Dokument i përbashkët pë një të ardhme pa karbon
06/08/2025
Ekspozitë Pikture me rastin e Ditës Botërore të Ozonit 2025
15/09/2025Më 12 shtator 2025, u mbajt një takim i palëve të interesuara për të prezantuar dhe diskutuar draftin e studimit mbi sektorin e Kondicionimit të Ajrit të Lëvizshëm (MAC) në Shqipëri. Eventi u organizua nga Njësia Kombëtare e Ozonit (NOU) në bashkëpunim me Kolegjin e Teknologjisë të Tiranës, nën kujdesin e veçantë të znj. Diana Biba, Drejtore Ekzekutive të Kolegjit.
Studimi u prezantua nga Inxhinier Arian Kullolli dhe Inxhinier Ilir Palushaj, të cilët dhanë një pasqyrë të detajuar të situatës aktuale, sfidave dhe mundësive në sektorin e MAC. Gjatë takimit, pjesëmarrësit kontribuan me rekomandime dhe sugjerime të vlefshme, të cilat janë reflektuar me kujdes në versionin draft të studimit.
Në fjalën e tij, Rektori i Kolegjit të Teknologjisë të Tiranës, Prof. Andonaq Londo, theksoi rëndësinë e konsiderueshme të këtij studimi dhe eventeve të ngjashme, duke nënvizuar rolin e tyre në forcimin e njohurive, ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit midis palëve të interesuara.
Ky studim shërben si një dokument referimi i vlefshëm, duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të sektorit të MAC-së në Shqipëri dhe duke hedhur themelet për diskutime të informuara, vendimmarrje dhe planifikim të veprimeve të ardhshme.










