URDHËR, Nr. 166, datë 24.5.2019 ” PËR PROCEDURAT DHE DOKUMENTACIONIN PËR PAJISJEN ME LICENCËN E “IMPORTIT TË SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE” KODI III.3, SI DHE PËR PEZULLIMIN/ REVOKIMIN E SAJ”
20/06/2019
Alternativat në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar, për zëvëndësimin e HCFC-ve dhe HFC-ve, me potencial të lartë në ngrohjen globale- Trajnim i teknikëve, 2Kitarat, Durrës, Maj 2019
29/07/2019UDHËZIM
Nr. 1, datë 06.05.2019
PËR PËRCAKTIMIN E MËNYRËS SË NDARJES SË KUOTAVE VJETORE TË IMPORTIT TË SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të nenit 35 dhe nenit 70, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar, dhe të pikës 1, të kreut VI, të Vendimit tëKëshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019 “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substance”,UDHËZOJ:
- Ndarja e kuotës vjetore për importin e substancave të kontrolluara të përfshira në aneksin C, të grupit I, të shtojcës 1, bashkëlidhur vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019, “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e
- Kuota vjetore e importit, e përcaktuar në shtojcën 4, të VKM-së nr. 10/2019, shpërndahet
- Aplikimi për kuotë importi nga subjektet bëhet 1 (një) herë në vit, për kuotë importi vjetore.
- Kur në të njëjtën kohë në ministri aplikojnë më shumë se një subjekt, kuota vjetore e importit në dispozicion, kur është e mundur, shpërndahet në mënyrë të barabartë ose të përafërt midis subjekteve të interesuara. Në çdo rast, ndarja e kuotës shpërndahet dhe bazohet në një llogaritje të thjeshtë matematikore që përfshin numrin e subjekteve që kanë aplikuar, çfarë sasie kanë kërkuar dhe sa është sasia në total e lejuar që mund të importohet për Shqipërinë për vitin në fjalë.
- Kuota vjetore për importin e hidrokloroflorokarboneve (HCFC-ve) në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, edhe kur këto substanca gjenden në përzierje, bëhet sipas përcaktimeve të shtojcës 4, të VKM-së nr. 10, date 9.1.2019, “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substanca”.
- Subjektet e licencuara për ushtrimin e veprimtarisë së importit të substancave të kontrolluara sipas kategorisë III.3, për çdo sasi që importojnë brenda kuotës vjetore, duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dokumentet si më poshtë vijon:
- a) kërkesën për t’u pajisur me autorizim për kuotë importi për substancat ozonholluese. Kërkesa duhet të përmbajë në mënyrë të saktë dhe të plotë të dhënat e specifikuara në autorizimin për pajisje me kuotë importi për substancat ozonholluese, të përcaktuar në shtojcën 1/a, të këtij udhëzimi;
- b) kopjen e licencës “Për importin e substancave ozonholluese”, kodi III.3;
- c) formularin e plotësuar të njoftimit të importit të substancave të kontrolluara, sipas shtojcës 8, të VKM-së 10/2019;
- d) vetëdeklarim lidhur me përmbushjen e detyrimeve të raportimit sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 10/2019;
- e) kopje të raportimit të dorëzuar pranë ministrisë dhe Njësisë Kombëtare të Ozonit, në përputhje me pikën 3, të kreut XI, të VKM nr. 10/2019.
- Afati i shqyrtimit të dokumentacionit për dhënien e autorizimit, sipas pikës 16, të këtij vendimi, është 20 (njëzet) ditë pune nga data e marrjes së kërkesës. Ministria mund t’i kërkojë subjektit aplikues plotësim të dokumentacionit.
- Subjekti duhet të paraqesë dokumentacionin plotësues brenda 5 (ditëve) punë nga data e marrjes së njoftimit. Afati 5-(ditor) për plotësim dokumentacioni nuk përllogaritet në afatin prej 20 (njëzet) ditësh.
- Ministria e Turizmit dhe Mjedisit brenda 5 (pesë) ditëve punë, nga data e marrjes së kërkesës për autorizim për “Kuotë importi të substancave të kontrolluara”, e përcjell për mendim kërkesën pranë Njësisë Kombëtare të Ozonit (NJKO).
- NJKO-ja, jep mendimin e saj me shkrim dhe e përcjell pranë ministrisë brenda 5 (pesë) ditëve punë, nga dita e marrjes dijeni.
- Drejtoria përgjegjëse e politikave në fushën e substancave ozonholluese, shqyrton aplikimin dhe mendimin e NJKO-së dhe harton aktin e miratimit/refuzimit të kërkesës brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e marrjes së mendimit të NJKO, sipas shtojcave 1/a dhe 1/b, të këtij udhëzimi.
- Miratimi i kërkesës për import të kuotave të substancave të kontrolluara, është i vlefshëm për një afat kohor prej 3 (tre) muajsh, nga data e lëshimit të tij. Një kopje e autorizimit “Kuotë importi të substancave të kontrolluara”, Ministria ja përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
- Çdo subjekt importues brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike pas mbarimit të afatit tre mujor duhet të njoftojë zyrtarisht Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe NJKO-ja për zbatimin ose jo të
- Mosnjoftimi sipas pikës 13, më sipër dhe mos raportimi sipas përcaktimeve të pikës 3, kreut
- Drejtoria përgjegjëse e Politikave në fushën e substancave ozonholluese, krijon dhe mban regjistrin lidhur me subjektet aplikues, autorizimet e kuotës së importit të lëshuara ose të refuzuara dhe çdo të dhënë tjetër lidhur me këtë proces.
- Lista e subjekteve importues dhe miratimet përkatëse për importin e substancave të
- Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet, Drejtoria përgjegjëse e Politikave në fushën e substancave ozonholluese.
MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT
Blendi Klosi
Shtojca 1/aMINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT
MINISTRI
Nr._____ prot. Tiranë, më ___.___.2019AUTORIZIM PËR PAJISJE ME KUOTË IMPORTI TË SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019 “Për miratimin e rregullave për
prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për
importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto
substance”, miratohet ky autorizim për pajisje me kuotë importi të substancave ozonholluese, me të
dhënat si më poshtë:
- Nr.autorizimit: ………….
- Të dhëna mbi personin fizik/juridik importues:
Emri i personit fizik/juridik që importon: ……………………..
Numri i Kodit të Regjistrimit të Importuesit (Kodi UNIK):…………………..
NIPT: ……………………….
Adresa (qyteti, rruga nr. etj.): …………………………………………..
Nr. telefoni : ……………………. Fax ose e-mail: ……………………………………
Emri i drejtuesit teknik: …………………………………………….
- Të dhëna mbi substancën ozonholluese që importohet, ose që përmbahet në produktin që
importohet:
Emri i substancës: ……………………………………….
Kodi tarifor: …………………………
Formula kimike …………………..,
Simboli ………………..
- Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që importohet: …………………..
- Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që përmbahet në njësinë e produktit që importohet:
Shënim: të sqarohet mënyra se si do të bëhet transporti i substancës ozonholluese, çfarë pajisjesh do përdoren dhe
kapaciteti i tyre.
- Përshkrimi i qëllimit të përdorimit:
- a) për mbrojtjen e jetës së njerëzve/bimëve/kafshëve etj.
- b) për mbrojtjen kundër zjarrit
- c) për sigurinë e transportit
- d) për qëllim të kërkimeve shkencore
- e) të tjera:…………………………………..
- Të dhëna mbi shoqërinë tregtare nga e cila blihet substanca ozonholluese ose produkti që e
përmban atë:
Emri i shoqërisë tregtare:. ……………………………………………
Adresa (shteti, qyteti, rruga, nr. etj.): ……………………………………………
Nr. telefoni: ………………………
Fax ose e-mail: ………………………………………………..
- Shteti nga importohet substanca ozonholluese ose produkti që e përmban atë: ………
- Përdoruesi i fundit i substancës ozonholluese:
- Përdoruesi i fundit i produkteve që përmbajnë substanca ozonholluese
- Autorizimi i kuotës së importit për substancën ozonholluese të sipërcituar, është i vlefshëm për
EMËR MBIEMËR
(firma, vula)
Shtojca 1/bMINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT
MINISTRI
Nr._____ prot. Tiranë, më ___.___.2019AKT REFUZIM PËR PAJISJE ME KUOTË IMPORTI TË SUBSTANCAVE
OZONHOLLUESE
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019 “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substance”, refuzohet pajisja me kuotë importi të substancave ozonholluese me të dhënat si më poshtë:- Nr. i refuzimit: ……….
- Të dhëna mbi personin fizik/juridik që kërkon të importojë:
- Të dhëna mbi substancën ozonholluese që kërkohet të importohet, ose që përmbahet në
- Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që kërkohet të importohet: …………………..
- Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që përmbahet në njësinë e produktit që kërkohet të
- Përshkrimi i qëllimit të përdorimit:
- a) për mbrojtjen e jetës së njerëzve/bimëve/kafshëve etj.
- b) për mbrojtjen kundër zjarrit
- c) për sigurinë e transportit
- e) të tjera:……………………………………
- Të dhëna mbi shoqërinë tregtare nga e cila parashikohej të blihej substanca ozonholluese ose
- Shteti nga i cili do importohej substanca ozonholluese ose produkti që e përmban atë:
- Arsyet e refuzimit:
- a) …………………
- b) …………………