
Forumi mbi Ozonin dhe Klimën në Tiranë: Fokus te reduktimi i gazrave ftohës dhe integrimi europian. Ministri i Mjedisit: Shqipëria përshpejton reformat
14/11/2025
Aktivitet Ndërgjegjësues me Fakultetin e Shkencave Pyjore mbi Rolin e Grave për Klimën sipas Protokollit të Montrealit
27/11/2025Njësia Kombëtare e Ozonit zhvilloi sot një takim informues dhe ndërgjegjësues në Universitetin Barleti, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit, në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve.
Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit të studenteve vajza mbi rëndësinë e teknologjive të ftohjes (RAC), konceptin 3R (Recovery, Recycling, Reclamation) dhe rolin që ato mund të kenë në profesionet e gjelbra të së ardhmes.
Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Artan Shytit, në cilësinë e Zv. Rektorit për çështjet e studentit dhe komunitetit dhe Dekan i Fakultetit, si dhe Shoqatës “Barleti” me kryetar z. Ilia Kuro.
Kontributi dhe bashkëpunimi i tyre e pasuroi diskutimin dhe forcoi lidhjen mes akademisë dhe projekteve kombëtare të mbrojtjes së klimës dhe ozonit.
Gjatë aktivitetit, Njësia e Ozonit prezantoi:
- rolin dhe rëndësinë e vajzave dhe grave në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar (RAC)
- ndikimin e teknologjive të ftohjes në shëndetin, jetën e përditshme dhe klimën
- konceptin 3R dhe mënyrën si ai kontribuon në reduktimin e gazrave me potencial të lartë ngrohjeje
- mundësitë dhe avantazhet e përfshirjes së të rinjve në profesionet teknike dhe të gjelbra
Edhe pse takimi ishte menduar fillimisht për studente vajza, interesi bëri që të bashkoheshin edhe studentë djem, të cilët kontribuan me pyetje dhe diskutime të vlefshme.
Një pjesë e vajzave u shprehën të gatshme të angazhohen si vullnetare të Njësisë së Ozonit, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja me komunitetin studentor dhe përfshirjen e tyre në aktivitete të ndryshme të ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor.
Njësia Kombëtare e Ozonit falënderon Universitetin Barleti për bashkëpunimin dhe mikpritjen, si dhe të gjithë studentët pjesëmarrës për interesin dhe energjinë pozitive. Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të të rinjve — veçanërisht të vajzave — në profesionet e së ardhmes që lidhen me klimën dhe teknologjitë e qëndrueshme.











