
Dita Boterore Ozonit 2022 – Aktivitet me pjesmarresit e “Qendrës Komunitare Multidisiplinare”
06/01/2023
Takimi i parë i palëve të interesuara për “Albania KIP Preparation” më 15 nëntor 2022, në Tiranë.
08/02/2023Në 16 shtator 2022, në Institutin “Harry Fultz” në Tiranë u mbajt një leksion i hapur me temë “Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit. Ky aktivitet u organizua së bashku me Institutin “Harry Fultz”, një Kolegj Profesional privat i cili po mbështet teknikët me mundësi trajnimi dhe punësimi. Programi i këtij aktiviteti përfshinte:
- Informacionin për Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Hollojnë shtresën e Ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit. Përfaqësuesi i NOU prezantoi një material mbi “Rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit për përfitimet e shëndetit të njeriut dhe ndryshimeve klimatike”;
- Informacionin për Ditën Botërore të Ozonit dhe prezantimin e temës dhe posterit për Ditën Botërore të Ozonit 2022 “Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë”:
- Shfaqjen e videove për rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “Dita Botërore e Ozonit 2022, Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë”, “Vrima – Një film mbi Protokollin e Montrealit” dhe “Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv të UNEP për Ditën Botërore të Ozonit 2022”.