretë e paragrafit 5 e Nenit 2H të Protokollit do të zëvendësohet nga fjalia më poshtë:

Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit, deri më 1 Janar 2002, mund të tejkalojë atë kufi, deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991; si rrjedhojë,  mund të tejkalojë atë kufi me një sasi të barabartë me mesataren vjetore të prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri në 1998, gjithëpërfshirëse

  1. Paragrafët e mëposhtëm do të shtohen pas paragrafit 5 të Nenit 2H të Protokollit:

5 bis. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalon tetëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të substancave për nevojat bazë të vendit, për periduhën 1995 deri më 1988, gjithëpërfshirëse.

5 ter. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 2015, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalon zeron.