PROTOKOLLI I MONTREALIT PËR SUBSTANCAT

QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT

 

Amenduar ose përmirësuar në

Londër 1990

Kopenhagen 1992

Vjenë 1995

Montreal 1997

Pekin 1999

 

Sekretariati i Ozonit

Programi për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara

 

Publikuar  2000

nga

Sekretariati për

Konventën e Vienës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit & Protokollin e Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit

Programi për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara

PO Box 30552

Nairobi

Kenia

web site: http://www.unep.org/ozone

ISBN: 92-807-1888-6

Printuar dhe I printuar dhe lidhur në Kenia nga UNON.Printuar në letër të ricikluar.

Projektimi i kapakut nga UNON Printshop (Mars 2000) Koordinimi: K. Madhava Sarma, Sekretari Ekzekutiv,

Sekretariati Ozonit, UNEP Gilbert M. Bankobeza, Zyrtar i Lartë Ligjor,

Sekretariati Ozonit, UNEP Faqosja dhe formatimi: Martha A. Mulumba, Sekretariati Ozonit, UNEP

 

Tabela e përmbajtjes

Protokolli Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit
amenduar ose përmirësuar në Londër 1990, Kopenhagen 1992  .............................  i
Vjenë 1995, Montreal 1997, Pekin 1999  ................................................  i
Hyrja   ...............................................................................  5
Neni 1:          Përkufizimet  ........................................................  6
Neni 2:          Masat e kontrollit ...................................................  6
Neni 2A:            CFCs  .............................................................  9
Neni 2B:            Halonet ........................................................... 10
Neni 2C:            CFCs të tjera të halogjenizuara plotësisht  ....................... 11
Neni 2D:            Tetraklorur Karboni  .............................................. 13
Neni 2E:            1,1,1-Trikloroetan (Metil kloroformat)  ........................... 13
Neni 2F:            Hidroklorfluorkarbone   ........................................... 14
Neni 2G:            Hidrobromofluorkarbone   .......................................... 16
Neni 2H:            Bromid Metil  ..................................................... 16
Neni 2I:            Bromoklormetan  ................................................... 18
Neni 3:          Llogaritja e niveleve të kontrollit  ................................. 18
Neni 4:          Kontrolli i tregtisë me Jo-Palët  .................................... 19
Neni 4A:            Kontrolli i tregtisë me Palët  .................................... 22
Neni 4B:            Licensimi  ........................................................ 22
Neni 5:          Situata të veçanta të vendeve në zhvillim  ........................... 22
Neni 6:          Vlerësimi dhe rishikimi i masave të kontrollit  ...................... 26
Neni 7:          Raportimi i të dhënave  .............................................. 27
Neni 8:          Mos përputhshmëria  .................................................. 28
Neni 9:          Kërkimi, zhvillimi, ndërgjegjësimi i publikut dhe shkëmbimi i
informacionit  ....................................................... 28
Neni 10:         Mekanizmi financiar  ................................................. 28
Neni 10A:           Transferimi i teknolgjisë  ........................................ 30
Neni 11:         Mbledhja  e palëve  .................................................. 31
Neni 12:         Sekretariati  ........................................................ 32
Neni 13:         Dispozitat financiare  ............................................... 33
Neni 14:         Marrëdhënia e këtij Protokolli me Konventën  ......................... 33
Neni 15:         Nënshkrimi  .......................................................... 33
Neni 16:         Hyrja në fuqi  ....................................................... 33
Neni 17:         Palët që bashkohen pas hyrjes në fuqi  ............................... 34
Neni 18:         Rezervimet  .......................................................... 34
Neni 19:         Tërheqja  ............................................................ 34
Neni 20:         Tekstet autentike  ................................................... 34
Aneks A:         Substancat e kontrolluara  ........................................... 35
Aneks B:         Substancat e kontrolluara  ........................................... 36
Aneks C:         Substancat e kontrolluara  ........................................... 37
Aneks D:*        Një listë e produkteve ** që përmbajnë substancat e kontrolluara
të specifikuara në Aneksin A   ....................................... 40
Aneks E:         Substancat e kontrolluara  ........................................... 41

 

Hyrje

Palët e këtij Protokolli,

Palët në këtë protokoll

Duke qenë Palë në Konventen e Vienës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit,

Të ndërgjegjshëm për detyrimet e tyre sipas asaj Konvente për të marrë masat e duhura për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe të mjedisit përkundrejt efekteve negative që shkaktohen ose kanë të ngjarë të shkaktohen nga veprimtaritë njerëzore të cilat modifikojnë ose kanë të ngjarë të modifikojnë shtresën e ozonit,

Duke pranuar që emetimet në mbarë botën, të substancave të caktuara mund të hollojnë në mënyrë domethënëse dhe të ndryshojnë dukshëm shtresën e ozonit në një mënyrë të tillë që ka të ngjarë të shkaktojë efekte negative për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin,

Të vetëdijshëm për ndikimet e mundshme klimatike të emetimeve të këtyre substancave,

Të ndërgjegjshëm që masat e marra për mbrojtjen e shtresës së ozonit nga hollimi duhet të   jenë të bazuara në njohuritë shkencore përkatëse, duke marrë parasysh konsideratat teknike dhe ekonomike,

Të vendosur për mbrojtjen e shtresës së ozonit duke marrë masa paraprake për të kontrolluar më mënyrë të barabartë emetimet totale globale, të substancave që e hollojnë atë, me objektivin kryesor të eleminimit të tyre mbi bazat e zhvillimit të njohurive shkencore, duke marrë parasysh konsideratat teknike dhe ekonomike, duke patur parasysh nevojat për zhvillimin e vendeve në zhvillim,

Duke njohur që është kërkuar një dispozitë e veçantë për plotësimin e nevojave të vendeve në zhvillim, duke përfshirë dispozitën për burimet financiare shtesë dhe aksesin në teknologjitë bashkëkohore, duke patur parasysh që madhësia e fondeve të tilla është e parashikueshme dhe që mund të pritet që fonde të tilla të bëjnë një  ndryshim thelbësor në aftësitë botërore për të bërë shkencërisht të njohur problemin hollimit të shtresës së ozonit dhe të efekteve të dëmshme të saj,

Duke vënë re që tashmë janë marrë masa paraprake për kontrollin e emetimeve të klorfluorkarboneve të caktuara, në nivel kombëtar dhe rajonal,

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkime, zhivillimin dhe transferimin e teknologjive alternative në lidhje me kontrollin dhe reduktimin e emetimeve të substancave që hollojnë shtresën e ozonit, duke patur parasysh kryesisht nevojat e vendeve në zhvillim,

KANË RËNË DAKORT SI MË POSHTË:

Neni 1: Përkufizimet

Për qëllimet e këtij Protokolli:

  1. “Konventë” do të thotë, Konventa e Vienës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, adaptuar më 22 Mars 1985.
  1. “Palë” do të thotë, në rast se nuk është përcaktuar ndryshe nga teksti, Palët në këtë Protokoll.
  1.  “Sekretariat” do të thotë Sekretariati i Konventës.
  1. “Substanca të kontrolluara” do të thotë, një substancë në Aneksin A, Aneksin B,  Aneksin C ose Aneksin E të këtij protokolli, pavarësisht nëse ekziston e vetme apo në një përzierje. Ajo përfshin edhe izomerë të substancave të tilla, përveç atyre që janë specifikuar në Anekset përkatëse, por përjashton çdo substancë apo përzierje të kontrolluar e cila ndodhet në një produkt të prodhuar, i ndryshëm nga një kontenier që përdoret për transportimin apo magazinimin e asaj substance.
  1. “Prodhim” do të thotë, sasia e substancave të kontrolluara, minus sasinë e atyre që eleminohen nga teknologjitë që aprovohen nga Palët, dhe minus sasinë totale të përdorur si lëndë e parë për prodhimin e kimikateve të tjera. Sasia e ricikluar dhe e ripërdorur nuk merret në konsideratë si “prodhim”
  1. “Konsum” do të thotë, prodhimi plus importet, minus eksportet e substancave të kontrolluara.
  1. “Nivele të llogaritura” të prodhimit, importit, eksportit dhe konsumit nënkuptojnë nivelet e përcaktuara në përputhje me Nenin 3.
  1. “Racionalizim industrial” do të thotë, transferimin e të gjithë ose të një pjese të nivelit të llogaritur të prodhimit të çdo Pale të një tjetër, për qëllime të arritjes së efikasitetit ekonomik ose në përgjigje të reduktimeve të parashikuara në furnizime si rezultat i mbylljes së fabrikave.

Neni 2: Masat e Kontrollit

  1. Përfshirë në Nenin 2A.
  1. Zëvendësuar nga Neni 2B.
  1. Zëvendësuar nga Neni 2A.
  1. Zëvendësuar nga Neni 2A.
  1. Çdo palë, për një ose më shumë periudha kontrolli, mund t’i transferojë një Pale tjetër çdo pjesë të nivelit të saj të llogaritur të prodhimit, e përcaktuar në Nenin 2A deri në 2F dhe Nenin 2H, parashikuar që nivelet totale të kombinuara të llogaritura të prodhimit të Palëve që janë të interesuara për çdo grup të substancave të kontrolluara nuk e tejkalojnë kufirin e prodhimit të përcaktuar në këto Nene për atë grup. Kjo trasfertë prodhimi duhet ti bëhët me dije Sekretariatit nga çdo Palë në fjalë, duke deklaruar kushtet e një trasferimi të tillë dhe periudhën për të cilën do të zbatohet.
  1. bis.   Çdo Palë që nuk operon në përputhje me paragrafin 1 të Nenit 5,për një ose më shumë periudha kontrolli, mund të transferojë te një Palë tjetër çdo pjesë të nivelit të llogaritur të konsumit të përcaktuar në Nenin 2F, parashikuar që niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A të Palës që transferon pjesë të nivelit të saj të llogaritur të konsumit, nuk e kalon 0.25 kilogram për frymë në vitin 1989 dhe që nivelet totale të kombinuara të konsumit të Palëve që janë të interesuara nuk i tejkalojnë kufinjtë e konsumimit të përcaktuara në Nenin 2F. Një transferim i tillë i konsumit do t’i bëhet i ditur Sekretariatit nga çdo Palë në fjalë, duke deklaruar kushtet e një transferimi të tillë dhe periudhën për të cilën zbatohet
  1. Çdo Palë që nuk operon në përputhje me Nenin 5, që ka pajisjet për prodhimin e substancave të kontrolluara të Aneksit A ose Aneksit B, që janë nën prodhim ose janë kontraktuar përpara datës 16 Shtator 1987, dhe që janë parashikuar në legjslacionin kombëtar përpara datës 1 Janar 1987, mund të shtojnë prodhimin nga këto pajisje të prodhimit të vitit 1986 të substancave të tilla për qëllim të përcaktimit të nivelit të saj të llogaritur të prodhimit për vitin 1986, parashikuar që këto pajisje janë përfundurar deri më 31 Dhjetor 1990 dhe që një prodhim i tillë nuk e rrit nivelin vjetor të llogaritur të konsumit të substancave të kontrolluara të këtij vendi Palë mbi 0,5 kilogram për frymë.
  1. Çdo transferim i prodhimit në përputhje me paragrafin 5 ose çdo shtesë e prodhimit në përputhje me paragrafin 6 do t’i njoftohet Sekrtetariatit, jo më vonë se koha e transferimit ose e shtesës së prodhimit.
  1. (a) Të gjitha Palët që janë Shtete Anëtare të një organizate rajonale të integrimit ekonomik siç është përcaktuar në Nenin 1(6) të Konventës mund të bien dakort që ato mund të plotësojnë së bashku detyrimet e tyre duke respektuar konsumin sipas këtij Neni dhe Neneve 2A deri në 2I, parashikuar që niveli total i llogaritur, i kombinuar i konsumit të tyre të mos e tejkalojë nivelin e kërkuar nga ky Nen dhe Nenet 2A deri 2I

(b) Palët e çdo marrëveshjeje të tillë do të informojnë Sekretariatin për kushtet e marrëveshjes, përpara datës së reduktimit të konsumit me të cilin ka të bëjë marrëveshja.

(c) Një marrëveshje e tillë do të bëhet operative vetëm në qoftëse të gjithë Shtetet Anëtare të organizatës rajonale për integrim ekonomik dhe të organizatës që ka lidhje me to, janë Palë në Protokoll dhe kanë njoftuar Sekretariatin për mënyrën e tyre të implementimit.

  1. (a) Bazuar në vlerësimin e bërë në përputhje me Nenin 6, Palët mund të vendosin nëse:

(i) Duhet të bëhen përshtatje/rregullime për potenacialet që hollojnë ozonin të specifikuar në Aneksin A, Aneksin B, Aneksin C dhe/ose Aneksin E dhe nëqoftëse po, çfarë rregullimesh duhet të bëhen; dhe

(ii) Duhet të ndërmerren rregullime të mëtejshme dhe reduktime të prodhimit ose konsumimit të substancave të kontrolluara, dhe nëse po, cili duhet të jetë qëllimi, sasia dhe afati kohor i këtyre rregullimeve;

(b) Propozimet për rregullime të tilla duhet t’i komunikohen Palëve nga Sekretariati të paktën gjashtë muaj përpara mbledhjes së Palëve në të cilën ato janë propozuar për adaptim;

(c) Në marrjen e vendimeve të tilla, Palët do të bëjnë çdo përpjekje për të arritur marrvëshje me konsensus. Nëqoftëse janë konsumuar të gjitha përpjekjet për të arritur konsensusin, dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje, si mundësi e fundit, mbetet që vendime të tilla të adaptohen me dy të tretat e shumicës së votave të Palëve të pranishme dhe që votojnë, duke përfaqësuar të paktën shumicën e Palëve që operojnë sipas Paragarfit 1 të Nenit 5, që janë të pranishme dhe që votojnë dhe një shumicë të palëve që nuk operojnë në këtë mënyrë dhe që janë të pranishme dhe që votojnë;

(d) Vendimet, të cilat do të jenë të detyrueshme për të gjitha Palët, do t’i komunikohen menjëherë Palëve nga Depozituesi. Me përjashtim kur parashikohet ndryshe në vendim, ato do të hyjnë në fuqi në mbarim të muajit të gjashtë nga data e qarkullimit të komunikimit nga Depozituesi.

  1. Bazuar në vlerësimet e bëra në përputhje me Nenin 6 të këtij Protokolli dhe në përputhje me proçedurën e përcaktuar në Nenin 9 të Konventës, Palët mund të vendosin:

(a) nëse ndonjë substancë, do të shtohet ose do të hiqet nga ndonjë Aneks i këtij Protokolli, dhe nëse ka të tilla, cilat janë ato, dhe

(b) mekanizmi, qëllimi dhe afati kohor i masave të kontrollit që duhet të zbatohen për këto substance;

  1. Pa cënuar dispozitat që përfshihen në këtë Nen, dhe në Nenet 2A deri në 2I , Palët mund të marrin masa më të rrepta se ato që kërkohen nga ky Nen dhe Nenet 2A deri 2I.

 

Neni 2A: CFCs

  1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën 12 mujore, duke filluar nga dita e parë e muajit të shtatë pas hyrjes në fuqi të këtij Protokolli, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i saj i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk i tejkalon nivelet e saj të llogaritura për konsum në vitin 1986. Nga fundi i të njëjtës periudhë, çdo Palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca do të sigurojë që niveli i saj i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk e tejkalon nivelin e saj të llogaritur të prodhimit në vitit 1986, me përjashtin kur ky nivel mund të jëtë rritur me jo më shumë se dhjetë përqind bazuar në nivelin e vitit 1986. Një rritje e tillë do të lejohet vetëm për të plotësuar nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas Nenit 5 dhe për qëllime të racionalizimit industrial midis Palëve.
  1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën nga data 1 Korrik 1991 deri më datë 31 Dhjetor 1992, nivelet e llogaritura të konsumit dhe prodhimit të substancave të kontrolluara të Grupit I të Aneksit A të mos tejkalojnë 150 përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit dhe konsumit të këtyre substancave në vitin 1986; me efekt nga data 1 Janar 1993, periudha dymbëdhjetë mujore e kontrollit për këto substanca të kontrolluara do të fillojë nga data 1 Janar deri më datë 31 Dhjetor çdo vit.
  1. Çdo Palë do të sigurojë për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk e tejkalon, në vit, njëzet e pesë përqind të nivelit të saj të llogaritur të konsumit në vitin 1986. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë substanca të tilla, për të njëjtat periudha, duke siguruar që niveli i saj i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk tejkalon, në vit, njëzet e pesë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sispas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit të tyre mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1996, dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto susbtanca, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të mos tejkalojë zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi me një sasi të barabartë me mesataren vjetore të prodhimit të tyre të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995-1997, gjithëpërfshirësë. Ky paragraf do të zbatohet me përjashitm të rastit kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit, që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2003 dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalojnë tetëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2005 dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalojnë pesëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2007 dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalojnë pesëmbëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre, të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2010 dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalojnë zeron.
  1. Për qëllim të llogaritjes së nevojave bazë të vendit, sipas paragrafit 4 deri 8 të këtij Neni, llogaritja e mesatares vjetore të prodhimit nga një Palë përfshin çdo të drejtë prodhimi që ai ka transferuar në përputhje me paragrafin 5 të Nenit 2 dhe përjashton çdo të drejtë prodhimi që ai ka siguruar në përputhje me paragrafin 5 të Nenit 2.

Neni 2B: Halonet

  1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1992, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, nuk tajkalon, në vit, nivelin e tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1986. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave nuk e tejkalon nivelin e tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Megjithatë në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi me jo më shumë se dhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.
  1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, nuk e tejkalon zeron. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të mos tejkalojë zeron. Megjithatë në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, deri më 1 Janar 2002 mund të tejkalojë atë kufi me jo më shumë se pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1986; si rrjedhojë, ato mund të tejkalojnë këtë limit me një sasi të barabartë me mesataren vjetore të prodhimit të tyre, të substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
  1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk tejkalon pesëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse.
  1. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 2010, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk tejkalon zeron.

 

Neni 2C: CFCs-së të tjera të halogjenizuara plotësisht

  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar që nga data   1 Janar 1993, niveli i tyre i llogaritur, i konsumit të substancave të kontrollura në Grupin I të Aneksit B nuk tejkalon, në vit, tetëdhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtën periudhë, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave nuk do të kalojë tetëdhjetë për qind, të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data   1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i tyre i konsumit të substancave të kontrollura në Grupin I të Aneksit B, nuk tejkalon, në vit, njëzet e pesë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk do të tejkalojë, në vit, njëzet e pesë për qind, të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
  1. Çdo palë do të sigurohet që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon një ose më shumë prej këtyre substancave, për të njëjtat periudha, do të sigurohet që niveli i llogaritur i prodhimit të këtyre substancave nuk e kalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas Paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, deri më 1 Janar 2003,  mund ta  tejkalojë këtë kufi deri më pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989; si rrjedhojë, mund ta tejkalojë atë limit me një sasi të barabartë me tetëdhjetë për qind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B për nevojat bazë të vendit për periudhën 1998 deri 2000, gjithëpërfshirëse. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
  1. Çdo palë do të sigurohet që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 2007, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalon pesëmbëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të tyre të këtyre substancave, për nevojat bazë të vendit për periudhën 1998 deri 2000, gjithëpërfshirëse.
  1. Çdo palë do të sigurohet që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 2010, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B, për nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalon zeron.

 

Neni 2D: Tetraklorur karboni

  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 1995, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të aneksit B, nuk tejkalon, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të konsumit të llogaritur në vitin 1989. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk do të tejkalojë, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë këtë kufi me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i  llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit B nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk e tejkalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1989. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.

 

Neni 2E: 1, 1, 1 trikloretani (metili kloroformat)

  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1993, niveli i llogaritur i konsumit të substancës së kontrolluar në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 1989.  Çdo palë që e prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substances, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur mund ta kalojë këtë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e tij të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substances, nuk do të tejkalojë, në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk do të tejkalojë zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, me deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1989. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.

 

Neni 2F: Hidroklorfluorkarbone

  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më 1 Janar 1996 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore të pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalojnë, në vit, shumën e:

(a) Dy pikë tetë përqind të nivelit të llogaritur të tyre të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A; dhe

(b) Nivelin e llogaritur tyre të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara  në Grupin I të aneksit C.

  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2004, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C nuk e tejkalon, në vit, gjashtëdhjetë e pesë për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2010, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasaardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, tridhjetë e pesë për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2015, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasaardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, dhjetë  për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2020, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasaardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, zero pikë pesë për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni. Megjithatë, ky konsum do të jetë i kufizuar për shërbimet e pajisjeve ftohëse dhe ajrit të kondicionuar që ekzistojnë në atë datë.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2030, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasaardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon zeron.
  1. Që nga data 1 Janar 1996, çdo palë do të përpiqet që të sigurojë që:

(a) Përdorimi i substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, është i kufizuar në ato aplikime ku substanca të tjera ose teknologji që janë më të përshtatshme për mjedisin nuk janë të mundura;

(b) Përdorimi i substancave të kontrolluara në grupin I të Aneksit C nuk është jashtë zonës së zbatimit që aktualisht plotësohen  për substancat e kontrolluara në Anekset A, B dhe C, me përjashtim të rasteve të veçanta për mbrojtjen e jetës ose të shëndetit të njeriut;

(c) Substancat e kontrolluara në Grupin I të aneksit C janë përzgjedhur për përdorim në një mënyrë që minimizon hollimin e shtresës së ozonit, duke përmbushur edhe konsideratat e tjera mjedisore të sigurisë dhe ato ekonomike.

  1. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2004, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, mesataren e:

(a) Shumës të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C dhe dy pikë tetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A; dhe

(b) Shumës të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C dhe dy pikë tetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A.

Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A siç është përcaktuar më lart.

 

Neni 2G: Hidrobromofluorkarbone

Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit C, nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancat, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk e tejkalon zeron. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.

 

Neni 2H: Bromid Metil

  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1995, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtën periudhë, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, në vit, nuk e tejkalon nivelin e llogaritur të prodhimit në vitin 1991. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1991.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1999, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit,  shtatëdhejtë e pesë për qind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, nuk e tejkalon, në vit, shtatëdhjetë e pesë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2001, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit,  pesëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, nuk e tejkalon, në vit, pesëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991.  Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2003, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit,  tridhjetë për qind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, nuk e tejkalon, në vit, tridhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991.  Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991.
  1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, nuk e tejkalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit, deri më 1 Janar 2002, mund të tejkalojë atë kufi, deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991; si rrjedhojë,  mund të tejkalojë atë kufi me një sasi të barabartë me mesataren vjetore të prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, për nevojat bazë të vendit për periudhën 1995 deri në 1998, gjithëpërfshirëse. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë kritike.
  1. bis.   Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk i tejkalon tetëdhjetë përqind të mesatares vjetore të prodhimit të substancave për nevojat bazë të vendit, për periduhën 1995 deri më 1988, gjithëpërfshirëse.
  1. ter.    Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2015, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, për nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nuk e tejkalon zeron.
  1. Nivelet e llogaritura të konsumit dhe të prodhimit sipas këtij Neni nuk duhet të përfshijnë sasitë e përdorura nga Palët për karantinë dhe aplikimet paradërgimore.

 

Neni 2I: Bromoklorometan

Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2002, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit dhe prodhimit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit C nuk e tejkalon zeron. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë kritike.

 

Neni 3: Llogaritja e niveleve të kontrollit

Për qëllime të Neneve 2, 2A deri 2I dhe 5, çdo Palë, për secilin grup të substancave të Aneksit A, Aneksit B, Aneksit C ose Aneksit E do të përcaktojë nivelin e saj të llogaritur të:

(a) Prodhimit duke:

(i)     shumëzuar prodhimin e saj vjetor të secilës substancë të kontrolluar me potencialin e hollimit të ozonit, i specifikuar në lidhje me të, në Aneksin A, Aneksin B, Aneksin C ose Aneksin E;

(ii)   mbledhur sëbashku, për secilin Grup, të dhënat që rezultojnë;

(b)   Importet dhe eksportet, përkatësisht, duke ndjekur, mutatis mutandis, proçedurën e përcaktuar në nënparagrafin   (a); dhe

(c)    Konsumin duke mbledhur sëbashku, nivelet e llogaritura të prodhimit dhe importeve duke zbritur nivelin e llogaritur të eksporteve siç përcaktohet në përputhje me nënparagrafin (a) dhe (b). Megjithatë, duke filluar nga data 1 Janar 1993, çdo eksport i substancave të kontrolluara te jo-Palët, nuk do të zbritet në llogaritjen e nivelit të konsumit të Palës eksportuese.

Neni 4: Kontrolli i tregtisë me jo-Palët

  1. Duke filluar më datë 1 Janar 1990, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Aneksin A, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll

1 bis.    Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Aneksin B, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

1 ter.    Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë importin e çdo substance të kontrolluar në Grupin II të Aneksit C, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

1 qua.  Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Aneksin E, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

1 quin. Duke filluar nga data 1 Janar 2004, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

1 sex.   Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë importin e substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit C, nga shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

  1. Duke filluar nga data 1 Janar 1993, çdo Palë do të ndalojë eksportin e çdo substance të kontrolluar në Aneksin A, për çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.

2 bis.    Duke filluar një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë eksportet e çdo substance të kontrolluar në Aneksin B, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

2 ter.    Duke filluar një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë eksportet e çdo substance të kontrolluar në Grupin II të Aneksit C, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll

2 qua.  Duke filluar një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë eksportet e substancave të kontrolluara në Aneksin E, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

2 quin. Duke filluar nga data 1 Janar 2004, çdo Palë do të ndalojë eksportet e substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

2 sex.   Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë eksportet substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit C, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

  1. Duke filluar më datë 1 Janar 1992, Palët, duke ndjekur proçedurat e Nenit 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të produkteve që përmbajnë substancat e kontrolluara në Aneksin A. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

3 bis.    Brenda tre viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët, duke ndjekur procedurat e Nenit 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të produkteve që përmbajnë substancat e kontrolluara në Aneksin B. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

3 ter.    Brenda tre viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët, duke ndjekur procedurat e Nenit 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të produkteve që përmbajnë substancat e kontrolluara në Grupin II të Aneksit C. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

  1. Duke filluar më datë 1 Janar 1994, Palët do të përcaktojnë realizueshmërinë e ndalimit ose kufizimit, nga Shtetet jo palë në këtë Protokoll, importin e produkteve të cilat janë prodhuar por nuk përmbajnë, substancat e kontrolluara në Aneksin A. Nëse përcaktohet e realizueshme, Palët, duke ndjekur proçedurat në Nenin 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të këtyre produkteve. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e këtyre produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

4 bis.    Brenda pesë viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët do të përcaktojnë realizueshmërinë e ndalimit ose kufizimit, nga Shtetet jo-palë në këtë Protokoll, importin e produkteve të cilat janë prodhuar por nuk përmbajnë, substancat e kontrolluara në Aneksin B. Nëse përcaktohet e realizueshme, Palët, duke ndjekur procedurat në Nenin 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të këtyre produkteve. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë ose kufizojnë importin e këtyre produkteve nga çdo shtet jo palë në këtë Protokoll.

4 ter.    Brenda pesë viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët do të përcaktojnë realizueshmërinë e ndalimit ose kufizimit, nga Shtetet jo-palë në këtë Protokoll, importin e produkteve të cilat janë prodhuar por nuk përmbajnë, substancat e kontrolluara në Grupin II të Aneksit C. Nëse përcaktohet e realizueshme, Palët, duke ndjekur procedurat në Nenin 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të këtyre produkteve. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë ose kufizojnë importin e këtyre produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.

  1. Çdo Palë merr përsipër, në masën më të mundshme, që të dekurajojë eksportin në çdo Shtet jo-palë në këtë Protokoll, të teknologjive për prodhimin dhe përdorimin e substancave të kontrolluara në Anekset A, B, C dhe E.
  1. Çdo Palë do të shmanget nga sigurimi i lehtësirave, ndihmave, kredive, garancive dhe programeve të sigurimeve për eksportet me shtetet jo-Palë në këtë Protokoll, të produkteve, pajisjeve, fabrikave apo teknologjive që do të lehtësojnë prodhimin e substancave të kontrolluara në Anekset A, B, C dhe E.
  1. Paragrafët 5 dhe 6 nuk do të zbatohen për produktet, pajisjet, fabrikat apo teknologjitë që përmirësojnë mbajtjen, rekuperimin, riciklimin apo shkatërrimin e substancave të kontrolluara, nxisin zhvillimin e substancave alternative, ose ndryshe kontribuojnë në reduktimin e emetimeve të substancave të kontrolluara në Anekset A, B, C dhe E.
  1. Pa cënuar dispozitat e këtij Neni, importet dhe eksportet referuar në paragrafët 1 deri 4 ter të këtij Neni, mund të lejohen nga, dhe në, çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll, nëse ky shtet është përcaktuar, nga mbledhja e Palëve, që është në përputhshmëri të plotë me Nenin 2, Nenet 2A deri 2I dhe me këtë Nen, dhe për këtë qëllim ka dorëzuar të dhëna sic specifikohet në Nenin 7.
  1. Për qëllim të këtij Nenin, termi ‘Shtet jo-palë në këtë Protokoll’ do të përfshijë, në lidhje me një substnacë të veçantë të kontrolluar, një Shtet ose një organizatë rajonale të integrimit ekonomik, që nuk ka rënë dakord që ti nënshtrohet masave të kontrollit që ndikojnë atë substancë.
  1. Duke filluar nga data 1 Janar 1996, Palët do të marrin në konsideratë për të amenduar këtë Protokoll në mënyrë që të zgjerohen masat në këtë Nen, për të tregtuar substancat e kontrolluara në Grupin I të Aneksit C dhe në Aneksin E, me Shtetet jo-palë në këtë Protokoll.

Neni 4A: Kontrolli i tregtisë me Palët

  1. Në rastet kur, pas kalimit të datës së aplikueshme për eliminimin e një substance të kontrolluar, një Palë, megjithëse ka marrë të gjitha hapat praktike, nuk është në gjendje për të përmbushur detyrimet e Protokollit, që të ndalojë prodhimin e kësaj substance për konsum vendas, me përjashtim të përdorimeve të tjera të rëna dakord nga palët që janë thelbësore, ajo do të ndalojë eksportin e sasive të përdorura, ricikluara dhe rikuperuara të kësaj substance, për qëllime të tjera përveç shkatërrimit.
  1. Paragrafi 1 i këtij Neni do të zbatohet pa cënuar funksionimin e Nenit 11 të Konventës dhe proçedurat e mospërputhshmërisë të hartuara në Nenin 8 të këtij Protokolli.

Neni 4B: Liçensimi

  1. Çdo Palë, nga data 1 Janar 2000 ose brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Neni, cilado qoftë kjo e fundit, do të krijojë dhe do të implementojë një sistem për liçencimin e importit dhe eksportit të substancave të kontrolluara të reja, të ricikluara ose të rikuperuara në Anekset A, B, C dhe E.
  1. Pa cënuar paragrafin 1 të këtij Neni, çdo Palë që operon sipas paragrafit 1 të Nenit 5, e cila vendos që nuk është në gjendje të krijojë dhe të implementojë një sistem për liçencimin e importit dhe eksportit të substancave të kontrolluara në Anekset C dhe E, mund ta shtyjë marrjen e këtyre vendimeve, deri më datë 1 Janar 2005 dhe 1 janar 2002, respektivisht.
  1. Çdo palë, brenda tre muajve nga data e futjes së sistemit të liçencimit, do t’i raportojë Sekretariatit për krijimin e këtij sistemi.
  1. Sekretariati, periodikisht, do të përgatisë dhe do të qarkullojë në të gjitha Palët, një listë të të gjitha Palëve që kanë raportuar për sistemin e liçencimit dhe do t’ia kalojë këtë informacion Komitetit të Implementimit për vlerësim dhe rekomandime të duhura për Palët.

 

Neni 5: Situata e veçantë e vendeve në zhvillim

  1. Çdo palë që është një vend në zhvillim dhe niveli i llogaritur i konsumit të substancave në Aneksin A është më pak se 0.3 kilogramë për frymë në datën e hyrjes në fuqi të Protokollit për atë Shtet, ose çdo kohë më pas deri më datë 1 Janar 1999, në mënyrë që të plotësojë kërkesat bazë të vendit, do të ketë të drejtë të vonojë për dhjetë vjet përmbushjen e masave të kontrollit, të përcaktuara në Nenet 2A deri 2E, siguruar që çdo amendament i mëvonshëm i përmirësimëve ose Amendament i adaptuar në Mbledhjen e Dytë të Palëve në Londër, 29 Qershor 1990, do të zbatohet për Palët që operojnë sipas këtij paragrafi pasi është kryer rishikimi i parashikuar në paragrafin 8 të këtij Neni dhe do të bazohet në përfundimet e këtij rishikimi.

1 bis.    Palët, duke marrë në konsideratë rishikimin e referuar në paragrafin 8 të këtij Neni, vlerësimet e bëra ne përputhje me Nenin 6 dhe çdo informacion tjetër përkatës, do të vendosin deri më 1 Janar 1996, nëpërmjet proçedurës të përcaktuar në paragrafin 9 të Nenit 2:

(a)    Në lidhje me paragrafët 1 deri 6 të Nenit 2F, cili vit bazë, nivelet fillestare, planifikimet e kontrolleve dhe datën e eliminimit, për konsumimin e substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, do të zbatohen për Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni;

(b)   Në lidhje me Nenin 2G, cila datë për eliminimin për prodhimin dhe konsumimin e substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit C do të zbatohen për Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni; dhe

(c)    Në lidhje me Nenin 2H, cili vit bazë, nivelet fillestare dhe planifikimet e kontrolleve për konsumimin dhe prodhimin e substancave të kontrolluara në Aneksin E, do të zbatohen për Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni.

  1. Megjithatë, çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, nuk do të tejkalojë as nivelin vjetor të llogaritur të konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin A prej 0.3 kilogramë për frymë dhe as nivelin vjetor të llogaritur të konsumit të substancave të kontrolluara të Aneksit B prej 0.2 kilogramë për frymë.
  1. Gjatë implementimit të masave të kontrollit të përcaktuara në Nenet 2A deri 2E, çdo Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni do të jetë e lejuar të përdorë:

(a)    Për substancat e kontrolluara sipas Aneksit A, ose mesataren e nivelit të konsumit vjetor të llogaritur për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse, ose nivelin e llogaritur të konsumit prej 0.3 kilogramë për frymë, cilado që të jetë më e ulëta, si bazë për të përcaktuar përputhjen me masat e kontrollit në lidhje me konsumin;

(b)   Për substancat e kontrolluara sipas Aneksit B, mesataren e nivelit të konsumit të llogaritur vjetor për periudhën 1998 deri 2000, gjithëpërfshirëse, ose një nivel të llogaritur të konsumit prej 0.2 kilogramësh për frymë, cilado që të jetë më e ulëta, si bazë për të përcaktuar përputhjen me masat e kontrollit në lidhje me konsumin;

(c)    Për substancat e kontrolluara sipas aneksit A, ose mesataren e nivelit të prodhimit vjetor për periudhën 1995 deri 1997, gjithëpërfshirëse, ose një nivel të llogaritur të prodhimit prej 0.3 kilogramë për frymë, cilado që të jetë më e ulëta, si bazë për të përcaktuar përputhjen me masat e kontrollit në lidhje me prodhimin;

(d)   Për substancat e kontrolluara sipas aneksit B, ose mesataren e nivelit të prodhimit vjetor për periudhën 1998 deri 2000, gjithëpërfshirëse, ose një nivel të llogaritur të prodhimit prej 0.2 kilogramë për frymë, cilado që të jetë më e ulëta, si bazë për të përcaktuar përputhjen me masat e kontrollit në lidhje me prodhimin;

  1. Në qoftë se një palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, në çdo kohë përpara se detyrimet e masave të kontrollit në Nenet 2A deri 2I, bëhen të zbatueshme për të, e gjen veten të paaftë që të sigurojë një furnizim të duhur me substanca të kontrolluara, mund të njoftojë Sekretariatin për këtë. Sekretariati do t’i drejtojë një kopje të këtij njoftimi Palëve, të cilat do të marrin në konsideratë çështjen në mbledhjen e radhës dhe do të vendosin për masat e përshtatshme që duhen marrë.
  1. Zhvillimi i kapaciteteve për të përmbushur detyrimet e Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni, që të përputhen me masat e kontrollit të përcaktuara në Nenet 2A deri 2E dhe Nenin 2I dhe çdo masë kontrolli  në Nenet 2F deri 2H të cilat janë përcktuar në përputhje me paragrafin 1 bis të këtij Neni, dhe implementimi i tyre nga po të njëjtat Palë, do të varet në implementimin efektiv të bashkëpunimit financiar siç është parashikuar në Nenin 10 dhe transferimi i teknologjisë siç është parashikuar në Nenin 10 A.
  1. Çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, mundet, në çdo kohë, të njoftojë me shkrim Sekretariatin se, pasi ka ndërmarrë të gjitha hapat praktike nuk është në gjendje të implementojë ndonjë ose të gjitha detyrimet e përcaktuara në Nenet 2A deri 2E dhe Neni 2I, ose ndonjë ose të gjitha detyrimet në Nenet 2F deri 2H që janë përcaktuar në përputhje me paragrafin 1 bis të këtij Neni, për shkak të implementimit të papërshtatshëm të Nenit 10 dhe 10A. Sekretariati do t’i transmetojë një kopje të njoftimit Palëve, të cilat do ta marrin në konsideratë çështjen në mbledhjen e radhës, duke i kushtuar vëmendjen e duhur paragrafit 5 të këtij Neni dhe do të vendosin për masat e përshtatshme që duhet të ndërmerren.
  1. Gjatë periudhës midis njoftimit dhe Mbledhjes së Palëve, në të cilën do të vendosen masat e përshtatshme të referuara në paragrafin 6 më lart, ose për një periudhë të mëvonshme, nëse vendoset kështu nga Mbledhja e Palëve, proçedurat e mospërputhjes të referuara në Nenin 8 nuk do të zbatohen kundrejt Palës njoftuese.
  1. Një Mbledhje e palëve do të rishikojë, jo më vonë se viti 1995, situatën e Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni, duke përfshirë implementinin efektiv të bashkëpunimit financiar dhe transferimin e teknologjisë tek to, dhe do të adaptojë rishikime të tilla që mund të shihen të arsyeshme, duke marrë parasysh axhendën e masave të kontrollit që janë të zbatueshme për ato Palë.

8 bis.    Bazuar në konkluzionet e rishikimit të referuar në paragrafin 8 më lart:

(a) Në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksit A, një Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, në mënyrë që të plotësojë nevojat bazë të vendit, do ti lejohet të vonojë dhjetë vjet, përputhshmërinë e tij me masat e kontrollit, të adaptuara nga Mbledhja e Dytë e Palëve në Londër, 29 Qershor 1990, dhe referencat me Nenet 2A dhe 2B të Protokollit do të lexohen në përputhje me rrethanat;

(b) Në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksin B, një Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, në mënyrë që të plotësojë nevojat bazë të vendit, do ti lejohet të vonojë dhjetë vjet, përputhshmërinë e tij me masat e kontrollit, të adaptuara nga Mbledhja e Dytë e Palëve në Londër, 29 Qershor 1990, dhe referencat me Nenet 2C deri 2E të Protokollit do të lexohen në përputhje me rrethanat;

8 ter.    Në përputhje me paragarfin 1 bis më lart:

a) Çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2006, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 2015. Duke filluar më datë 1 Janar 2016, çdo Palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të përputhet me masat e kontrollit të përcaktuara në paragrafin 8 të Nenit 2F dhe si bazë e përputhmërisë së tij me këto masa kontrolli, do të përdorë mesataren  e nivelit të tij të llogaritur të prodhimit dhe konsumit në vitin 2015;

b) Çdo palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2040, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i saj i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk tejkalon zeron;

c) Çdo Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni do të përputhet me Nenin 2G;

d) Në lidhje me substancat e kontrolluara që përmbahen në Aneksin E:

(i) Duke filluar nga data 1 Janar 2002, çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të përputhet  me masat e kontrollit të përcaktuara në paragrafin 1 të Nenit 2H, dhe si bazë të përputhshmërisë me këto masa kontrolli, do të përdorë mesataren e nivelit të llogaritur vjetor të konsumit dhe  prodhimit, përkatësisht, për periudhën 1995 deri 1998, gjithëpërfshirëse;

(ii) Çdo Palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit dhe prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk tejkalon, në vit, tetëdhjetë përqind të mesatares të nivelit të llogaritur vjetor të konsumit dhe prodhimit, përkatësisht, për periudhën nga viti 1995 deri në vitin 1998, gjithëpërfshirëse.

(iii) Çdo Palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2015, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit dhe prodhimit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk tejkalon zeron. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë kritike.

(iv) Nivelet e llogaritura të konsumit dhe prodhimit sipas këtij nën paragrafi nuk do të përfshijnë sasitë e përdorura nga Palët karantinë dhe aplikimet paradërgimore.

  1. Vendimet e Palëve të referuara në paragrafët 4, 6 dhe 7 të këtij Neni do të merren sipas të njëjtës proçedurë të zbatuar për vendimmarrje sipas Nenit 10.

 

Neni 6: Vlerësimi dhe rishikimi i masave të kontrollit

Duke filluar që në vitin 1990, dhe të paktën çdo katër vjet më pas, Palët do të vlerësojnë masat e kontrollit të parashikuara në Nenin 2 dhe Nenet 2A deri 2I, mbi bazat e informacionit të disponueshëm shkencor, mjedisor, teknik dhe ekonomik. Të paktën një vit përpara çdo vlerësimi, Palët do të grumbullojnë panelet përkatëse të ekspertëve të kualifikuar në fushat e përmendura dhe do të përcaktojnë përbërjen dhe termat e referencës të çdo paneli të tillë. Brenda një viti të mbledhjes, panelet do të raportojnë konkluzionet e tyre te Palët nëpërmjet Sekretariatit

 

Neni 7: Raportimi i të dhënave

  1. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit, brenda tre muajve pasi është bërë Palë, të dhënat statistikore për prodhimin, importimin dhe eksportimin e çdo substance të kontrolluar në Aneksin A për vitin 1986, ose llogaritjet më të mira të mundshme të këtyre të dhënave kur të dhënat aktuale nuk janë të mundshme.
  1. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore mbi prodhimin, importin dhe eksportin e cdo substance të kontrolluar në:

- Aneksin B dhe Anekset I dhe II të Grupit C për vitin 1989;

- Aneksin E për vitin 1991,ose llogaritjet më të mira të mundshme të këtyre të dhënave kur të dhënat aktuale nuk janë të mundshme, jo më vonë se tre muaj nga data kur dispozitat e përcaktuara në Protokoll në lidhje me substancat në Anekset B, C dhe E përkatësisht, hyjnë në fuqi për atë Palë.

  1. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore mbi prodhimin e tyre vjetor ( siç është përcaktuar në paragrafin 5 të Nenit 1), për çdo substancë të kontrolluar në Anekset A, B, C dhe E dhe, më vete, për çdo substancë,

- Sasitë e përdorura si lëndë e parë

- Sasitë shkatërruara nga tekonologjitë e miratuara nga Palët, dhe

- Importet nga dhe eksportet tek Palët dhe jo-Palët përkatësisht, për vitin gjatë të cilit dispozitat në lidhje me substancat në Anekset A, B, C dhe E përkatësisht, hyjnë në fuqi për atë Palë dhe për çdo vit pasardhës. Çdo Palë do t’i dërgojë Sekretariatit të dhënat statistikore për sasinë vjetore të substancave të kontrolluara të renditura në Aneksin E të përdorura për karantinë dhe aplikimet paradërgimore.Të dhënat duhet të dorëzohen jo më vonë se nëntë muaj pas fundit të vitit për të cilin kanë lidhje ato të dhëna.

3 bis.    Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore të vëçanta të importeve dhe eskporteve vjetore për çdo substancë të kontrolluar, të renditur në Grupin II të Aneksit A dhe Grupin I të Aneksit C të cilat janë ricikluar.

  1. Për Palët që operojnë sipas dispozitave të paragrafit 8 (a) të Nenit 2, kërkesat në paragrafët 1, 2, 3 dhe 3 bis të këtij Neni, në lidhje me të dhënat statistikore për importet dhe eksportet, duhet të përmbushen nëse organizatat rajonale për integrim ekonomik në lidhje me to sigurojnë të dhëna për importet dhe eksportet midis organizatës dhe Shteteve që nuk janë anëtare të asaj organizate.

 

Neni 8: Mos përputhshmëria

Palët, në mbledhjen e tyre të parë, do të marrin në konsideratë dhe do të miratojnë proçedurat dhe mekanizmat institucional, për përcaktimin e mos përputhshmërisë me dispozitat e këtij Protokolli dhe për trajtimin e Palëve të cilat zbulohen që janë në mospërputhje.

 

Neni 9: Kërkimi, zhvillimi, ndërgjegjësimi i publikut dhe shkëmbimi i informacionit

  1. Palët do të bashkëpunojnë, në përputhje me ligjet, rregullat dhe praktikat e tyre kombëtare dhe duke marrë në konsideratë, në veçanti, nevojat e vendeve në zhvillim, duke promovuar, drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet organeve kompetente ndërkombëtare, kërkimin, zhvillimin dhe shkëmbimin e informacionit për:

(a)    teknologjitë më të mira për përmirësimin e amablazhimit, rekuperimit, riciklimit, ose eleminimit të substancave të kontrolluara apo me fjalë të tjera të reduktimit të emetimeve të tyre;

(b)   alternativat e mundshme ndaj substancave të kontrolluara, produkteve që përmbajnë substanca të tilla, dhe produkteve të prodhuara nga ato; dhe

(c)    kostot dhe përfitimet nga strategjitë përkatëse të kontrolllit.

  1. Palët, individualisht, bashkarisht apo nëpërmjet organeve kompetente ndërkombëtare do të bashkëpunojnë në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut ndaj efekteve mejdisore të emetimeve të substancave të kontrolluara dhe substancave të tjera që e hollojnë shtresën e ozonit.
  1. Brenda dy viteve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli dhe çdo dy vjet pas kësaj, çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit një përmbledhje të aktiviteteve që ajo ka zhvilluar në përputhje me këtë Nen.

 

Neni 10: Mekanizmi financiar

  1. Palët do të krijojnë një mekanizëm për qëllimet e arritjes së bashkëpunimit financiar dhe teknik, duke përfshirë transferimin e teknologjive, tek palët që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5 të këtij Protokolli, për të bërë të mundur përputhjen e tyre me masat e kontrollit të përcaktuara në nenet 2A deri 2E dhe Nenit 2I dhe të çdo mase kontrolli në Nenet 2F deri 2H, të cilat janë vendosur në përputhje me paragrafin 1 bis të Nenit 5 të Protokollit. Mekanizmi, kontributet ndaj të cilit do të jenë shtesë ndaj transfertave të tjera financiare, të palëve që operojnë sipas atij paragrafi, duhet të plotësojë të gjitha kostot e shtuara të këtyre Palëve, për të cilat ato kanë rënë dakort, në mënyrë që të sigurojë përputhjen e tyre me masat e kontrollit të protokollit. Një listë treguese e kostove të shtuara do të vendoset nga mbledhja e Palëve.
  1. Mekanizmi i krijuar sipas paragrafit 1 do të përfshijë një Fond Multilateral. Ai mund të përfshijë gjithashtu mjete të tjera për bashkëpunimin shumëpalësh, rajonal dhe dypalësh.
  1. Fondi Multilateral do të:

(a)    Mblidhet, për një grant ose baza koncensionale si të jetë e përshtatshme dhe sipas kritereve që do të vendosen nga palët, kostot e shtuara për të cilat ato kanë rënë dakord;

(b)   Financojë funksionet e zyrës qëndrore për të:

(i)  Ndihmuar Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, nëpërmjet studimeve specifike të vendeve dhe bashkëpunimit teknik, për të identifikuar nevojat e tyre për bashkëpunim;

(ii)  Lehtësuar bashkëpunimin teknik për të përmbushur këto nevoja të identifikuara;

(iii)  Shpërndarë, siç është parashikuar në Nenin 9, informacion dhe materiale përkatëse, të bëjë seminare, trajnime dhe aktivitete të tjera si këto, për përfitim të Palëve që janë vende në zhvillim;

(iv)  Lehtësuar dhe monitoruar bashkëpunimet e tjera rajonale dhe bilaterale të Palëve që janë vende në zhvillim;

(c) Do të financojë shërbimet sekretariale të Fondit Multilateral dhe shpenzimet mbështetëse në lidhje me to.

  1. Fondi Multilateral do të operojë nën autoritetin e Palëve, të cilat do të vendosin për politikat e tij të përgjithshme.
  1. Palët do të krijojnë një Komitet Ekzekutiv për të zhvilluar dhe monitoruar implementimin e politikave vepruese specifike, udhëzimet dhe planifikimet administrative, duke përfshirë disbursimin e resurseve, për qëllim të arritjes së objektivave të Fondit Multilateral. Komiteti ekzekutiv do të shkarkojë detyrat dhe përgjegjësitë, të specifikuara në kushtet e referencës siç është rënë dakord nga Palët, me bashkëpunimin dhe ndihmën e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore), Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ose agjenci të tjera të përshtatshme në varësi të ekspertizës që ato kanë. Anëtarët e komitetit ekzekutiv, të cilët do të përzgjidhen, në bazë të një përfaqësimi të balancuar të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5 dhe t Palët që nuk operojnë në këtë mënyrë do të autorizohen nga Palët.
  1. Fondi Multilateral do të financohet nga kontributet prej Palëve që nuk operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5 në monedhë të konvertueshme, ose në situata të veçanta, në natyrë dhe/ose monedhën vendase, mbi bazën e shkallës së vlerësimit të Kombeve të Bashkuara. Do të inkurajohen kontribute nga Palët e tjera. Bashkëpunimi bilateral dhe në raste të veçanta, kur bihet dakord me një vendim të palëve, bashkëpunimi rajonal, deri në një përqindje dhe me çdo kriter që do të specifikohet nga Palët, mund të konsiderohet si kontribut për Fondin Multilateral, duke siguruar që ky bashkëpunim, si minimum:

(a)     Lidhet ngushtë me përputhshmërinë me dispozitat e këtij Protokolli;

(b)   Sigurohen resurse shtesë;

(c)    Pranon kostot e shtuara të rëna dakord.

  1. Palët do të vendosin për buxhetin e programit të Fondit Multilateral për çdo periudhë fiskale dhe sipas përqindjes së kontributeve të Palëve individuale në të.
  1. Resurset në Fondin Multilateral do të shpërndahen me marrëveshjen e palëve përfituese.
  1. Vendimet nga Palët nën këtë Nen, do të merren me konsensus sa herë që të jetë e mundur. Në qoftë se të gjitha përpjekjet për konsensus janë ezuaruar dhe nuk kanë arritur një marrëveshje, vendimet do të adaptohen me dy të tretat e votave të shumicës sëë Palëve që janë të pranishme dhe votojnë, duke përfaqësuar një shumicë të Palëve që operojnë sipas paragarfit 1 të Nenit 5, janë të pranishëm dhe votojnë, dhe një shumicë të palëve që nuk operojnë sipas këtij paragrafi që janë të pranishëm dhe votojnë.
  1.  Mekanizmi financiar i përcaktuar në këtë Nen është pa cënuar ndonjë rregullim në të ardhmen që mund të zhvillohet duke pasur parasysh çështje të tjera mjedisore.

 

Neni 10A: Transferimi i teknologjisë

Çdo palë do të ndërmarrë çdo hap praktik, në përputhje me programet mbështetur nga mekanizmi financiar, për të siguruar:

(a)    që teknologjia më e mirë e mundshme, e sigurt nga pikëpamja mjedisore dhe teknologji të tjera të lidhura me të, të transferohen shpejt tek Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5;dhe

(b)   që transfertat e referuara në nënparagrafin (a) bëhen sipas kushteve të drejta dhe favorizuese.

Neni 11: Mbledhjet e palëve

  1. Palët do të zhvillojnë mbledhjet e tyre në intervale të rregullta kohore. Sekretariati do të bëjë mbledhjen e parë të Palëve jo më vonë se një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij Protokolli dhe në ndërthurje me një mbledhje të Konferencës së Palëve të Konventës, nëse një mbledhje e kësaj të fundit është planifikuar për këtë periudhë.
  1. Mbledhjet zakonshme të radhës të Palëve, me përjashtim nëse është vendosur ndryshe, do të zhvillohen në ndërthurje me mbledhjet e Konferencës së Palëve të Konventës. Mbledhjet e jashtëzakonshme të Palëve do të zhvillohen aq herë sa konsiderohet e nevojshme nga mbledhja e Palëve, ose me një kërkesë me shkrim të çdo Pale, duke siguruar që, brenda gjashtë muajve pasi një kërkesë e tillë i është komunikuar atyre nga Sekretariati, të jetë mbështetur nga të paktën një e treta e Palëve.
  1. Palët, në mbledhjen e tyre të parë do të:

(a)    adaptojnë me konsensus rregullat proçeduriale për mbledhjet e tyre;

(b)   adaptojnë me konsensus rregullat financiare duke i’u referuar paragafit 2 të Nenit 13;

(c)    krijojnë panelet dhe përcaktojnë kushtet e referencës duke iu referuar Nenit 6;

(d)   marrin në konsideratë dhe aprovojnë proçedurat dhe mekanizmin institucional të specifikuar në Nenin 8; dhe

(e)    fillojnë përgatitjen për planet e punës në përputhje me paragrafin 3 të Nenit 10.

  1. Funksionet e Mbledhjes së Palëve do të jenë:

(a)    rishikimi dhe implementimi i këtij Protokolli;

(b)   të vendosë për çdo ndryshim apo reduktim në përputhje me paragrafin 9 të Nenit 2.

(c)    të vendosë për çdo shtesë, futje ose lëvizje nga ndonjë aneks i substancave dhe masave të kontrollit që kanë lidhje me to, në përputhje me paragrafin 10 të Nenit 2;

(d)   të krijojë, kur është e nevojshme, udhëzimet ose proçedurat për raportimin e informacionit siç është përcaktuar në Nenin 7 dhe në paragrafin 3 të Nenit 9;

(e)    të rishikojë kërkesat për asistencë teknike që bëhen, dorëzuar në përputhje me paragrafin 2 të Nenit 10;

(f)    të rishikojë raportet e përgatitura nga sekretariati në përputhje me nënparagrafin (c) të Nenit 12;

(g)   të vlerësojë në përputhje me Nenin 6, masat e kontrollit;

(h)   të marrë në konsideratë dhe adaptojë, siç kërkohet, propozimet për ndryshimet e këtij Protokolli apo të çdo aneksi dhe për çdo aneks të ri.

(i)     të marrë në konsideratë dhe adaptojë, buxhetin për implementimin e këtij Protokolli; dhe

(j)     të marrë në konsideratë dhe ndërmarrë ndonjë veprim shtesë që mund të kërkohet për arritjen e qëllimit të këtij Protokolli.

  1. Kombet e Bashkuara, agjensitë e tyre të specializuara dhe Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, si dhe çdo Shtet jo-Palë në këtë Protokoll, mund të përfaqësohet në Mbledhjet e Palëve si vëzhgues. Çdo organ apo agjensi, kombëtare apo ndërkombëtare, qeveritare apo joqeveritare, e kualifikuar në fushën e mbrojtjes së shtresës së ozonit, që e ka informuar sekretariatin për dëshirën e tij për të marrë pjesë në një mbledhje të Palëve si vëzhgues, mund të pranohet po të mos kundërshtohet nga të paktën një e treta e Palëve të pranishme. Pranimi dhe pjesëmarrja e vëzhguesve do të jetë subjekt i rregullave proçeduriale që do të adaptohen prej Palëve.

 

Neni 12: Sekretariati

Për qëllime të këtij Protokolli, Sekretariati do të:

(a)    organizojë dhe do të shërbejë për rregullimin e mbledhjeve të Palëve siç përcaktohet në Nenin 11.

(b)   marrë dhe bëjë të vlefshme, sipas kërkesës së bërë nga një Palë, të dhënat e siguruara në përputhje me Nenin 7;

(c)    përgatisë dhe t’u shpërndajë rregullisht Palëve, raportet e bazuara në informacionin e marrë në përputhje me Nenin 7 dhe 9;

(d)   njoftojë Palët për çdo kërkesë për asistencë teknike të marrë, në përputhje me Nenin 10 për të lehtësuar kështu sigurimin e një asistence të tillë;

(e)    inkurajojë vendet jo-Palë për të ndjekur mbledhjet e Palëve si vëzhgues dhe të veprojnë në përputhje me dispozitat e këtij Protokolli.

(f)    sigurojë, siç duhet, informacionin dhe kërkesat referuar nënparagrafëve (c) dhe (d) për vëzhgues të tillë jo-Palë; dhe

(g)   kryejë funksione të tjera për arritjen e qëllimeve të këtij Protokolli siç mund të jetë rënë dakort nga Palët.

 

Neni 13: Dispozitat Financiare

  1. Fondet e nevojshme për funksionimin e këtij protokolli, duke përfshirë ato për funksionimin e Sekretariatit që ka lidhje me këtë protokoll, do të nxirren në mënyre ekskluzive prej kontributeve të marra nga Palët.
  1. Palët në mbledhjen e tyre të parë, do të adaptojnë me konsensus rregullat financiare për funksionimin e këtij protokolli.

 

Neni 14: Marrëdhëniet e këtij protokolli me konventën

Në përjashtim të rasteve kur përcaktohet ndryshe në këtë Protokoll, dispozitat e Konventës që kanë lidhje me Protokollet e saj do të zbatohen në këtë Protokoll.

 

Neni 15: Nënshkrimi

Ky Protokoll do të hapet për nënshkrim, nga Shtetet dhe organizatat rajonale të integrimit ekonomik, në Montreal më 16 Shtator 1987, në Otava nga 17 Shtator 1987 deri më 16 Janar 1988, dhe pranë Selisë së Kombeve të Bashkuara në Neë Jork nga 17 Janari 1988 deri më 15 Shtator 1988.

 

Neni 16: Hyrja në fuqi

  1. Ky Protokoll do të hyjë në fuqi më 1 Janar 1989, duke siguruar që të paktën njëmbëdhjetë instrumente të ratifikimit, pranimit dhe miratimit të këtij Protokolli janë depozituar nga Shtetet apo organizatat rajonale të integrimit ekonomik duke përfaqësuar të paktën dy të tretat e konsumit global të substancave të kontrolluara të llogaritura për vitin 1986, dhe që kanë përmbushur dispozitat e paragrafit 1 të Nenit 17 të Konventës. Në rastin kur këto kushte nuk janë përmbushur deri në këtë datë, Protokolli do të hyjë në fuqi në ditën e nëntëdhjetë, duke filluar nga data në të cilën janë përmbushur kushtet.
  1. Për qëllime të paragrafit 1, çdo instrument i tillë i depozituar nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik nuk do të merren në konsideratë si shtesa për ato që janë depozituar nga shtetet anëtare të këtyre organaizatave.
  1. Pas hyrjes në fuqi të këtij Protokolli, çdo Shtet apo organizatë rajonale e integrimit ekonomik do të bëhet Palë në ditën e nëntëdhjetë duke filluar nga data e depozitimit të instrumentit të tij të ratifikimit, pranimit, apo miratimit.

 

Neni 17: Shtetet që bëhen palë pas hyrjes në fuqi

Subjekt ndaj Nenit 5, çdo Shtet apo organizatë rajonale e integrimit ekonomik, që bëhet Palë në këtë Protokoll pas datës së hyrjes në fuqi, do të plotësojë tërësinë e detyrimeve në përputhje me Nenin 2, si edhe me Nenet 2A deri 2I dhe me Nenin 4, që zbatohen atë datë ndaj Shteteve dhe organizatave rajonale të integrimit ekonomik, që bëhen Palë në ditën që Protokolli hyn në fuqi.

 

Neni 18: Rezervime

Këtij Protokolli nuk mund ti bëhet asnjë rezervim

 

Neni 19: Tërheqja

Çdo Palë mund të tërhiqet nga ky Protokoll nëpërmjet depozitimit në Sekretari të njoftimit me shkrim, në çdo kohë pas katër vitesh të plotësimit të detyrimeve që përcaktohen në paragrafin 1 të Nenit 2A. Çdo tërheqje e tillë do të bëhet e vlefshme me mbarimin e një viti pas datës që është marrë nga Depozituesi, ose në një datë të tillë të mëvonshme, siç mund të specifikohet në njoftimin e tërheqjes.

 

Neni 20: Tekstet autentike

Origjinali i këtij Protokolli, tekstet e të cilit në gjuhën Arabe, Kineze, Angleze, Franceze, Ruse dhe Spanjolle, janë në mënyrë të barabartë autentike dhe, do të depozitohen në Sekretarinë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

NË PRANI TË NËNSHKRUESVE, DUKE QENË TË AUTORIZUAR PËR KËTË ARSYE, KANË NËNSHKRUAR KËTË PROTOKOLL

BËRË NË MONTREAL KËTË DITË TË GJASHTËMBËDHJETË TË SHTATORIT, NJË MIJË E NËNTËQIND E TETËDHJETË E SHTATË.

Montreal, 16 Shtator 1986

Aneks A: Substancat e Kontrolluara

Grupi Substanca Potenciali për hollimin e ozonit*
Grupi I
CFCl3 (CFC-11) 1.0
CF2Cl2 (CFC-12) 1.0
C2F3Cl3 (CFC-113) 0.8
C2F4Cl2 (CFC-114) 1.0
C2F5Cl (CFC-115) 0.6
Grupi II
CF2BrCl (halon-1211) 3.0
CF3Br (halon-1301) 10.0
C2F4Br2 (halon-2402) 6.0

 

* Këto potencialë të hollimit të ozonit janë llogaritur bazuar në njohuritë ekzistuese

dhe do të rishikohen dhe kontrollohen periodikisht.

Aneksi B:        Substancat e kontrolluara

Grupi
Substanca

Potenciali për hollimit të ozonit

Grupi I
CF3Cl
(CFC-13)

1.0

C2FCl5
(CFC-111)

1.0

C2F2Cl4
(CFC-112)

1.0

C3FCl7
(CFC-211)

1.0

C3F2Cl6
(CFC-212)

1.0

C3F3Cl5
(CFC-213)

1.0

C3F4Cl4
(CFC-214)

1.0

C3F5Cl3
(CFC-215)

1.0

C3F6Cl2
(CFC-216)

1.0

C3F7Cl
(CFC-217)

1.0

Grupi II
CCl4
tetraklorur karboni

1.1

Grupi III
C2H3Cl3*
1,1,1-trikloretan* (kloroform metili)

0.1

 

Grup
Substanca

Numri i izomerëve

Potenciali për hollim të ozonit

Grupi I
CHFCl2
(HCFC-21)**

1

0.04

CHF2Cl
(HCFC-22)**

1

0.055

CH2FCl
(HCFC-31)

1

0.02

C2HFCl4
(HCFC-121)

2

0.01–0.04

C2HF2Cl3
(HCFC-122)

3

0.02–0.08

C2HF3Cl2
(HCFC-123)

3

0.02–0.06

CHCl2CF3
(HCFC-123)**

0.02

C2HF4Cl
(HCFC-124)

2

0.02–0.04

CHFClCF3
(HCFC-124)**

0.022

C2H2FCl3
(HCFC-131)

3

0.007–0.05

C2H2F2Cl2
(HCFC-132)

4

0.008–0.05

C2H2F3Cl
(HCFC-133)

3

 

Grupi Substanca Numri i izomerëve
Potenciali për hollim të ozonit
Grupi II
CHFBr2 1 1.00
CHF2Br (HBFC-22B1) 1 0.74
CH2FBr 1 0.73
C2HFBr4 2 0.3–0.8
C2HF2Br3 3 0.5–1.8
C2HF3Br2 3 0.4–1.6
C2HF4Br 2 0.7–1.2
C2H2FBr3 3 0.1–1.1
C2H2F2Br2 4 0.2–1.5
C2H2F3Br 3 0.7–1.6
C2H3FBr2 3 0.1–1.7
C2H3F2Br 3 0.2–1.1
C2H4FBr 2 0.07–0.1
C3HFBr6 5 0.3–1.5
C3HF2Br5 9 0.2–1.9
C3HF3Br4 12 0.3–1.8
C3HF4Br3 12 0.5–2.2
C3HF5Br2 9 0.9–2.0
C3HF6Br 5 0.7–3.3
C3H2FBr5 9 0.1–1.9
C3H2F2Br4 16 0.2–2.1
C3H2F3Br3 18 0.2–5.6
C3H2F4Br2 16 0.3–7.5
C3H2F5Br 8 0.9–14.0
C3H3FBr4 12 0.08–1.9
C3H3F2Br3 18 0.1–3.1
C3H3F3Br2 18 0.1–2.5
C3H3F4Br 12 0.3–4.4
C3H4FBr3 12 0.03–0.3
C3H4F2Br2 16 0.1–1.0
C3H4F3Br 12 0.07–0.8
C3H5FBr2 9 0.04–0.4
C3H5F2Br 9 0.07–0.8
C3H6FBr 5 0.02–0.7
Group III
CH2BrCl

bromoklormetan

1 0.12

* Kur tregohet një gamë e ODP-së,  për qëllimet e Protokollit duhet të përdoret vlera më e lartë në atë gamë. ODP-të e rënditura si një vlerë e vetme, janë përcaktuar nga llogaritjet bazuar në matjet laboratorike. Ato të rënditura si një gamë, janë bazuar në përllogaritje dhe janë më pak të sigurta. Gama i përket një grupi izomerik. Vlera më e lartë është përllogaritja e ODP-së të izomerit me ODP-në më të lartë, dhe vlera më e ulët është përllogaritja e ODP-së të izomerit me ODP-në më të ulët.

** Identifikon substancën komerciale më praktike me vlerat ODP të rënditura kundrejt tyre  që të përdoren për  qëllimet e Protokollit.

Aneksi D:*           Një listë produktesh**  që përmbajnë substancat e  kontrolluara të specifikuara në Aneksin A

Produktet

Numri i kodit doganor

1. Njësitë e ajrit të kondicionuar të automjeteve dhe kamionëve
(qoftë i inkorporuar në mjet ose jo)
……………….
2. Pajisjet e pompave të ngrohjes së ajrit të kondicionuar dhe ftohësve, tregtare dhe shtëpiake*** ……………….
p.sh.: Frigoriferë ……………….
Ngrirës ……………….
Kondicionerë ……………….
Ftohës uji
……………….
Makineri akulli
……………….
Njësitë e ajrit të kondicionuar dhe pompave të ngrohjes
……………….
3. Produktet aerosol me përjashtim të aerosolëve mjekësorë
……………….
4. Fikëse zjarri portative
……………….
5. Tabela izolimi, mbulesa panelesh dhe tubash
……………….
6. Para-polimerë ……………….

* Ky Aneks u adaptua nga Mbledhja e Tretë e Palëve në Nairobi, 21 Qershor, siç kërkohej nga paragrafi 3 i Nenit 4 të Protokollit.

**Edhe pse jo kur transportohen në dërgesat e sendeve personale ose shtëpiake ose në situata të ngjashme jo-komerciale, normalisht të përjashtuara nga vëmendja e doganave.

*** Kur përmbajnë substancat e kontrolluara në Aneksin A, si një ftohës dhe/ose në materialin izolues të produktit.

Aneksi E:   Substancat e Kontrolluara

Grupi Substanca Potenciali për hollim të ozonit
Grupi I
CH3Br bromur metili
0.6

Ky tekst përmban versionin më të fundit të Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit, përditësuar në Mars 2000 për të përfshirë amendamentet e mbledhura të neneve të ndryshme të adaptuar nga Palët në Mbledhjen e tyre të Dytë, Katërt, Nëntë dhe të Njëmbëdhjetë. Gjithashtu përfshin rregullimet në nivelet e prodhimit dhe konsumimit të substancave të kontrolluara, të renditura në anekset A, B, C dhe E të Protokollit, siç është vendosur nga Palët në bazë të vlerësimit të bërë në përputhje me nenin 6 të Protokollit në Mbledhjen e tyre të Dytë, Katërt, Shtatë, Nëntë dhe të Njëmbëdhjetë. Duhet të vihet re, ndërkohë që amendimet e Protokollit hyjnë në fuqi automatikisht gjashtë muaj pas datës të njoftimit zyrtar të Depozituesit, çdo grup amendimesh është subjekt i ratifikimit dhe hyn në fuqi dhe bëhet detyrues për Palët ndaj këtyre amendimeve vetëm pasi ato janë ratifikuar nga një numër minimal i Palëve.

Tekstet e veçanta të rregullimeve dhe amendimeve të Protokollit, siç është rënë dakort nga Palët e Protokollit në mbledhjet në Londër, Kopenhagen, Vienë, Montreal dhe Pekin mund të gjënden ose te Depozituesi, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Sekretariati i Ozonit në UNEP ose Seksionet e Traktateve të Ministrive të Punëve të Jashtme të shteteve të ndryshme.

Sekretariati Ozonit

Programi për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara

P. O. Box 30552, Nairobi, Kenya

Tel: (254 2) 62 3850 · Fax: (254 2) 62 3913/62 3601

Email: Ozoneinfo@unep.org

ISBN: 92-807-1888-6