
Konventa e Vjenës
30/09/2014VENDIM Nr.453, datë 23.06.2005 (shfuqizuar)
08/10/2014- Në shkronjën “a” të pikës 1 fjalët “…aneksi D…” zëvendësohen me fjalët “…aneksin E…”.
- Shkronja “b” e pikës 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Produktet që përmbajnë lëndët ozonholluese apo që janë prodhuar me to, sipas anekseve A, B (grupet I, II, e III), C (grupi II) dhe E (grupi I) të protokollit të Montrealit, të përcaktuara në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
- Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. “Riciklim i lëndëve ozonholluese” është pastrimi me anë të ndarjes së vajit dhe filtrimit të substancave ozonholluese të grumbulluara, me qëllim ripërdorimin e tyre.”.
- Në pikën 10, emërtesa “Njësia Kombëtare e Ozonit dhe e Menaxhimit të Projekteve” zëvendësohen me “Njësi Kombëtare e Ozonit dhe Administrimit të Projekteve (më poshtë, Njësia Kombëtare e Ozonit, NOPIU).”.
- Në pikën 1 të kreut II, shkronjat “a” e “b” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a. Prodhimi i substancave ozonholluese, i produkteve dhe i përzierjeve, që i përmbajnë lëndë të përcaktuara në anekset A, B, C dhe E të protokollit të Montrealit;
“b. Importimi e hedhja në treg, eksportimi e tranzitimi i produkteve dhe i përzierjeve që përmbajnë substanca ozonholluese dhe i pajisjeve që i përdorin, të përcaktuara në anekset A, B, C dhe E të protokollit të Montrealit.”.
- Pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
“ë. Importimi i pajisjeve ftohëse, të përdorura, të përcaktuara në shtojcën 3, që i bashkëlidhet vendimit.”.
- Pika 2 e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Importimi i substancave ozonholluese, të përfshira në aneksin C, grupi I të shtojcës 1, lejohet vetëm mbi bazën e kuotave vjetore, të përcaktuara në diagramin e tyre, të miratuar për Shqipërinë, e cila përfshihet në planin kombëtar për heqjen e tyre nga përdorimi.
Diagrami, që i bashkëlidhet këtij vendimi, zëvendëson shtojcën 4 të vendimit, e cila shfuqizohet.”.
- Pas pikës 6 të kreut II, shtohen pikat 7, 8 e 9, me këtë përmbajtje:
“7. Kodet tarifore (NC) të substancave ozonholluese, që përmenden në shtojcën 1, janë si më poshtë vijon:
a) Kodi tarifor (NC) i substancës ozonholluese klorodifluorometan CHFCl 2 (HCFC-22) ose R-22, është 2903 49 11;
b) Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë klorofluorkarbone CFC, por nuk përmbajnë HCFCs HFC PFC (aneksi A, grupi I), është 3824 71 00;
c) Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë tetraklorur karboni (aneksi B, grupi II), është 3824 75 00;
ç) Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë metilkloroform (aneksi B, grupi III), është 382476 00;
d) Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë hidroklorofluorkarbonet e halogjenuara, HCFC (aneksi C, grupi I), por nuk përmbajnë CFCs, HFC,HFC,PFC, është 3824 74 00;
dh) Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë hidrobromfluorokarbonet (aneksi C, grupi II), është 3824 77 00;
e) Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë bromur metili (aneksi E, grupi I), është 3824 73 00.
- Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë substanca ozonholluese jepet në shtojcën 6, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Importimi dhe tregtimi i pajisjeve dhe produkteve që përmbajnë lëndë ozonholluese bëhet nga subjekte të licencuara, në bazë të vetëdeklarimit me shkrim, se pajisjet dhe produktet e importuara nuk përmbajnë lëndë ozonholluese.”.
- Shtojca 1 zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
- Pas shtojcës 5 shtohet shtojca 6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Diagrami i kuotave vjetore të importit të HCFC së bashku me përzierjet e tyre
Viti |
Sasia e importuar e HCFC ton/vit* |
Sasia e pakësuar e importit në ton/vit
|
2010 |
120 |
0 |
2015 |
108 |
12 |
2016 |
100 |
8 |
2017 |
95 |
5 |
2018 |
90 |
5 |
2019 |
85 |
5 |
2020 |
78 |
7 |
2021 |
70 |
8 |
2022 |
65 |
5 |
2023 |
60 |
5 |
2024 |
50 |
10 |
2025 |
39 |
11 |
2040 |
29 |
10 |