
Trajnim për Punonjësit e Doganës mbi Zbatimin Praktik të Legjislacionit të Ri për F-gazet
15/12/2025
Trajnim për Forcimin e Kapaciteteve mbi Alternativat me GWP të Ulët në Sektorin e Ftohjes dhe Kondicionimit të Ajrit
10/01/2026Më 19 Dhjetor 2025, pranë Drejtorisë së Vlerës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, u organizua trajnimi me temë “Trajnim për Punonjësit e Drejtorisë së Vlerës mbi Zbatimin Praktik të Legjislacionit të Ri për F-gazet”.
Në këtë trajnim morën pjesë 22 punonjës të Drejtorisë së Vlerës, të cilët u njohën me kuadrin e ri ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për gazrat e fluoruara (F-gazet), si dhe me procedurat e vlerësimit doganor dhe kërkesat e dokumentacionit shoqërues për mallrat që përmbajnë këto gaze.
Trajnimi kombinoi prezantime teorike dhe diskutime praktike mbi vlerësimin doganor, duke përfshirë analizën e faturave dhe deklaratave doganore, si dhe raste konkrete nga praktika e përditshme.
Ky trajnim kontribuoi në forcimin e kapaciteteve institucionale të administratës doganore dhe në zbatimin efektiv të legjislacionit të ri për F-gazet, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen e klimës.















