Pak më shumë se një cerek shekulli më parë, bota u bashkua për të penguar hollimin e shtresës atmosferike së ozonit, e cila mbron tokën prej rrezeve të dëmshme. Sot, shtresa e ozonit është në rrugën e drejte te rikuperimit brenda pak dekadave të ardhshme.
Protokolli i Montrealit mbi substancat që hollojnë shtresën e ozonit është i njohur gjerësisht si një nga traktatet më të suksesshme mjedisore në histori. Ai përcakton kontrolle ligjërisht detyruese për prodhimin dhe konsumin kombëtar të substancave që hollojnë shtresën e ozonit, dhe gëzon miratim universal nga palët 197 .
Gjetjet e fundit shkencore tregojnë rëndësinë e Protokollit të Montrealit. Pa Protokollin dhe marrëveshjet e lidhura me te, nivelet atmosferike të substancave ozon-holluese mund të rriteshin 10-fish deri në 2050 .Veprimtaria e bashkërenduar ka parandaluar miliona raste të kancerit të lëkurës.
Protokolli gjithashtu ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, pasi shumë substanca ozon-holluese janë gazra-serë të fuqishëm. Ndryshimi i klimës po ndikon komunitetet, ekonomitë dhe ekosistemet në të gjithë globin. E rëndësishme është që ne të veprojmë për të zbutur këtë rrezik, me të njëjtin mënyrë siç po veprojmë për mbrojtjen e shtresës së ozonit.
Le të frymëzohemi nga përpjekjet tona për mbrojtjen e shtresës se ozonit. Protokolli i Montrealit ka treguar se ky veprim vendimtar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe sektorin privat, mund të arrijë rezultate transformuese për të mirën e përbashkët. Le të mësojmë nga ky shembull dhe ta zbatojmë atë në detyren urgjente për sfidën e klimës.