
Trajnim për Forcimin e Kapaciteteve mbi Alternativat me GWP të Ulët në Sektorin e Ftohjes dhe Kondicionimit të Ajrit
10/01/2026
Trajnim për Teknikët RAC: Praktikat më të Mira në Shërbimin Teknik dhe Mirëmbajtjen
13/03/2026Më 20 janar 2026, Njësia Kombëtare e Ozonit (NOU), në bashkëpunim me Kolegjin e Teknologjisë në Tiranë, zhvilloi një trajnim me titull “Tendencat Inovative në Teknologjitë e Ftohjes dhe Ajrit të Kondicionuar: Pajisjet dhe Funksionimi i Sistemeve”.
Në trajnim morën pjesë 48 studentë të Kolegjit.
Pjesa e parë e trajnimit u fokusua në aspektet teorike, duke trajtuar ndikimet mjedisore të ftohësve me potencial të lartë të ngrohjes globale (GWP), avantazhet dhe përdorimin e sigurt të alternativave me GWP të ulët, si dhe kuadrin ndërkombëtar të politikave të vendosura në kuadër të Protokollit të Montrealit dhe Amendamentit të Kigali-t.
Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu mbi zbatimin e legjislacionit të ri për gazrat F (F-gas) në Shqipëri, përfshirë sfidat kryesore dhe hapat e ardhshëm që lidhen me përputhshmërinë dhe zbatimin e tij.
Pjesa e dytë e trajnimit u përqendrua në aplikimet praktike, me demonstrime konkrete për të forcuar aftësitë teknike të studentëve në përdorimin e pajisjeve dhe sistemeve të qëndrueshme të ftohjes dhe ajrit të kondicionuar.





















