
Aktivitet me femijet e Qendres Komunitare te Shkozes me rastin e Dites Botërore te Ozonit, 16 Shtator 2020
15/10/2020
Aktivitet me femijet e Qendres Sociale Multidisiplinare, Tiranë me rastin e “Dites Boterore te Ozonit”, 16 Shtator 2020
15/10/2020Më 17 Shtator 2020, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit zhvilluan një aktivitet me pjesëmarrësit e “Qendrës Sociale Multidisiplinare” në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë 35 persona që frekuentojnë shpesh Qendrën, stafi i “Qendrës Sociale Multidisiplinare” si dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë pjesës së parë të aktivitetit, programi përfshinte aktivitete si më poshtë:
- Një leksion I hapur lidhur me “35 vjet mbrojtje të shtresës së ozonit” si dhe “Konventa e Vjenës dhe Protokolli i Montrealit mbi substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit”;
- Informacione rreth Ditës Botërore të Ozonit, prezantimi i temës dhe posterave të përgatitur nga Sekretariati Ozonit me rastin e Ditës Botërore të Ozonit, 2020;
- Shfaqja e videove lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së Ozonit – “Dita Botërore e Ozonit 2020 – Ozon për jetë” dhe “Çfarëdo që të ketë ndodhur me vrimën e ozonit”.