“PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PRODHIMIN, IMPORTIN, EKSPORTIN, HEDHJEN NË TREG DHE PËRDORIMIN E SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE, SI DHE PËR IMPORTIN, EKSPORTIN, HEDHJEN NË TREG DHE PËRDORIMIN E PRODUKTEVE E TË PAJISJEVE QË PËRMBAJNË KËTO SUBSTANCA “

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 35, të ligjit nr. 10431, dat9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit

 

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substanca, sipas tekstit dhe shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
  2. Vendimi nr. 453, datë 23.6.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së pajisjeve, që përdorin lëndë ozonholluese, të cilat ndalohen të prodhohen e të importohen, si dhe rregullat e procedurat e zëvendësimit të lëndëve ozonholluese në pajisjet ekzistuese”, të ndryshuar, shfuqizohet.
  3. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTR

EDI RAMA

 

RREGULLAT

PËR PRODHIMIN, IMPORTIN, EKSPOR- TIN, HEDHJEN NË TREG DHE PËRDORIMIN E SUBSTANCAVE OZONHO- LLUESE, SI DHE PËR IMPORTIN, EKSPOR- TIN, HEDHJEN NË TREG DHE PËRDO- RIMIN E PRODUKTEVE E TË PAJISJEVE QË PËRMBAJNË KËTO SUBSTANCA

  1. OBJEKTI

Objekt i këtyre rregullave janë prodhimi, importi, eksporti, hedhja në treg, përdorimi i substancave ozonholluese, si dhe importi, eksporti, hedhja në treg dhe përdorimi i produkteve e i pajisjeve që përmbajnë këto substanca.

  1. PËRKUFIZIME

Me termat e mëposhtëm, për qëllim të këtyre rregullave, nënkuptojmë:

  1. “Bromuri i metilit”, substancë e kontrolluar, e listuar në aneksin (E), grupi I, të shtojcës 1, bashkëlidhur këtyre rregullave.
  2. “Eksport”, dalja nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë e substancave të kontrolluara, si dhe e produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë këto substanca.
  3. “Lëndë e  parë/Feedstock”,  çdo  substancë  e kontrolluar ose substancë e re, që i nënshtrohet transformimit kimik në një proces, gjatë të cilit ajo është transformuar plotësisht nga përbërja e saj origjinale dhe shkarkimet e saj janë të papërfillshme.
  4. “Halon”, substancat e kontrolluara të renditura në aneksin A, grupi II, të shtojcës 1, bashkëlidhur këtyre rregullave, duke përfshirë dhe izomerët e tyre.
  5. “Hidroklorofluorokarbon” ose “HCFC”, substancat e kontrolluara të listuara në aneksin C, grupi I, të shtojcës 1, bashkëlidhur këtyre rregullave, duke përfshirë dhe izomerët e tyre.
  6. “Import”, hyrja e substancave të kontrolluara dhe e produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë këto substanca, në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.
  7. “Klorofluorokarbon” ose “CFC”, substancat e kontrolluara të listuara në anekset (A & B), grupi I, të shtojcës 1, bashkëlidhur këtyre rregullave, duke përfshirë dhe izomerët e tyre.
  8. “Konsum”, prodhim plus import minus eksportet e substancave të kontrolluara.
  9. “Kontejner”, një produkt, i cili është projektuar kryesisht për transportimin ose ruajtjen e substancave të kontrolluara.
  10. “Kontejner pa rimbushje”, një kontejner i cili nuk mund të rimbushet pa u përshtatur për këtë qëllim ose është vendosur në treg pa parashikuar rikthimin apo rimbushjen e tij.
  11. “Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave”, ka kuptimin që i jepet në ligjin nr. 102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
  12. “Njësia Kombëtare e Ozonit (NJKO)”, organizmi përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të kërkesave të Protokollit të Montrealit në shkallë kombëtare, i krijuar pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin, me mbështetjen financiare të sekretariatit të ozonit.
  13. “Operator”, një person fizik ose juridik, të cilit i janë deleguar nga sipërmarrësi funksionet teknike të produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara.
  14. “Palë”, çdo shtet që ka ratifikuar Protokollin e Montrealit.

“Përdorim”, përdorimi i substancave të kontrolluara ose i substancave të reja në proceset e prodhimit, mirëmbajtjes ose shërbimit, duke përfshirë rimbushjen e produkteve dhe pajisjeve ose në procese të tjera çfarëdo.

  1. “Përdorim karantinor”, trajtimet për të parandaluar futjen, krijimin apo përhapjen e parazitëve karantinor (duke përfshirë sëmundjet), ose për të siguruar kontrollin e tyre zyrtar, ku:
  2. a) kontrolli zyrtar është ai që kryhet nga, ose është i autorizuar nga, një autoritet kombëtar përgjegjës për mbrojtjen e bimësisë, kafshëve, mjedisit dhe shëndetit;
  3. b) parazit karantinor është një parazit i rrezikshëm, me ndikim të rëndësishëm ekonomik, që nuk është vërejtur ose është vërejtur në vendin tonë, por nuk është i përhapur gjerësisht dhe kontrollohet zyrtarisht në mënyrë aktive.
  4. “Përdorim laboratorik dhe analitik”, përdorim i substancave të kontrolluara për përdorimet e specifikuara në shtojcën 5, bashkëlidhur këtyre rregullave.
  5. “Përdorim përpara nisjes”, ato përdorime jokarantinore aplikuar jo më shumë se 21 (njëzet e një) ditë para eksportit, për të përmbushur kërkesat zyrtare të vendit importues ose kërkesat zyrtare të vendit eksportues. Kërkesat zyrtare janë ato të cilat kryhen nga, ose janë të autorizuara nga, një autoritet

kombëtar përgjegjës për kafshët, mjedisin, shëndetin ose për produktet e magazinuara.

  1. “Përdorim thelbësor i halonit”, ato përdorime të halonit të listuara në shtojcën 6, bashkëlidhur këtyre rregullave.
  2. “Pompë nxehtësie”, një pajisje ose instalim që rikuperon nxehtësinë në temperatura të ulëta nga ajri, uji apo nëntoka dhe e transferon atë në një mjedis tjetër.
  3. “Potenciali ozonhollues” ose “POH”, vlera numerike e përcaktuar në kolonën e tretë, të shtojcës 1 dhe përfaqëson efektin potencial që çdo substancë e kontrolluar ose substancë e re, ka në shtresën e ozonit.
  4. “Produktet dhe pajisjet që përmbajnë substanca të kontrolluara”, produktet dhe pajisjet të cilat përdorin dhe/ose përmbajnë substanca të kontrolluara dhe nuk funksionojnë pa ato, sipas shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtyre rregullave, duke mospërfshirë ato produkte dhe pajisje që përdoren për prodhimin, përpunimin, rigjenerimin, riciklimin, rikuperimin, apo shkatërrimin e substancave të kontrolluara.
  5. “Prodhim”, ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në “Protokollin e Montrealit për substancat që hollojnë shtesën e ozonit”, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 8463, datë 10.3.1999, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për mbrojtjen e shtresës së ozonit” dhe Protokollin e Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit””.
  6. “Protokoll i Montrealit” nënkupton protokollin “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, i nënshkruar në Montreal, në vitin 1987, me ndryshimet përkatëse, në të cilin Republika e Shqipërisë ka aderuar me ligjin nr. 8463, datë 10.3.1999, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për mbrojtjen e shtresës së ozonit” dhe Protokollin e Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit””.
  7. “Rigjenerim”, ripërpunimi i një substance të kontrolluar që është rikuperuar, në mënyrë që të plotësojë një standard specifik performance të një substance të virgjër, duke marrë në konsideratë qëllimin e përdorimit të saj.
  8. “Riciklim”, ripërdorimi i një substance të kontrolluar, i rikuperuar më parë nëpërmjet një procesi bazik pastrimi.
  9. “Rikuperim”, mbledhja, grumbullimi dhe depozitimi i substancave të kontrolluara nga

 

produktet dhe pajisjet që përmbajnë këto substanca, ose kontejnerë, gjatë mirëmbajtjes, shërbimit apo para asgjësimit të produkteve ose pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara.

  1. “Sasia e substancave të kontrolluara që do të importohet”, sasia maksimale që do të importohet, e përcaktuar në përputhje me kuotat vjetore, të paraqitura në shtojcën 4, që i bashkëlidhet këtyre rregullave.
  2. “Sekretariati i ozonit”, Sekretariati i Protokollit të Montrealit.
  3. “Sipërmarrës i substancave të kontrolluara”, çdo person fizik ose juridik, i cili kryen një ose disa nga aktivitetet e mëposhtme:
  4. a) Prodhon, rikuperon, riciklon, rigjeron, përdor ose shkatërron substanca të kontrolluara apo substanca të reja;
  5. b) Importon substanca të tilla dhe/ose pajisje që përmbajnë këto substanca;
  6. c) Eksporton substanca të tilla dhe/ose pajisje që përmbajnë ato;

ç) Vendos në treg substanca të tilla; ose

  1. d) Instalon, kryen shërbime, mirëmban, riparon, kontrollon për rrjedhje ose çmonton/heq nga përdorimi pajisjet që përmbajnë, apo funksionimi i të cilave mbështetet në Substanca të Kontrolluara;
  2. dh) Është operatori i produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara.
  3. “Substanca të kontrolluara”, substancat ozonholluese të listuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtyre rregullave, duke përfshirë dhe izomerët e tyre, të gjendura qoftë vetëm ose në një përzierje, apo substanca të virgjëra, të rikuperuara, të ricikluara ose të rigjeneruara.
  4. “Substanca të reja”, substancat e listuara në shtojcën 2, të cilat gjenden vetëm ose në një përzierje, ose substanca të virgjëra, të rikuperuara, të ricikluara ose të rigjeneruara.
  5. “Substanca të virgjëra”, substanca të cilat nuk janë përdorur më parë.
  6. “Shkatërrim”, procesi, me anë të të cilit pothuajse të gjitha ose një pjesë e substancave të kontrolluara transformohen në mënyrë të përhershme ose zbërthehen në një ose më shumë substanca të qëndrueshme, të cilat nuk janë më substanca të kontrolluara.
  7. “Tetrakloruri i karbonit”, substanca e kontrolluar e renditur në aneksin B, grupin II, të shtojcës 1, bashkëlidhur këtyre rregullave.

 

  1. “Vendosja në treg (VNT)”, furnizimi ose vënia në dispozicion të një malli te personat e tretë, brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, me ose pa pagesë, përfshirë nxjerrjen në qarkullim të lirë, siç referohet në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar. Për sa i përket produkteve dhe pajisjeve që janë pjesë e një pasurie të paluajtshme apo pjesë e mjeteve të transportit, VNT i referohet vetëm furnizimit ose vënies në dispozicion brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për herë të parë.

III.       FUSHA E ZBATIMIT

Këto rregulla zbatohen për të gjitha subjektet fizike ose juridike, që prodhojnë, importojnë, eksportojnë, hedhin në treg, rigjenerojnë, riciklojnë, rikuperojnë, shkatërrojnë, përdorin, substanca të kontrolluara ose produkte dhe pajisje që përmbajnë këto substanca në territorin e Republikës së Shqipërisë.

  1. NDALIMET
  2. Përveç rasteve kur, në mënyrë të shprehur, parashikohet ndryshe në këto rregulla, në Republikën e Shqipërisë janë të ndaluara:
  3. a) Prodhimi i substancave të kontrolluara, i përzierjeve, si dhe produkteve e pajisjeve që përmbajnë këto substanca;
  4. b) Shkarkimi në ajër i substancave të kontrolluara dhe i përzierjeve që përmbajnë këto substanca;
  5. c) Importi, eksporti i substancave të kontrolluara, si dhe i produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara nga dhe te çdo shtet që është palë e Protokollit të Montrealit, me përjashtim të rasteve dhe sipas rregullave të përcaktuara më poshtë në pikën 6, të kreut VI, të këtyre rregullave;

ç) Importi, eksporti i substancave të kontrolluara, si dhe i produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara nga dhe te çdo shtet që nuk është palë e Protokollit të Montrealit;

  1. d) Vendosja në treg dhe përdorimi i substancave të kontrolluara, me përjashtim të rasteve dhe sipas rregullave të përcaktuara më poshtë, në pikën 5, të kreut V, të këtyre rregullave;
  2. dh) Përdorimi i substancave të kontrolluara, si dhe i produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë këto substanca, të cilat përdoren në bujqësi për

 

mbrojtjen e bimëve, me përjashtim të rasteve dhe sipas rregullave të përcaktuara më poshtë, në pikën 6, të kreut V, të këtyre rregullave.

  1. Importi i pajisjeve ftohëse të përdorura që përmbajnë substanca të kontrolluara.
  2. VENDOSJA NË TREG DHE KONTROLLI I PËRDORIMIT
  3. Substancat e kontrolluara lejohet të vendosen në treg vetëm në kontejner rimbushës, përjashtimisht rasteve për përdorime laboratorike dhe analitike.
  4. Halonet lejohet të vihen në treg dhe të përdoren vetëm për përdorimet thelbësore të listuara në shtojcën 6, bashkëlidhur këtyre rregullave. Përdorimi dhe vendosja në treg bëhet vetëm nga sipërmarrës të substancave të kontrolluara, të autorizuar nga ministria përgjegjëse për mjedisin, si autoriteti kompetent përgjegjës për depozitimin e haloneve për përdorime thelbësore.
  5. Hidrokloroflorokarbonet lejohet të prodhohen, vendosen në treg dhe përdoren sipas kuotave të lejuara, të përcaktuara në shtojcën 4, të këtyre rregullave.
  6. Hidrokloroflorokarbonet e rikuperuara lejohen të vendosen në treg dhe të përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese të ftohjes, ajrit të kondicionuar dhe pompave të nxehtësisë, me kusht që kontejneri të jetë i etiketuar sipas kushteve dhe parashikimeve të përcaktuara në pikën 3, të kreut IX, të këtyre rregullave.
  7. Bromuri i metilit lejohet të vendoset në treg dhe të përdoret për përdorim karantinor dhe për trajtimin e mallrave për eksport, përpara transfertës së tyre.
  8. Bromuri i metilit lejohet të përdoret vetëm:
  9. a) në rastet e miratuara nga ministria përgjegjëse për mjedisin; dhe
  10. b) nëse përdorimi i tij është ekonomikisht dhe teknikisht alternativa më e mirë; si dhe
  11. c) me kusht që të paktën 80% (tetëdhjetë) për qind e bromurit të metilit lëshuar nga ngarkesa të rikuperohet.
  12. KONTROLLET MBI IMPORTIN DHE EKSPORTIN
  13. Importi i substancave të kontrolluara të përfshira në aneksin C, të grupit I, të shtojcës 1, të këtyre rregullave, realizohet vetëm nga subjekte të licencuara dhe lejohet vetëm mbi bazën e kuotave

vjetore, të përcaktuara në shtojcën 4, të këtyre rregullave. Ministri përgjegjës për mjedisin, nëpërmjet një udhëzimi të veçantë, përcakton mënyrën e ndarjes së kuotave vjetore të importit të substancave të kontrolluara, sipas shtojcës 4, të këtyre rregullave.

  1. Në raste të veçanta, për substancat e kontrolluara, përveç hidroklorofluorokarboneve, mund të bëhen përjashtime nga ndalimet e importit të përshkruara në shkronjën “c”, të pikës 1, të kreut IV, të këtyre rregullave, kur duhet mbrojtur jeta e njerëzve, larmia biologjike, siguria kombëtare, kërkimet shkencore ose për të përballuar fatkeqësitë natyrore. Ky përjashtim lejohet kur argumentohet se nuk ka zgjidhje të tjera nga pikëpamja mjedisore ose zgjidhjet e tjera janë ekonomikisht të papërballueshme.
  2. Çdo përjashtim sipas pikës 2, të këtij kreu, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin, në bazë të kërkesës së argumentuar të organit përkatës shtetëror, ku përcaktohen lloji dhe sasia e substancës së kontrolluar që duhet importuar, vendi nga do të importohet dhe koha e lëvrimit, pasi është marrë paraprakisht miratimi me shkrim nga Sekretariati i Ozonit.
  3. Importimi i substancave të kontrolluara lejohet vetëm në degët doganore, të cilat kanë personel të trajnuar, si dhe pajisje për identifikimin e substancave ozonholluese.
  4. Importi dhe eksporti i produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara bëhen nga sipërmarrës të këtyre substancave, të licencuar sipas kreut VII, të këtyre rregullave.
  5. Ndalimi i importit i përcaktuar në pikën 1, të kreut IV, të këtyre rregullave nuk aplikohet për importet e:
  6. a) substancave të kontrolluara që përdoren për përdorime laboratorike dhe analitike;
  7. b) substancave të kontrolluara që përdoren si lëndë e parë/ feedstock;
  8. c) substancave të kontrolluara për shkatërrim nga teknologji të miratuara, të përcaktuara në shtojcën 7, që i bashkëlidhet këtyre rregullave;

ç) produkteve dhe pajisjeve  që përmbajnë halone për të përmbushur përdorimet thelbësore;

  1. d) produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara për të kryer përdorime laboratorike dhe analitike;
  2. dh) produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara për shkatërrim, aty ku

është e aplikueshme nga teknologjitë e miratuara;

  1. e) haloneve të rikuperuar, ricikluar apo rigjeneruar, të depozituar për përdorimet thelbësore të haloneve nga sipërmarrës të autorizuar nga autoriteti kompetent përgjegjës për depozitimin e haloneve për përdorime thelbësore;

ë) bromurit të metilit të përdorur në raste emergjence për ripaketim  dhe rieksport të mëtejshëm për përdorim karantinor dhe përdorim përpara nisjes, me kusht që rieksporti të bëhet gjatë vitit të importit;

  1. f) substancave të kontrolluara, përveç hidroklorofluorkarboneve, në përputhje me pikat 2 e 3, të këtij kreu.
  2. Ndalimi i eksportit i përcaktuar në pikën 1, shkronja “c”, të kreut IV, të këtyre rregullave, nuk aplikohet për eksportet e:
  3. a) substancave të kontrolluara që përdoren për përdorime laboratorike dhe analitike;
  4. b) substancave të kontrolluara që përdoren si lëndë e parë/feedstock;
  5. c) haloneve të rikuperuar, ricikluar apo rigjeneruar, të depozituar për përdorimet thelbësore të haloneve nga sipërmarrës të autorizuar ose produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë halone për të përmbushur përdorimet thelbësore;

ç) HCFC-ve të virgjër apo të rigjeneruar për përdorime të tjera joshkatërruese;

  1. d) bromurit të metilit të rieksportuar për përdorim karantinor dhe përdorim përpara nisjes.

VII.     LICENCIMI

  1. Importi dhe/ose eksporti i substancave të kontrolluara kryhet vetëm nga sipërmarrës të pajisur me licencë, Kodi III.3, në përputhje me kriteret, kushtet, afatet dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.
  2. Ministri përgjegjës për mjedisin nxjerr urdhër për dokumentacionin e nevojshëm për sipërmarrësit, që duhet të plotësojnë për përmbushjen e kritereve sipas legjislacionit për licencat, përfshirë edhe detyrimin e raportimit sipas kërkesave të kreut XI.
  3. Ministri përgjegjës për mjedisin, në rast të moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe nënligjore në këtë fushë, pezullon dhe/ose revokon licencën në përputhje me legjislacionin për licencat.

 

VIII.    ETIKETIMI

  1. Importuesi i substancave të kontrolluara apo pajisjeve dhe substancave që përmbajnë substanca të kontrolluara duhet të sigurojnë etiketimin e tyre në gjuhën shqipe. Etiketa përmban emërtimin tregtar, përbërjen kimike, Kodin e Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave (Kodin NK), simbolin e rrezikut me shenjën, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar ISO, njoftimet për rrezikshmërinë për shëndetin dhe mjedisin, kërkesat për sigurinë dhe kushtet e depozitimit, si dhe sasinë e përgjithshme të lëndës së ambalazhuar, datën e prodhimit dhe të skadimit, si dhe kontaktin e importuesit.
  2. Substancat e kontrolluara, të prodhuara ose të vendosura në treg për përdorime laboratorike dhe analitike, lëndë e parë/feedstock dhe ato për shkatërrim mund të përdoren vetëm për qëllimet e caktuara. Kontejnerët që përmbajnë substanca të tilla do të etiketohen me një tregues të qartë se substanca mund të përdoret vetëm për qëllimet e caktuara.
  3. Etiketimi për hidrokloroflorokarbonet të ricikluara ose të rikuperuara që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ftohëse, të ajrit të kondicionuar dhe pompave të nxehtësisë, duhet të përfshijë një tregues për llojin e substancës, sasinë e substancës që ndodhet në pajisje, emrin e adresën e sipërmarrësit që ka kryer rigjenerimin ose riciklimin dhe elemente etiketuese lidhur me rrezikshmërinë për shtresën e ozonit, si për shembull fjalë sinjalizuese për rrezikun dhe deklarata parandaluese.
  4. KONTROLLI I RRJEDHJEVE DHE SHKARKIMEVE TË SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA
  5. Sipërmarrësit e substancave të kontrolluara duhet të marrin të gjitha masat për të parandaluar dhe minimizuar çdo rrjedhje dhe emetim të substancave të kontrolluara në mjedis.
  6. Sipërmarrësit e substancave të kontrolluara ose operatorët që vënë në funksionim, instalojnë, kryejnë shërbime, mirëmbajnë, riparojnë, çmontojnë pajisje ftohëse, të ajrit të kondicionuar, pajisje me pompë nxehtësie, sisteme kundër zjarrit, (duke përfshirë edhe sistemet e qarqeve të tyre), të cilat përmbajnë substanca të kontrolluara, duhet të marrin masa që:
  7. a) pajisjet ose sistemet stacionare me ngarkesë fluide të substancave të kontrolluara – 3 kg ose më shumë – të kontrollohen të paktën një herë në 12 (dymbëdhjetë) muaj. Kjo nuk zbatohet për pajisjet me sistemet e mbyllur hermetikisht, të cilat janë etiketuar si të tilla dhe që përmbajnë më pak se 6 kg substanca të kontrolluara;
  8. b) pajisjet ose sistemet stacionare me ngarkese fluide të substancave të kontrolluara – 30 kg ose më shumë – të kontrollohen të paktën një herë në 6 (gjashtë) muaj;
  9. c) pajisjet ose sistemet e palëvizshme/ stacionare me ngarkesë fluide të substancave të kontrolluara – 300 kg ose më shumë – të kontrollohen të paktën një herë në çdo 3 (tre) muaj.
  10. Çdo rrjedhje që zbulohet/vihet re duhet të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë kalendarike. Pajisja apo sistemi, do të kontrollohet brenda 1 (një) muaji pas konstatimit të rrjedhjes për t’u siguruar se riparimi ka qenë efektiv.
  11. Sipërmarrësit dhe operatorët e substancave të kontrolluara, të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, krijojnë dhe mbajnë të dhëna në lidhje me:
  12. a) sasinë dhe llojin e substancave të kontrolluara;
  13. b) sasitë e substancave të kontrolluara që janë shtuar gjatë instalimit, mirëmbajtjes, shërbimit ose për shkak të asgjësimit përfundimtar të pajisjeve apo sistemeve të referuar në pikën 2, të këtij kreu;
  14. c) sasitë e substancave të kontrolluara që janë rikuperuar gjatë instalimit, mirëmbajtjes, shërbimit ose për shkak të asgjësimit përfundimtar të pajisjeve apo sistemeve të referuar në pikën 2, të këtij kreu;

ç) gjenealitetet e kompanisë ose teknikut që kryen shërbimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve apo sistemeve, duke përfshirë edhe numrin e certifikatës së tij;

  1. d) datat e rrjedhjeve dhe rezultatet pas çdo kontrolli të kryer për rrjedhje.
  2. Sipërmarrësit e substancave të kontrolluara dhe operatorët duhet të mbajnë të dhëna për të paktën 5 (pesë) vjet.
  3. Formati i ruajtjes së të dhënave të kontrollit nga rrjedhjet për sipërmarrësit e substancave të kontrolluara ose operatorët miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

 

  1. RIKUPERIMI DHE SHKATËRRIMI I SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA
  2. Substancat e kontrolluara që gjendën në pajisjet e ftohjes, ajrit të kondicionuar dhe pompave të nxehtësisë, pajisjeve që përmbajnë tretës ose sistemeve të mbrojtjes nga zjarri dhe fikset e zjarrit duhet që gjatë shërbimit të mirëmbajtjes, riparimit të pajisjes ose përpara shkatërrimit ose çmontimit të pajisjeve duhet të rikuperohen për shkatërrim, riciklim ose rigjenerim.
  3. Substancat e kontrolluara, si dhe produktet dhe pajisjet që përmbajnë substanca të tilla, do të shkatërrohen vetëm me teknologjitë e të listuara në shtojcën 7, që i bashkëlidhet këtyre rregullave. Në rastin e substancave të kontrolluara që nuk gjenden në këtë shtojcë, shkatërrimi i tyre do të bëhet me teknologjitë e shkatërrimit më të pranueshme nga ana mjedisore, pa kosto shtesë, dhe me kusht që përdorimi i këtyre teknologjive të jetë në përputhje me legjislacioni kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
  4. Substancat e kontrolluara që gjenden në produkte dhe pajisje të ndryshme nga ato të përmendura në pikën 1, të këtij kreu, nëse është teknikisht dhe ekonomikisht e mundshme, do të rikuperohen për shkatërrim, riciklim ose rigjenerim ose do të shkatërrohen pa rikuperim paraprak, duke zbatuar teknologjitë e përmendura në pikën 2, të këtij kreu.
  5. Veprimtaria e grumbullimit, transportimit, ruajtjes, riciklimit, përpunimit apo asgjësimit të substancave të kontrolluara bëhet vetëm nga subjekte të pajisura me licencën “Veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis”, me kodin III.2.B.
  6. RAPORTIMI
  7. Të dhënat për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg, përdorimin, rigjenerimin, riciklimin,            rikuperimin, shkatërrimin, e substancave ozonholluese, si dhe produkteve dhe të pajisjeve që përmbajnë këto substanca sigurohen nëpërmjet regjistrave përkatës.
  8. Forma e regjistrimit të substancave të kontrolluara, mënyra e komunikimit, e këshillimit dhe e raportimit të të dhënave të tij, miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

  1. Duke filluar nga data 31 mars 2019 dhe çdo vit pasues, çdo sipërmarrës ose operator që prodhon, importon, eksporton, hedh në treg, përdor, rigjeneron, riciklon, rikuperon, shkatërron substanca të kontrolluara apo produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë këto substanca, duhet të raportojë zyrtarisht pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin, si dhe NJKO-së të dhënat e specifikuara në shtojcën 9, bashkëlidhur këtyre rregullave.
  2. Regjistrat mbajnë edhe:
  3. a) personat fizikë ose juridikë, që importojnë, eksportojnë, përdorin ose përpunojnë substancat e kontrolluara;
  4. b) Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për sasitë dhe llojin substancave të kontrolluara të importuara dhe/ose të eksportuara.

XII.     TRAJNIMI DHE CERTIFIKIMI

  1. Kërkesat minimale për programet e trajnimit, dëshmive të trajnimeve, organizimi i testimit teorik dhe praktik, sistemi i vlerësimit dhe procesi i certifikimit për personat fizikë dhe sipërmarrësit e substancave të kontrolluara do të realizohet sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për gazet serrë të florinuara.
  2. Trajnimit dhe certifikimit i nënshtrohen personat fizikë dhe sipërmarrësit e substancave të kontrolluara që kryejnë:
  3. a) instalimin, mirëmbajtjen ose shërbimin, riparimin ose asgjësimin e produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara;
  4. b) kontrollin e rrjedhjeve të produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara;
  5. c) rikuperimin e substancave të kontrolluara të produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë substanca të kontrolluara.

XIII.    SANKSIONET

Shkeljet e këtyre rregullave, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 69, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar.

 

 

SHTOJCA 1

LISTA E SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA

 

Substancat

ozonholluese

Formula

kimike

Simboli Potenciali

ozonhollues

Kodi NK
Aneksi A, grupi I;

klorofluorkarbonet

Triklorofluorometani CFCl3 CFC – 11 1.0  

2903 77 60

Diklorodifluorometani CF2Cl2 CFC – 12 1.0
Triklorotrifluoroetani C2F3Cl3 CFC – 113 0.8
Diklorotetrafluoroetani C2F4Cl2 CFC – 114 1.0
Kloropentafluoroetani C2F5Cl CFC – 115 0,6
Aneksi A, grupi II;

halonet

Klorobromodifluorometani CF2BrCl Halon-1211 3.0 2903.76.10
Bromotrifluorometani CF3Br Halon-1301 10.0 2903.76.20
Dibromotetrafluoroetani C2F4Br2 Halon-2402 6.0 2903.76.90
Aneksi B, grupi I; klorofluorkarbonet e tjera

plotësisht të halogjenuara

Klorotrifluorometani CF3Cl CFC – 13 1.0  

 

 

 

2903.77

Pentaklorofluoroetani C2FCl5 CFC – 111 1.0
Tetraklorodifluoroetani C2F2Cl4 CFC – 112 1.0
Heptaklorofluoropropani C3FCl7 CFC – 211 1.0
Hekzaklorodifluoropropani C3F2Cl6 CFC – 212 1.0
Pentaklorotrifluoropropani C3F3Cl5 CFC – 213 1.0
Tetraklorotetrafluoropropani C3F4Cl4 CFC – 214 1.0
Pentakloropentafluoropropani C3F5Cl5 CFC – 215 1.0
Diklorohekzafluoropropani C3F6Cl2 CFC – 216 1.0
Kloroheptafluoropropani C3F7Cl CFC – 217 1.0
Aneksi B, grupi II;

tetrakloruri i karbonit

Tetrakloruri i karbonit CCl4 Tetrakloruri     i

karbonit

1.1 2903.14.00
Aneksi B, grupi III;

trikloretani – 1,1,1

Trikloretani – 1,1,1 C2H3Cl3 Trikloretani    – 1,1,1

(metilklorofor mi)

0.1 2903 19 00
Aneksi C, grupi I; hidroklrofluorkarbonet e

johalogjenuara

Diklorofluorometani CHFCl 2 HCFC – 21 0.04 2903.79
Klorodifluorometani CHF2Cl HCFC – 22 0.055 2903.71
Klorofluorometani CH2FCl HCFC – 31 0.02 2903.79
Tetraklorofluoroetani C2HFCl4 HCFC – 121 0,040 2903.79
Triklorodifluoroetani C2HF2Cl3 HCFC – 122 0,055 2903.79
Diklorotrifluoroetani C2HF3Cl2 HCFC – 123 0,020 2903.72

 

 

Klorotetrafluoroetani C2HF4Cl HCFC – 124 0,040 2903.79
Triklorofluoroetani C2H2FCl3 HCFC – 131 0,080 2903.79
Diklorodifluoroetani C2H2F2Cl2 HCFC – 132 0,020 2903.79
Klorotrifluoroetani C2H2F3Cl HCFC – 133 0,022 2903.79
Diklorofluoroetani C2H3FCl2 HCFC – 141 0,050 2903.73
Diklorofluorometani CH3FCl2 HCFC – 141b 0,050 2903.73
Klorodifluoroetani C2H3F2Cl HCFC – 142 0,060 2903.74
Klorodifluoroetani CH3F2Cl HCFC – 142b 0,070 2903.74
Klorofluoroetani C2H4FCl HCFC – 151 0,110 2903.79
Hekzaklorofluoropropani C3HFCl6 HCFC – 221 0,070 2903.79
Pentaklorodifluoropropani C3HF2Cl5 HCFC – 222 0,065 2903.79
Tetraklorotrifluoropropani C3HF3Cl4 HCFC – 223 0,005 2903.79
Triklorotetrafluoropropani C3HF4Cl3 HCFC – 224 0,070 2903.79
Dikloropentafluoropropani C3HF5Cl2 HCFC – 225 0,090 2903.75
1,1-dikloro-2,2,3,3,3-

pentafluoropropani

CF3CF2CHCl2 HCFC – 225ca 0,080 2903.75
1,3-dikloro-1,2,2,3,3-

pentafluoropropani

CF2ClCF2CH

ClF

HCFC – 225cb 0,090 2903.75
Klorohekzafluoropropani C3HF6Cl HCFC – 226 0,070  

 

 

 

 

 

2903.79

Pentaklorofluoropropani C3H2FCl5 HCFC – 231 0,025
Tetraklorodifluoropropani C3H2F2Cl4 HCFC – 232 0,033
Triklorotrifluoropropani C3H2F3Cl3 HCFC – 233 0,100
Diklorotetrafluoropropani C3H2F4Cl2 HCFC – 234 0,090
Kloropentafluoropropani C3H2F5Cl HCFC – 235 0,100
Tetraklorofluoropropani C3H3FCl4 HCFC – 241 0,230
Triklorodifluoropropani C3H3F2Cl3 HCFC – 242 0,280
Diklorotrifluoropropani C3H3F3Cl2 HCFC – 243 0,520
Klorotetrafluoropropani C3H3F4Cl HCFC – 244 0,090
Triklorofluoropropani C3H4FCl3 HCFC – 251 0,130
Diklorodifluoropropani C3H4F2Cl2 HCFC – 252 0,120
Klorotrifluoropropani C3H4F3Cl HCFC – 253 0,140
Diklorodifluoropropani C3H4F2Cl2 HCFC – 261 0,010
Klorotrifluoropropani C3H4F3Cl HCFC – 262 0,040
Klorofluoropropani C3H5FCl HCFC – 271 0,030
Aneksi C, grupi II;

hidrobromfluorkarbonet

Dibromofluorometani CHFBr2 HBFC-21 B2 1,00  

 

 

 

2903.79

Bromodifluorometani CHF2Br HBFC-22 B1 0,74
Bromofluorometani CH2FBr HBFC-31 B1 0,73
Tetrabromofluoroetani C2HFBr4 HBFC-121 B4 0,8
Tribromodifluoroetani C2HF2Br3 HBFC-122 B3 1,8
Dibromotrifluoroetani C2HF3Br2 HBFC-123 B2 1,6
Bromotetrafluoroetani C2HF4Br HBFC-124 B1 1,2
Tribromofluoroetani C2H2FBr3 HBFC-131 B3 1,1
Dibromodifluoroetani C2H2F2Br2 HBFC-132 B2 1,5
Bromotrifluoroetani C2H2F3Br HBFC-133 B1 1,6
Tribromofluoropropani C2H3FBr2 HBFC-141 B2 1,7
Bromodifluoroetani C2H3F2Br HBFC-142 B1 1,1

 

 

Bromofluoroetani C2H4FBr HBFC-151 B1 0,1
Hekzabromofluoropropani C3HFBr6 HBFC-221 B6 1,5
Pentabromodifluoropropani C3HF2Br5 HBFC-222 B5 1,9
Tetrabromotrifluoropropani C3HF3Br4 HBFC-223 B4 1,8
Tribromotetrafluoripropani C3HF4Br3 HBFC-224 B3 2,2
Dibromopentafluoropropani C3HF5Br2 HBFC-225 B2 2,0
Bromohekzafluoropropani C3HF6Br HBFC-226 B1 3,3
Pentabromofluoripropani C3H2FBr5 HBFC-231 B5 1,9
Tribromotrifluoripropani C3H2F2Br4 HBFC-232 B4 2,1
Dibromotetrafluoripropani C3H2F3Br3 HBFC-233 B3 5,6
Bromopentafluoropropani C3H2F4Br2 HBFC-234 B2 7,5
Tetrabromofluoropropani C3H2F5Br HBFC-235 B1 1,4
Tribromodifluoropropani C3H3FBr4 HBFC-241 B4 1,9
Dibromotrifluoropropani C3H3F2Br3 HBFC-242 B3 3,1
Bromotetrafluoropropani C3H3F3Br2 HBFC-243 B2 2,5
Tribromofluoropropani C3H3F4Br HBFC-244 B1 4,4
Dibromodifluoropropani C3H4FBr3 HBFC-251 B1 0,3
Bromotrifluoropropani C3H4F2Br2 HBFC-252 B2 1,0
Dibromofluoropropani C3H4F3Br HBFC-253 B1 0,8
Bromodifluoropropani C3H5FBr2 HBFC-261 B2 0,4
Bromofluoropropani C3H5F2Br HBFC-262 B1 0,8
Aneksi C, grupi III
Bromoklorometani CH2BrCl BCM 0,12 2903.79
Aneksi E, grupi I;

bromuri i metilit

Bromuri i metilit CH3Br 0.6 2903.39.11

 

 

 

 

 

 

Përzierjet

Kodi NK Llojet e përzierjeve
3824.71.00 Përzierjet që përmbajnë klorofluorkarbonë CFC, por nuk përmbajnë

HCFCs HFC, PFC (aneksi A, grupi I)

3824.72.00 Përzierjet që përmbajnë bromochlorodifluorometan,

bromotrifluorometan ose dibromotetrafluoroetan

3824.73.00 Përzierjet që përmbajnë hidrobromfluorokarbonet (aneksi C, grupi II)
3824.74.00 Përzierjet që përmbajnë Hidroklorofluorkarbonet e halogjenuara, HCFC

(aneksi C, grupi I) por nuk përmbajnë CFCs, HFC, HFC, PFC

3824.75.00 Përzierjet që përmbajnë tetraklorur karboni (aneksi B, grupi II)
3824.76.00 Përzierjet që përmbajnë 1,1,1-trichloroetan (metil kloroform)

 

SHTOJCA 2 SUBSTANCAT E REJA

Substancat Potenciali

ozonhollues (POH)

CBr2 F2 Dibromodifluormetani (halon -1202) 1,25
C3 H7 Br 1-Bromopropan 0,02 – 0,10
C2 H5 Br Bromoetan (etili i bromurit) 0,1 – 0,2
CF3 I Trifluorjodometani 0,01 – 0,02
CH3 Cl Klorometani (metili i kloridit) 0,02

 

 

SHTOJCA 3

PRODUKTET DHE PAJISJET QË PËRMBAJNË SUBSTANCA TË KONTROLLUARA

 

-      Kimikate inorganike; kimikatet organike; organike apo komponimet inorganike të metaleve të çmuara, ose metale të rralla të tokës, prej elemente radioaktive ose izotopeve

2845 90 10

2845 90 90 90

 

-  Produktet farmaceutike

3004 32 00

3004 90 00

 

-   Nxirëse ose ngjyrosje dhe derivatet e tyre; ngjyra, pigmente dhe lëndë të tjera ngjyruese; bojëra dhe llakë, stuko dhe mastikë të tjerë; bojëra

3208

3209

3210

3212 90 00

 

-   Sapun, agjentë organikë sipërfaqësorë, preparate për larjen, preparatet lubrifikuese, dyllet artificiale, dyllete përgatitura, përgatitjet përlustrimose pastrim, qirinj dhe artikuj të ngjashëm, pastat e modelimit, dyllë dentare dhe preparate dentare me bazë suva

3403 11 00

3403 91 00

 

-  Produkte të ndryshme kimike

3808 91 90

3808 99 10

3808 99 90

3813 00 00

3814 00 90

3822 00 00

3824 71 00

3824 72 00

3824 73 00

3824 74 00

3824 75 00

3824 76 00

3824 77 00

3824 99 70

3825 10 00

3825 41 00

 

- Plastika

3921 11 00

3921 12 00

3921 13 10

3921 13 90

3921 14 00

3921 19 00

 

 

 

- Reaktorët bërthamorë, kaldaja, makineritë dhe pajisje mekanike

8415

8418

8419 60 00

8424 10 00

8424 90

8451 10 00

8476 21 00

8476 81 00

8476 90

8477 80 11

8477 80 19

- Lokomotiva hekurudhore ose tramvaje, mjetet lëvizëse dhe pjesët e saj; instalimet e pistave hekurudhore ose tramvajeve dhe pjesët e tyre; pajisjet mekanike (duke përfshirë elektromekanike) të sinjalizimit të trafikut të të gjitha llojeve

8601

8602

8603

8604

8605

8606

8607

8609 00 90

-    Automjete    të    tjera,    përveç    mjeteve    lëvizëse     hekurudhore   ose    tramvaje,          dhe pjesë dhe pajisje të tyre

8701

8702

8703

8704

8705

8708

8709

8710 00 00

8716

-  Avionët dhe pjesët e tyre

8802

-  Anije apo struktura lundruese

8901

8902

8903 91

8903 92

8904

8905

8906 10 00

-  Impiante industriale të plota

9880 xx 00

 

 

SHTOJCA 4

 

DIAGRAMI I KUOTAVE VJETORE TË KONSUMIT TË HCFC-ve, EDHE NËSE GJENDEN NË PËRZIERJE

 

Viti 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024 2025 2030 2040
Sasia e HCFC

të konsumuar Mt/vit*

98 98 98 98 98 70.8 60 55 50 45 27 23.8 0
Sasia e

pakësuar

e HCFC të importuar Mt/vit

0 0 0 0 0 27.2 10.8 5 5 5 18 3.2 23.8

 

 

* Në kuotën e konsumit vjetor llogariten sasitë e importuara të HCFC-ve, jo vetëm HCFC-22, por HCFC të tjera dhe gjithashtu përzierjet që përmbajnë HCFC. Për periudhën vjetore 2015–2019 do të konsumohet e njëjta kuotë, prej 98 metrikë tonë në vit. Për periudhën vjetore 2025–2030 do të ulet me 2% në vit deri në kuotën 23,8 tonë. Mbas vitit 2030 parashikohet eliminimi i HCFC-së, duke lejuar një mesatare vjetore importi prej 2.5% për serviset për periudhën 2031–2039.

SHTOJCA 5 PËRDORIME LABORATORIKE DHE ANALITIKE TË SUBSTANCAVE TË

KONTROLLUARA

  1. Përdorimet e mëposhtme të substancave të kontrolluara, përveç hidroklorofluorokarboneve, konsiderohen si përdorime thelbësore laboratorike dhe analitike:
  1. përdorimi i substancave të kontrolluara, si një referencë apo standard:
  • për të kalibruar pajisje që përdorin substanca të kontrolluara,
  • për të monitoruar nivelet e emetimit të substancave të kontrolluara,
  • për të përcaktuar nivelin e mbetjeve të substancave të kontrolluara në mallra, bimë dhe produkte.
  1. përdorimi i substancave të kontrolluara në studimet laboratorike toksikologjike;
  2. përdorimi laboratorik në të cilin substancat e kontrolluara shndërrohen në një reaksion kimik si substanca të kontrolluara që përdoren si feedstock;

ç) përdorimi i metilit të bromurit në një

laborator për të krahasuar efikasitetin e metilit të bromurit dhe alternativat e tij;

  1. përdorimi i tetraklurit të karbonit si një tretës për reagimet e bromizimit që përfshijnë N- bromosuccineimidet;
  2. dh) përdorimi i tetraklurit të karbonit si agjent transferimi zinxhir në reaksionet e lira radikale të polimerizimit;
  3. çdo përdorim tjetër laboratorik dhe analitik për të cilët nuk ka një alternativë tjetër  të mundshme teknikisht dhe
    1. Përdorimet e mëposhtme të të gjitha substancave të kontrolluara të tjera,  përveç hidroklorofluorokarboneve, nuk konsiderohen si përdorime thelbesore laboratorike dhe analitike:
  4. pajisjet e përdorura në laborator për ngrirje dhe ajër të kondicionuar, duke përfshirë pajisjet frigoriferike laboratorike të tilla si ultracentrifuga;
  5. pastrimi, ripunimi, riparimi, apo rindërtimi i komponentëve elektronikë;
  6. ruajtja e publikimeve dhe arkivave;

ç) sterilizimi i materialeve në një laborator;

  1. çdo përdorim në arsim fillor ose të mesëm; dh) si komponentë në sete eksperimentale

kimie, në dispozicion për publikun e gjerë dhe jo të destinuara për përdorim në arsimin e lartë;

  1. për qëllime pastrimi apo tharje, duke përfshirë heqjen e yndyrave nga qelqet dhe nga pajisje të tjera;

ë) për përcaktimin e hidrokarbureve, vajrave dhe yndyrave në ujë, tokë, ajër ose mbetje;

  1. testimi i katranit në materialet për shtrimin e rrugëve;
  2. për qëllime ligjore të marrjes së shenjave të gishtërinjve;
  3. gj) testimi i lëndës organike në qymyr;

 

  1. si një tretës në përcaktimin e cyanocobalamin (vitaminë B12) dhe bromur indeksi;
  2. në metodat që përdorin tretjen selektive në substancat e kontrolluara përfshirë përcaktimin e cascarosides, ekstrakteve tiroide, dhe formimin e pikrates;
  3. për tejpërqendrimin e substancave kimike që do t’u nënshtrohen metodave kromotografike (për shembull kromatografi likuide e performancës së lartë (HPCL), kromatografi gazrash, (GC), kromotografi absorbuese, spektroskopi absorbuese atomike (AAS), spektroskopi plazmore (ICP), analizë fluoreshente me rreze X (x-ray);
  4. për përcaktimin e indeksit të jodit në yndyrna dhe vajra;
  5. ndonjë përdorim tjetër laboratorik dhe analitik, për të cilin ka një alternativë tjetër teknikisht dhe ekonomikisht të mundshme

 

SHTOJCA 6

PËRDORIMET THELBËSORE TË HALONIT

 

Në kuptim të kësaj shtojce, do të zbatohen përkufizimet e mëposhtme:

“Hapësirë normalisht e populluar”, një hapësirë e mbrojtur në të cilën është e nevojshme prezenca e njerëzve, në shumicën e kohës ose gjatë gjithë kohës, në mënyrë që pajisjet apo objekti të funksionojë siç duhet.

“Hapësirë normalisht jo e populluar”, një hapësirë e mbrojtur që është e populluar vetëm në periudha të kufizuara, veçanërisht gjatë mirëmbajtjes, dhe ku prania e vazhdueshme e njerëzve nuk është e nevojshme për funksionimin efektiv të pajisjeve ose të objektit.

 

 

Kategoria e pajisjes ose objektit Qëllimi i përdorimit Lloji i halonit
 

 

1. Në automjetet tokësore ushtarake

1.1 Për mbrojtjen e pjesëve të motorit 1301

1211

2402

1.2 Për mbrojtjen e kabinës së ekuipazhit –

sistem fiks

1301

2402

1.3 Për mbrojtjen e kabinës së ekuipazhit –

aparat portativ

1301

1211

 

 

 

 

 

 

2. Në anijet ushtarake në sipërfaqe

2.1 Për mbrojtjen e hapësirave të makinerive

normalisht të populluara

1301

2402

2.2 Për mbrojtjen e hapësirave të motorëve

normalisht jo të populluara

1301

1211

2402

2.3 Për mbrojtjen e ndarjeve elektrike

normalisht jo të populluara

1301

1211

2.4 Për mbrojtjen e qendrave të komandos 1301
2.5 Për mbrojtjen e dhomave të pompave të

karburantit

1301
2.6 Për mbrojtjen e magazinave të lëngjeve të djegshme 1301

1211

2402

2.7 Për mbrojtjen e avionëve në hangar dhe

zonave të mirëmbajtjes

1301

1211

 

 

3. Në nëndetëset ushtarake

3.1 Për mbrojtjen e hapësirave të makinerive 1301
3.2 Për mbrojtjen e qendrave të komandos 1301
3.3 Për mbrojtjen e hapësirave ku mbahen

gjeneratorët me naftë

1301
3.4 Për mbrojtjen e dhomave/ndarjeve elektrike 1301
 

4. Në avionë

4.1 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht jo të populluara ku mbahen ngarkesa/ mallra 1301

1211

2402

4.2 Për mbrojtjen e kabinës së ekuipazhit 1211

 

2402
4.3 Për mbrojtjen e kabinës së hapur të motorit dhe njësive ndihmëse të energjisë 1301

1211

2402

4.4 Për të bërë cisternat e naftës inerte 1301

2402

4.5 Për mbrojtjen e mbledhëses së mbetjeve të tualetit 1301

1211

2402

4.6 Për mbrojtjen e ndarjeve ngjitur me

cisternat e karburantit ose lëngjeve të tjera të ndezshme

1301

1211

2402

5. Në pajisje nafte, gazi dhe petro-kimike 5.1 Për mbrojtjen e hapësirave ku mund të

lëshohet lëng ose gaz i djegshëm

1301

2402

 

6. Në anije mallrash tregtare

6.1 Për të bërë inerte hapësira normalisht të

populluara ku mund të lëshohet lëng ose gaz i djegshëm

1301

2402

 

7. Në vendshërbimet e komandove të brendshme dhe komunikimeve thelbësore për sigurinë shtetërore

7.1 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht të

populluara – me sistem fiks

1301

2402

7.2 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht të

populluara – me aparat portativ

1211
7.3 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht jo të

populluara

1301

2402

 

8. Në aerodrome dhe aeroporte

8.1 Për automjetet shpëtuese pas shpërthimit–

aparat portativ

1211
8.2 Për mbrojtjen e avionëve në hangar dhe

zonave të mirëmbajtjes – aparat portativ

1211
 

9. Të tjera

9.1 Për shuarjen fillestare të zjarrit nga skuadra e zjarrfikëses, e nevojshme për sigurinë

personale – aparat portativ

1211
9.2 Për mbrojtjen e individëve nga ushtria dhe

policia – aparat portativ

1211

 

 

SHTOJCA 7

TEKNOLOGJITË E MIRATUARA TË SHKATËRRIMIT

 

Lloji i teknologjisë Substanca të kontrolluara2 Burime të holluara3
SK e grupeve I,

II, IV, V dhe VII

 

Halonet në grupin 3

 

Shkumat

Efikasiteti i shkatërrimit

dhe asgjësimit

99,99 % 99,99% 95 %
Furrë çimentoje Miratuar4 Nuk është miratuar Nuk është e aplikueshme
Djegie me injeksion të lëngshëm Miratuar Miratuar Nuk është e aplikueshme
Oksidim i gaztë / me tym Miratuar Miratuar Nuk është e aplikueshme
Djegia e mbetjeve të ngurta urbane Nuk është e

aplikueshme

Nuk është e

aplikueshme

Miratuar
Plasaritje me reaktor Miratuar Nuk është miratuar Nuk është e aplikueshme

2 Substancat e kontrolluara që nuk janë të listuara këtu, do të shkatërrohen nga teknologji shkatërrimi, që konsiderohen më të pranueshme për mjedisin nuk sjellin shpenzime të tepërta. Substancat në këtë kategori i referohen substancave të kontrolluara të virgjëra, të rikuperuara dhe të riaftësuara.

3 Burimet e holluara i referohen substancave të kontrolluara të përfshira në matricën e një sendi të ngurtë, për shembull në shkumë.

Djegie me furrë rrotulluese Miratuar Miratuar Miratuar
Shkrirje me plazmë argoni Miratuar Miratuar Nuk është e aplikueshme
Plazmë e frekuencave të radiove Miratuar Miratuar Nuk është e aplikueshme
Plazmë mikrovale Miratuar Nuk është miratuar Nuk është e aplikueshme
Plazmë nitrogjeni Miratuar Nuk është miratuar Nuk është e aplikueshme
Dehalogjenimi katalitik me fazë gazi Miratuar Nuk është miratuar Nuk është e aplikueshme
Reaktor me avull të tejnxehur Miratuar Nuk është miratuar Nuk është e aplikueshme

4 Miratuar do të nënkuptojë “e miratuar nga Palët”.

 

 

 

 

SHTOJCA 8

FORMULARI I NJOFTIMIT TË IMPORTIT TË SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA

  1. Emri dhe të dhënat e sipërmarrësit të licencuar:
  2. Numri i licencës:
  3. telefoni:
  4. Emri dhe kodi tarifor për substancën ozonholluese që do të importohet:
  5. Emri dhe kodi tarifor për produktin që përmban ose përdor substancën ozonholluese që do të importohet:
  6. Formula kimike për substancën ozonholluese që do të importohet ose që përmbahet në produktin që do të importohet:
  7. Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që do të importohet:
  8. Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që përmbahet në njësinë e produktit që do të importohet:
  9. Emri i shoqërisë tregtare nga do të blihet substanca ozonholluese dhe të dhënat e saj:
  10. Adresa (shteti, qyteti, rruga, etj.):
  11. Telefoni:
  12. Fax:
  13. Qëllimi i përdorimit të substancës ozonholluese:
  14. Data e njoftimit:

Personi i autorizuar Emër mbiemër (firma, vula)

SHTOJCA 9

TË DHËNAT PËR T’U RAPORTUAR NË PËRPUTHJE ME KREUN XI

  1. Çdo prodhues referuar kreut XI, duhet të raportojë për:
  2. sasinë totale të çdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2, që ai ka prodhuar në Republikën e Shqipërisë, identifikimin kategorive kryesore të përdorimit në të cilën substance përdoret;
  1. sasinë e çdo substance të listuar në shtojcat dhe kur është e zbatueshme, në shtojcën 1 , kur është e zbatueshme në shtojcën 2 që ka vendosur në tregun e Republikës së Shqipërisë, duke specifikuar në mënyrë të ndarë sasitë e vendosura në treg për përdorime të feedstock, eksportet e drejtpërdrejta, duke prodhuar doza të matura të inhalatorëve për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë, përdorimit në pajisjeve ushtarake dhe përdorimit në gravurën e materialit gjysmëpërçues apo pastrimin me avull kimik brenda sektorit të prodhimit gjysmëpërçues;
  2. sasitë e çdo substance të listuar në shtojcat të cilat janë ricikluar, rigjeneruar dhe shkatërruar, respektivisht;

ç) çdo rezervë të mbajtur në fillim dhe në fund të periudhës së raportimit.

  1. Çdo importues referuar kreut X, duhet të raportojë, për:
  2. sasinë e çdo substance të listuar në shtojcën 1 dhe kur është e zbatueshme në shtojcën 2, që ka importuar në Republikën e Shqipërisë, identifikimin e kategorive kryesore të përdorimit në të cilën substanca përdoret duke specifikuar në mënyrë të ndarë sasitë e vendosura në treg për shkatërrim, për përdorim feedstock eksportet e drejtpërdrejta, duke prodhuar doza të matura të inhalatorëve për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë, përdorimit në pajisje ushtarake dhe përdorimit në gravurën e materialit gjysmëpërçues apo pastrimin me avull kimik brenda sektorit të prodhimit gjysmëpërçues;
  3. sasitë e çdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2, të cilat janë ricikluar, rigjeneruar dhe shkatërruar respektivisht;
  4. çdo rezervë të mbajtur në fillim dhe në fund të periudhës së
  5. Çdo eksportues, referuar kreut XII, duhet të raportojë, për:
  6. sasitë e çdo substance të listuar në shtojcat

1 dhe 2, që ka eksportuar nga Republika e Shqipërisë, përveç riciklimit, rigjenerimit ose shkatërri

 

  1. çdo sasi të e çdo substancë të listuar në shtojcat 1 dhe 2, që ka eksportuar nga Republika e Shqipërisë për t’u ricikluar, rigjeneruar dhe shkatërruar,
  2. Çdo sipërmarrje e përmendur në kreun XII do të raportojë, për:
  3. sasitë e çdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2 të shkatërruar, duke përfshirë edhe sasinë e atyre substancave që gjenden në produkte ose pajisje;
  4. çdo rezervë e çdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2, në pritje për t’u shkatërruar; dukë përfshirë edhe sasinë e atyre substancave që gjenden në produkte ose pajisje;
  5. teknologjitë e përdorur për shkatërrimin e substancave të listuara në shtojcat 1 dhe
  6. Çdo sipërmarrje e përmendur në kreun XI, duhet të raportojë për sasitë e çdo substance të listuar në shtojcën 1, të përdorur si feedstock:
  7. Çdo sipërmarrje e përmendur në kreun XI, duhet të raportojë, për:
  8. kategorinë e produkteve ose të pajisjeve që përmbajnë substance të listuara në shtojcat 1 dhe 2;

 

  1. numrin e njësive;
  2. çdo sasi të çdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2, të përfshira në produkte ose pajisje.