Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim reduktimin e shkarkimeve të gazeve serrë të fluoruara, në mënyrë që të arrihet mbrojtja e mjedisit.

Neni 2

Objektivat dhe parimet

  1. Ky ligj përcakton:
  2. a) rregullat për importin, eksportin, përpunimin, grumbullimin, rikuperimin, riciklimin, shkatërrimin, çmontimin, transportin, magazinimin, vendosjen në treg të gazeve serrë të fluoruara dhe të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze;
  3. b) kushtet për vendosjen në treg të produkteve dhe pajisjeve specifike që përmbajnë gaze serrë të fluoruara ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze;
  4. c) kushtet për përdorime specifike të gazeve serrë të fluoruara;

ç) kufijtë sasiorë për vendosjen në treg të hidrofluorokarboneve;

  1. d) kërkesat për licencimin dhe autorizimin e sipërmarrësve që operojnë në treg me gazet serrë të fluoruara dhe pajisjet që përmbajnë këto gaze;
  2. dh) kërkesat për trajnim dhe certifikim të operatorëve nga organi i akredituar për certifikim personi.
  3. Objektivat e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni zbatohen në funksion të parimeve të mëposhtme:
  4. a) parimi i përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara, sipas të cilit të gjitha palët e Amendamentit të Kigalit të Protokollit të Montrealit, pavarësisht nëse janë vende në zhvillim apo të zhvilluara, marrin përgjegjësi për reduktimin e gazeve serrë të fluoruara, sipas kushteve të secilit vend dhe brenda situatës së re ekonomike dhe politike të krijuar;  
  5. b) parimi i kujdesit paraprak, sipas të cilit masat duhen marrë në radhë të parë për të parashikuar, parandaluar apo minimizuar problemet e shëndetit njerëzor dhe mjedisit kundrejt efekteve të dëmshme, që rezultojnë ose që kanë të ngjarë të rezultojnë nga aktiviteti njerëzor, i cili ndryshon ose ka të ngjarë të hollojë shtresën e ozonit;
  6. c) parimi i efiçencës, sipas të cilit politikat dhe masat që merren për reduktimin e gazeve serrë të fluoruara duhet të jenë me kosto efektive, në mënyrë të tillë që të sigurojnë përfitime globale me kostot më të ulëta të mundshme;
  7. d) parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, sipas të cilit masat për mbrojtjen e sistemit të klimës nga ndryshimet antropogjene të integruara në politikën dhe programet e zhvillimit kombëtar duhet të çojnë në rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit;
  8. dh) parimi i bashkëpunimit dhe financimit kombëtar dhe ndërkombëtar, sipas të cilit përpjekjet për të reduktuar gazet me efekt serrë mund të bëhen bashkërisht dhe në koordinim me vende të tjera të interesuara dhe, përveç buxhetit të shtetit, të mbështeten edhe nga burime financimi ndërkombëtare apo dypalëshe.

Neni 3

Përkufizimi i termave

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “Autorizim” është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të kryejë një apo disa veprime në përputhje me kushtet e përcaktuara në të, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.
  2. “Aerosol teknik” është një shpërndarës (bombul) aerosoli, i përdorur në mirëmbajtjen, riparimin, pastrimin, testimin, dezinsektimin dhe  prodhimin e pajisjeve dhe produkteve, instalimin e pajisjeve dhe përdorime të tjera.
  3. “Cikli organik rankine” është një cikël që përmban gaze serrë të fluoruara të kondensueshme, që transformojnë nxehtësinë nga një burim nxehtësie në energji për gjenerimin e energjisë elektrike apo energjisë mekanike.
  4. “Certifikatë” është dokumenti zyrtar, i cili lëshohet nga një organ i akredituar për certifikim personi në përputhje me standartin ISO/IEC 17024, i cili demostron që personi plotëson kërkesat e skemës së certifikimit.
  5. “Çmontim” është mbyllja  përfundimtare dhe  nxjerrja nga funksionimi ose përdorimi i një produkti apo i një pjese të pajisjes, që përmban gaze serrë të fluoruara.
  6. “Gaze serrë të fluoruara” janë hidrofluorokarbonet, perfluorokarbonet, heksafluori i squfurit dhe gaze të tjera serrë që përmbajnë fluor, të listuara në aneksin I bashkëlidhur këtij ligji, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre substancave.
  7. “Heksafluorur squfuri ose “SF6” është substanca e listuar në seksionin 3 të aneksit  I, bashkëlidhur këtij ligji, ose përzierjet që përmbajnë këtë substancë.
  8. “Hidrofluorokarbon ose “HFC” janë substancat e listuara në seksionin 1 të aneksit I, bashkëlidhur këtij ligji, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre substancave. 
  9. “Instalim” është bashkimi i dy ose më shumë pjesëve të pajisjeve apo qarqeve që përmbajnë ose janë të projektuara të përmbajnë gaze serrë të fluoruara, me synimin për të montuar një sistem në vendin ku do të operohet, që përfshin edhe bashkimin e konduktorëve të gazit të një sistemi për të plotësuar një qark, pa marrë parasysh nevojën për të ngarkuar sistemin pas montimit.
  10. “Kamion frigoriferik” është një mjet motorik, me peshë mbi 3.5 tonë, që është projektuar dhe ndërtuar kryesisht për të kryer transportin e mallrave dhe që është i pajisur me një njësi frigoriferike.
  11. “Kontejner” është një produkt, i cili është projektuar kryesisht për transportimin ose ruajtjen e gazeve serrë të fluoruara. 
  12. “Kontejner pa rimbushje” është një kontejner, i cili nuk mund të rimbushet pa u përshtatur për këtë qëllim ose është vendosur në treg pa parashikuar rikthimin e tij për rimbushje.
  13. “Kuotë vjetore” është sasia maksimale e gazeve serrë të fluoruara, që do të importohen në Republikën e Shqipërisë në zbatim të detyrimeve sipas Protokollit të Montrealit, aderuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 8463, datë 10.3.1999, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për mbrojtjen e shtresës së ozonit” dhe Protokollin e  Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit””.
  14. “Kutia e shpejtësisë elektrike” është pajisje ndryshuese dhe kombinimi i tyre me pajisjet e kontrollit, matjes, pajisjet mbrojtëse dhe rregulluese dhe montimi i mjeteve dhe pajisjeve të tilla, të shoqëruara me ndërlidhjet, aksesorët, strukturat mbështetëse dhe mbyllëse, të destinuara për përdorim në lidhje me gjenerimin, transmetimin, shpërndarjen dhe transformimin e energjisë elektrike.
  15. “Leje e mjedisit” ka të njëjtin kuptim siç parashikohet në ligjin përkatës, që rregullon lejet e mjedisit.
  16. “Licencë” është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të fillojë e të ushtrojë tipin e veprimtarisë në përputhje me kushtet e përcaktuara në të, lëshuar sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë dhe përfshihet në kategorinë III.3 të aneksit të tij.  
  17. “Lëndë e parë/Feedstock” është çdo gaz serrë i fluoruar ose çdo substancë e listuar në aneksin II, bashkëlidhur këtij ligji, që i nënshtrohet transformimit kimik në një proces gjatë të cilit ajo është transformuar plotësisht nga përbërja e saj origjinale dhe shkarkimet e saj janë të papërfillshme
  18. “Mirëmbajtje ose shërbim” janë të gjitha aktivitetet, me përjashtim të rikuperimit dhe kontrollit të rrjedhjes, që përfshin ndarjen në qarqe, të cilat përmbajnë ose janë të projektuara të përmbajnë gaze serrë të fluoruara, në veçanti furnizimi i sistemit me gaze serrë të fluoruara, duke hequr një ose më shumë pjesë të qarkut ose  pajisjes, duke ribashkuar dy ose më shumë pjesë të qarkut ose të pajisjeve, si dhe riparimi i rrjedhjeve.
  19. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
  20. “Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.
  21. “Njësia Kombëtare e Ozonit” është organizmi përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të kërkesave të Protokollit të Montrealit në shkallë kombëtare, me mbështetjen financiare të sekretariatit të ozonit. 
  22. “Operator” është personi fizik ose juridik, i cili është përgjegjës për operimin dhe funksionimin teknik të produkteve dhe pajisjeve objekt i këtij ligji.
  23. “Pajisje e lëvizshme” është një pajisje në lëvizje gjatë operimit. 
  24. “Pajisje e palëvizshme” është një pajisje që nuk lëviz gjatë funksionimit dhe përfshin pajisje të lëvizshme të dhomave të ajrit të kondicionuar.
  25. “Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri” janë pajisjet dhe sistemet e përdorura në aplikimet për parandalimin ose shuarjen e zjarrit dhe përfshin fikëset e zjarrit, ku përfshihen fikëset e zjarrit manuale dhe automatike, veshjet dhe mbulesat antizjarr, mjetet teknike, sistemet e dedektimit dhe sinjalizimit të zjarrit, automjetet zjarrfikëse, si dhe sistemet statike dhe të lëvizshme me ujë, lëndë kimike zjarrfikëse dhe gaze inerte që përdoren për parandalimin ose/dhe shuarjen e zjarrit.
  26. “Pajisje ushtarake” janë armët, municionet dhe materialet e luftës, të destinuara posaçërisht për qëllime ushtarake, që janë të nevojshme për mbrojtjen e interesave të sigurisë së vendit. 
  27. “Paketa e sistemeve të centralizuara të ftohjes” janë sisteme me dy ose më shumë kompresorë, që operojnë në mënyrë paralele, të cilët janë të lidhur me një ose shumë kondensorë të përbashkët dhe me një numër pajisjesh ftohëse, të tilla si: vitrinat, banakët frigoriferikë, ngrirësit ose dhomat frigoriferike të ruajtjes.

 

  1. “Perfluorokarbone ose PFC” janë substancat e listuara në seksionin 2 të aneksit I, bashkëlidhur këtij ligji, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre substancave.
  2. “Pajisje e mbyllur hermetikisht” është një pajisje në të cilën të gjitha pjesët që përmbajnë gaze serrë të fluoruara janë të puthitura me saldim, ngjitje ose lidhje të ngjashme të përhershme, të cilat mund të përfshijnë valvula të mbuluara dhe porta shërbimi të mbuluara, që lejojnë riparim të duhur ose asgjësim dhe kanë një shkallë rrjedhjeje të testuar, prej më pak se 3 gramë në vit, nën një presion jo më pak se çereku i presionit maksimal të lejuar. 
  3. “Përdorim” është përdorimi i gazeve serrë të fluoruara gjatë prodhimit, mirëmbajtjes ose shërbimit, duke përfshirë rimbushjen e produkteve dhe pajisjeve dhe procese të tjera, që parashikohen në këtë ligj.
  4. “Përdorim tregtar” është përdorimi për magazinimin, paraqitja  ose shpërndarja e produkteve për shitje tek përdoruesi i fundit, në shitje me pakicë dhe në shërbimet e ushqimit.
  5. “Përzierje” është një fluid (gaz i lëngshëm), i përbërë nga dy ose më shumë substanca, ku të paktën njëra prej tyre është një substancë e listuar në aneksin I ose në aneksin II, bashkëlidhur këtij ligji.
  6. “Potenciali i ngrohjes globale” ose (GWP) nënkupton potencialin e ngrohjes klimatike të një gazi serrë në raport me atë të dioksidit të karbonit (CO2). Potenciali i ngrohjes globale (GWP) është llogaritur në terma të potencialit të ngrohjes së shkaktuar nga një kilogram gaz, për një periudhë 100-vjeçare, krahasuar me atë të shkaktuar nga një kilogram CO2, sikurse përcaktohet në anekset I, II dhe IV bashkëlidhur këtij ligji, ose në rastet e përzierjeve, e llogaritur në përputhje me aneksin IV bashkëlidhur këtij ligji.
  7. “Qarku primar i ftohjes së sistemeve kaskadë” është qarku primar në sistemet indirekte me temperaturë mesatare, ku kombinimi i dy ose më shumë qarqeve të veçanta të ftohjes janë të lidhura në seri të tilla, që qarku primar përthith nxehtësinë e kondensimit të një qarku sekondar për një temperaturë mesatare.
  8. “Riciklim” është ripërdorimi i një gazi serrë të fluoruar të rikuperuar pas një procesi bazik pastrimi. 
  9. “Rigjenerim” është ripërpunimi i një gazi serrë të fluoruar, të rikuperuar në mënyrë që të përmbushë përformancën ekuivalente të një substance të pastër, duke marrë në konsideratë qëllimin e përdorimit të tij. 
  10. “Rikuperim” është grumbullimi dhe ruajtja e gazeve serrë të fluoruara nga produktet dhe pajisjet, përfshirë kontejnerët gjatë procesit të mirëmbajtjes ose shërbimit apo përpara asgjësimit të produkteve ose pajisjes.
  11. “Rimorkio frigoriferike” është një mjet transporti, që është projektuar dhe ndërtuar për t’u tërhequr nga një kamion ose një traktor, kryesisht për të kryer transportin e mallrave dhe është e pajisur me një njësi frigoriferike. 
  12. “Riparim” është rregullimi i produkteve të dëmtuara ose që rrjedhin apo pajisjes që përmban ose funksionimi i së cilës mbështetet në gaze serrë të fluoruara, duke përfshirë një pjesë që përmban ose që është projektuar të përmbajë gaze të tilla.
  13. “Sistemet e veçanta të ndara të ajrit të kondicionuar” janë sistemet për dhomat me ajër të kondicionuar, të cilat përbëhen nga një njësi e jashtme dhe një njësi e brendshme, të lidhura me tuba ftohjeje, të cilët kanë nevojë për instalim në vendin e përdorimit.
  14. “Sistemi i zbulimit të rrjedhjeve” është një pajisje mekanike, elektrike ose elektronike, e kalibruar për të zbuluar rrjedhje të gazeve serrë të fluoruara, e cila, kur i zbulon, sinjalizon operatorin.
  15. “Sipërmarrës” është çdo person fizik /tregtar ose juridik, i regjistruar në regjistrin tregtar që: 
  16. a) prodhon, përdor, rikuperon, grumbullon, riciklon, rigjeneron ose shkatërron gazet serrë të fluoruara; 
  17. b) importon apo eksporton gazet serrë të fluoruara ose produktet dhe pajisjet që përmbajnë këto gaze; 
  18. c) vendos në treg gazet serrë të fluoruara ose produkte dhe pajisje që përmbajnë ose funksionet e të cilave mbështeten në këto gaze; 

ç) instalon, kryen shërbime, mirëmban, riparon, kontrollon për rrjedhje ose çmonton pajisjet që përmbajnë, apo funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluoruara; 

  1. d) prodhon, importon, eksporton, vendos në treg ose shkatërron gazet e listuara në aneksin  II bashkëlidhur këtij ligji;
  2. dh) vendos në treg produkte dhe pajisje që përmbajnë gazet e listuara në aneksin II bashkëlidhur këtij ligji;
  3. e) është operatori i pajisjeve që përmbajnë, apo funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluoruara;
  4. “Substancë e virgjër” është një substancë, e cila nuk ka qenë e përdorur më parë.
  5. “Shkatërrim” është procesi i transformimit ose zbërthimit të përhershëm të të gjithë ose shumicës së gazit serrë të fluoruar në një ose më shumë substanca të qëndrueshme, të cilat nuk janë gaze serrë të fluoruara.
  6. “Shkumë me një komponent” është një përbërje shkume, që përmbahet në një aerosol të vetëm në gjendje të lëngshme, jo reaguese ose pjesërisht reaguese, që zgjerohet dhe mpikset kur del nga bombula me spraj.
  7. “Teknikat më të mira të disponueshme (TMD)” kanë kuptimin sipas përkufizimit të dhënë në pikën 32 të nenit 3 të ligjit nr.10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar.
  8. “Ton CO2 ekuivalent” është një sasi e gazeve serrë, e shprehur si produkt i peshës në ton metrik të gazeve serrë dhe potencialit të ngrohjes së tyre globale.
  9. “Vendosje në treg” është furnizimi ose vënia në dispozicion për herë të parë në treg, me ose pa pagesë, ose përdorimi i produktit për qëllimet e veta të prodhuesit dhe përfshin edhe zhdoganimin për qarkullim në tregun shqiptar.

 

KREU II

PARANDALIMI DHE KONTROLLI

Neni 4

Parandalimi i shkarkimeve të gazeve serrë të fluoruara

 

  1. Operatorët e pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, ndërmarrin masat e nevojshme teknike dhe ekonomike paraprake, sipas kërkesave të këtij ligji, për të parandaluar lëshimin e paqëllimshëm apo rrjedhjet e këtyre gazeve, si dhe për të minimizuar rrjedhjen e tyre.
  2. Lëshimi i qëllimshëm i gazeve serrë të fluoruara në atmosferë, ndalohet në rastet kur lëshimi i tyre nuk është teknikisht i nevojshëm për përdorimin e synuar.
  3. Në rast se ndodh një rrjedhje e gazeve serrë të fluoruara, operatori siguron riparimin e pajisjes që përmban gaz pa vonesa të panevojshme. Kur pajisja u nënshtrohet kontrolleve për rrjedhje, sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 5 të këtij ligji, si dhe kur pajisja është riparuar, operatori verifikon brenda 30 ditëve nga dita e riparimit nëse ky riparim ka qenë efektiv. Kontrolli dhe verifikimi kryhet nga persona të certifikuar sipas përcaktimeve të nenit 10 të këtij ligji.
  4. Personi që ngarkohet për marrjen e masave teknike për të parandaluar rrjedhjen e gazeve serrë të fluoruara certifikohet sipas përcaktimeve në nenin 10 të këtij ligji. 
  5. Sipërmarrësi që kryen instalimin, mirëmbajtjen, riparimin ose çaktivizimin e pajisjeve të listuara në shkronjat “a” deri në “d” të pikës 4 të nenit 5 të këtij ligji, ka detyrimin të ofrojë shërbimin nëpërmjet personave të pajisur me certifikatën e parashikuar në nenin 10 të këtij ligji dhe të marrë masa paraprake për të parandaluar rrjedhjen e gazeve serrë të fluoruara.

 

Neni 5

Kontrolli i rrjedhjeve

 

  1. Operatori i pajisjes që përmban gaze serrë të fluoruara në sasi prej  5 tonësh CO2 ekuivalente ose më tepër dhe që nuk përfshihen në shkuma, siguron që pajisja është kontrolluar për rrjedhjet.
  2. Pajisja hermetikisht e mbyllur, që përmban gaze serrë të fluoruara në sasi më të vogël se 10 tonë CO2 ekuivalente, nuk u nënshtrohet kontrolleve për rrjedhje në rast se është etiketuar si e mbyllur hermetikisht.
  3. Kutia elektrike e shpejtësisë nuk u nënshtrohet kontrolleve për rrjedhje, sipas këtij neni, kur ajo përmbush një nga kushtet e mëposhtme:
  4. a) ka një normë të testimit të rrjedhjes prej më pak se 0,1% në vit, të përcaktuar në specifikimet teknike të prodhuesit dhe është i etiketuar si i tillë;
  5. b) është e pajisur me një pajisje monitorimi të presionit ose densitetit; 
  6. c) përmban më pak se 6 kg gaze serrë të fluoruara.
  7. Në zbatim të pikës 1 të këtij neni, personat që zotërojnë certifikatën përkatëse në përputhje me nenin 10 të këtij ligji, sigurojnë kryerjen e kontrollit të pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, të përcaktuara si më poshtë:
  8. a) pajisje të palëvizshme ftohjeje; 
  9. b) pajisje të palëvizshme të ajrit të kondicionuar; 
  10. c) pompat e nxehtësisë të palëvizshme;

ç) pajisjet e palëvizshme të mbrojtjes nga zjarri;

  1. d) njësitë ftohëse në kamionët dhe rimorkiot frigoriferikë; 
  2. dh) kutia elektrike e shpejtësisë (electric switchgear); 
  3. e) cikle organike rankine.
  4. Pajisjet e palëvizshme të mbrojtjes nga zjarri, të përcaktuara në shkronjën “ç” të pikës 4 të këtij neni, konsiderohen të kontrolluara sipas detyrimit në pikën 1 të këtij neni, në rast se:
  5. a) ka një raport të konformitetit të regjimit ekzistues, i lëshuar nga organi inspektues i akredituar, ku demonstrohet plotësimi i standardeve ISO 14520 ose EN 15004; dhe
  6. b) pajisjet e mbrojtjes nga zjarri inspektohen me shpeshtësinë e parashikuar në pikën 7 të këtij neni.
  7. Kontrollet e rrjedhjeve për pajisjet e parashikuara në shkronjat “a” deri në “d” të pikës 4 të këtij neni kryhen nga persona të certifikuar, në përputhje me parashikimet e nenit 10 të këtij ligji.
  8. Kontrolli i rrjedhjes në përputhje me pikën 1 të këtij neni kryhet me shpeshtësinë e mëposhtme: 
  9. a) të paktën çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj për pajisje që përmbajnë gaze serrë të fluoruara në sasi prej 5 tonësh CO2 ekuivalente ose më tepër, por më pak se 50 tonë CO2 ekuivalente dhe kur një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar të paktën çdo 24 (njëzet e katër) muaj; 
  10. b) të paktën çdo 6 (gjashtë) muaj për pajisje që përmbajnë gaze serrë të fluoruara në sasi prej 50 tonësh CO2 ekuivalente ose më tepër, por më pak se 500 tonë CO2 ekuivalente dhe kur një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar të paktën çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj; 
  11. c) të paktën çdo 3 (tre) muaj për pajisje që përmbajnë gaze serrë të fluoruara në sasi prej 500 tonësh CO2 ekuivalente ose më tepër dhe kur një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar të paktën çdo 6 (gjashtë) muaj.
  12. Kërkesat dhe metodat standarde të kontrollit të rrjedhjeve të gazeve serrë të fluoruara nga pajisjet e parashikuara në pikën 2 të nenit 5 të këtij ligji, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe ministrit përgjegjës për ekonominë.

 

Neni 6

Sistemet e zbulimit të rrjedhjeve

 

  1. Operatorët për pajisjet e përcaktuara në shkronjat “a” deri në “ç” të pikës 4 të nenit 5 të këtij ligji, të cilat përmbajnë gaze serrë të fluoruara në sasi ekuivalente prej 500 tonësh CO2 ose më tepër, sigurojnë që pajisja përmban një sistem të zbulimit të rrjedhjeve, që sinjalizon operatorin ose një kompani shërbimi për çdo rrjedhje të mundshme, të pajisur me licencën III.3, sipas legjislacionit në fuqi për lejet dhe licencat.
  2. Operatorët për pajisjet e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “e” të pikës 4 të nenit 5 të këtij ligji, të cilat përmbajnë gaze serrë të fluoruara në sasi ekuivalente prej 500 tonësh CO2 ose më tepër, të instaluara pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, sigurojnë që kjo pajisje përmban një sistem të zbulimit të rrjedhjeve, që sinjalizon operatorin ose një kompani shërbimi për kontrollin e çdo rrjedhjeje të mundshme, të pajisur me licencën III.3, sipas legjislacionit në fuqi për lejet dhe licencat. 
  3. Operatorët për pajisjet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “e” të pikës 4 të nenit 5 të këtij ligji, që janë subjekt i pikave 1 dhe 2 të këtij neni, sigurojnë që sistemet e zbulimit të rrjedhjeve janë kontrolluar të paktën një herë në çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj për të siguruar funksionimin e duhur të tyre.
  4. Operatorët për pajisjet e përcaktuara në shkronjën “dh” të pikës 4 të nenit 5 të këtij ligji, që janë subjekt i pikës 2 të këtij neni, sigurojnë që sistemet e zbulimit të rrjedhjeve janë kontrolluar të paktën një herë në çdo 6 (gjashtë) vjet për të siguruar funksionimin e duhur të tyre.

 

Neni 7

Mbajtja dhe ruajtja e të dhënave

 

  1. Operatorët e pajisjes për të cilën kërkohet kontrolli për rrjedhjet në përputhje me pikat 1, 5 dhe 6 të  nenit 5 të këtij ligji, krijojnë dhe mbajnë të dhëna për çdo pjesë të kësaj pajisjeje, duke specifikuar informacionin si vijon: 
  2. a) për sasinë dhe llojin e gazeve serrë të fluoruara të depozituara; 
  3. b) për sasitë e gazeve serrë të fluoruara, që janë shtuar gjatë instalimit, mirëmbajtjes ose shërbimit ose për shkak të rrjedhjes;
  4. c) nëse sasitë e depozituara të gazeve serrë të fluoruara janë ricikluar apo rigjeneruar, përfshirë emrin dhe adresën e fabrikës/sipërmarrësit të riciklimit ose të rigjenerimit dhe, sipas rastit, numrin e certifikatës;.

 ç) për sasinë e rikuperuar të gazeve serrë të fluoruara; 

  1. d) për gjeneralitetet e personit, i cili ka instaluar, ka kryer shërbimet, mirëmbajtjen dhe, kur është e zbatueshme, ka riparuar apo ka nxjerrë jashtë përdorimit pajisjen duke përfshirë numrin e certifikatës së tij; 
  2. dh) për datat e kryerjes dhe rezultatet e kontrolleve të kryera në bazë të pikave 3 deri 5 të nenit 5 të këtij ligji; 
  3. e) nëse pajisja është nxjerrë jashtë përdorimit, masat e ndërmarra për rikuperimin dhe shkatërrimin e gazeve serrë të fluoruara.
  4. Të dhënat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni ruhen në regjistrin elektronik, i cili administrohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Për këto të dhëna zbatohen rregullat e mëposhtme:
  5. a) operatorët e parashikuar në pikën 1 të këtij neni ruajnë informacionin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni për të paktën 5 (pesë) vjet;
  6. b) sipërmarrësit, që kryejnë aktivitetet e parashikuara në shkronjën “d” të pikës 1 të këtij neni,  ruajnë informacionin për veprimtaritë e kryera për operatorin për të paktën 5 (pesë) vjet.
  7. Informacioni i parashikuar në pikën 1 të këtij neni i vihet në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me kërkesë të saj. Nëse këto të dhëna përmbajnë informacion mjedisor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i vë këto të dhëna në dispozicion të publikut sipas legjislacionit në fuqi.
  8. Sipërmarrësit, që furnizojnë me gaze serrë të fluoruara sipas pikës 2 të nenit 11 të këtij ligji, i vënë në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, me kërkesë të saj, informacionin përkatës për blerësit e gazeve serrë të fluoruara, duke përfshirë detajet e mëposhtme:
  9. a) numrin e faturës së blerësve; dhe
  10. b) sasitë përkatëse të blera të gazeve serrë të fluoruara.
  11. Formati i  ruajtjes së të dhënave, të përcaktuara në këtë nen, miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. 

 

Neni 8

Rikuperimi

 

  1. Operatorët e pajisjeve të palëvizshme ose të njësive ftohëse (frigoriferike) të kamionëve dhe rimorkiove frigoriferike, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, që nuk gjenden në shkuma, kryejnë rikuperimin e gazeve nëpërmjet personave që zotërojnë certifikatën përkatëse, në përputhje me nenin 10 të këtij ligji, në mënyrë që këto gaze të riciklohen, rigjenerohen ose të shkatërrohen. 
  2. I nënshtrohen parashikimit të pikës 1 të këtij neni pajisjet e mëposhtme:
  3. a) qarqet ftohëse të frigoriferëve të palëvizshëm, të pajisjeve stacionare me ajër të kondicionuar dhe pajisjeve stacionare të pompave të nxehtësisë; 
  4. b) qarqet ftohëse të njësive frigoriferike të kamionëve dhe trajlerëve frigoriferikë; 
  5. c) pajisjet e palëvizshme që përmbajnë tretës me bazë gaze serrë të fluoruara; 

ç) pajisjet e palëvizshme për mbrojtjen nga zjarri; 

  1. d) kutitë e shpejtësisë së stacioneve elektrike me tension të lartë.
  2. Sipërmarrësi që përdor një kontejner, i cili përmban gaze serrë të fluoruara, përpara asgjësimit të tij, siguron rikuperimin e gazeve të mbetura për të garantuar më tej riciklimin, rigjenerimin ose shkatërrimin e tyre.
  3. Operatorët për produktet dhe pajisjet, që nuk parashikohen në pikën 2 të këtij neni, përfshirë pajisjet e lëvizshme, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, sigurojnë rikuperimin e gazeve nga persona të certifikuar, në bazë të teknikave më të mira në dispozicion, sipas përcaktimeve të dhëna në legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit, me qëllim riciklimin, rigjenerimin ose shkatërrimin e tyre. 
  4. Rikuperimi i gazeve serrë të fluoruara nga pajisjet me ajër të kondicionuar në mjetet motorike rrugore kryhet nga persona të certifikuar në përputhje me pikën 2 të nenit 10 të këtij ligji.

 

Neni 9

Skemat e përgjegjësive të prodhuesit

 

  1. Prodhuesi i gazeve serrë të fluoruara merr masa që të financojë të gjitha kostot që rrjedhin për ngritjen dhe funksionimin e skemës së rikuperimit, riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë të fluoruara, individualisht apo në bashkëpunim ndërmjet tyre brenda një afati prej 5 (pesë) vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 
  2. Prodhuesi i pajisjeve dhe produkteve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara: 
  3. a) siguron që skema e rikuperimit, riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë të fluoruara të realizohet nga personat që zotërojnë certifikatën përkatëse në përputhje me nenin 10 të këtij ligji; 
  4. b) informon konsumatorët në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e konsumatorëve për dorëzimin e pajisjeve dhe produkteve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara në pika të afërta grumbullimi lehtësisht të aksesueshme prej tyre dhe të sugjeruara nga prodhuesit. 

 

Neni 10

Trajnimi dhe certifikimi

 

  1. Skemat e certifikimit dhe kërkesat për procesin e certifikimit të personave hartohen duke u bazuar në standardin ISO/IEC 17024 dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin. 

 Kërkesat për trajnime dhe programet e trajnimeve janë pjesë e skemës së certifikimit. 

  1. Certifikata për personin lëshohet nga organi i akredituar për certifikim personi pas plotësimit të kërkesave të skemës së certifikimit, sipas pikës 1 të këtij neni. 
  2. Organi për certifikimin e personit akreditohet sipas legjislacionit në fuqi për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit. 
  3. Kostot e certifikimit të personit mbulohen nga vetë personi, për llogari të organit të akredituar për certifikim personi.
  4. Pas miratimit të skemave të certifikimit, kërkesat për të ofruar skema certifikimi nga organet ekzistuese certifikuese të personit miratohen nga ministri përgjegjës për mjedisin.  

  Organet certifikuese, të miratuara gjatë kohës së vlefshmërisë së miratimit, kanë detyrimin për të plotësuar kërkesat e pikës 6 të këtij neni.   

  1. Organi i akredituar për certifikim personi sipas pikës 3 të këtij neni:
  2. a) dërgon 1 (një) herë në muaj në ministrinë përgjegjëse për mjedisin listën e personave që janë certifikuar, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit ose adresën e e-mail-it, fushën e certifikimit, si dhe numrin e regjistrimit të certifikatës;
  3. b) njofton ministrinë përgjegjëse për mjedisin për certifikatat e pezulluara apo të tërhequra. 
  4. Ministria përgjegjëse për mjedisin publikon dhe përditëson regjistrin e personave të certifikuar me fushat përkatëse të certifikimit. Modeli i regjistrit dhe mënyra e administrimit të tij miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

KREU III

VENDOSJA NË TREG DHE KONTROLLI I PËRDORIMIT

Neni 11

Kufizimet për vendosjen në treg

 

  1. Kufizimet për vendosjen në treg të produkteve dhe pajisjeve, të përcaktuara në aneksin III bashkëlidhur këtij ligji, me përjashtim të pajisjeve për përdorim ushtarak, përcaktohen sipas detyrimeve që rrjedhin nga Amendamenti i Kigalit të Protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, ku Republika e Shqipërisë është palë.
  2. Shitja dhe blerja e gazeve serrë të fluoruara në funksion të kryerjes së instalimit, shërbimeve, mirëmbajtjes ose riparimit të pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara ose funksionimi i të cilave mbështetet mbi ato gaze, kryhet vetëm nga sipërmarrësit që punësojnë persona të certifikuar sipas nenit 10 të këtij ligji.
  3. Pajisjet e mbyllura jo hermetikisht, të mbushura me gaze serrë të fluoruara, vendosen në treg për konsumatorët nga sipërmarrësit vetëm nëse instalimi i pajisjes do të realizohet nga persona të certifikuar, pasi të jetë provuar mbi bazën e certifikatës përkatëse, të lëshuar sipas parashikimeve të këtij ligji.

 

Neni 12

Etiketimi dhe informacioni mbi produktet dhe pajisjet

 

  1. Produktet dhe pajisjet që përmbajnë ose funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluoruara vendosen në treg vetëm nëse janë pajisur me etiketë. Konkretisht:
  2. a) pajisjet ftohëse frigoriferike; 
  3. b) pajisjet me ajër të kondicionuar; 
  4. c) pompat e nxehtësisë; 

ç) pajisjet e mbrojtjes nga zjarri; 

  1. d) kutinë e shpejtësisë elektrike; 
  2. dh) aerosolet që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, me përjashtim të inhalatorëve me doza të përcaktuara për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë; 
  3. e) të gjithë kontejnerët e gazeve serrë të fluoruara;

ë) solvent me bazë gaze serrë të fluoruara;

  1. f) cikle organike rankine.
  2. Etiketa për produktet dhe pajisjet, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të tregojë të dhënat e mëposhtme: 
  3. a) një referencë që produkti ose pajisja përmban gaze serrë të fluoruara ose që funksionimi i tyre mbështetet mbi gaze të tilla; 
  4. b) emërtimi i pranuar nga industria për gazet serrë të fluoruara në fjalë ose nëse nuk ka përcaktim të tillë, vendosja e emrit kimik; 
  5. c) sasinë e shprehur në peshë dhe në CO2 ekuivalente e gazeve serrë të fluoruara, që përmban  produkti apo pajisja, ose sasinë e gazeve serrë të fluoruara për të cilën pajisja është projektuar, si edhe potencialin e ngrohjes globale të këtyre gazeve.
  6. Etiketa, sipas pikës 2 të këtij neni, kur është e aplikueshme, duhet të tregojë edhe të dhënat e mëposhtme: 
  7. a) një referencë që pajisja hermetikisht e mbyllur përmban gaze serrë të fluoruara; 
  8. b) një referencë që kutia e shpejtësisë elektrike ka një normë të testimit për rrjedhje prej më pak se 0,1% në vit, të përcaktuar në specifikimet teknike të prodhuesit. 
  9. Etiketa duhet të jetë qartësisht e lexueshme, që nuk fshihet, në gjuhën shqipe dhe vendoset: 
  10. a) afër portave hyrëse, ku kryhet mbushja ose rigjenerimi i gazit serrë të fluoruar; 
  11. b) në atë pjesë të produktit ose pajisjes që përmban gaz serrë të fluoruar; 
  12. c) për sistemet e mbyllura hermetikisht ato duhet të etiketohen si të tilla.
  13. Shkumat dhe poliolet e parapërziera, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara vendosen në treg vetëm nëse gazet serrë të fluoruara janë identifikuar me një etiketë, duke përdorur emërtimin e pranuar nga industria për gazet serrë të fluoruara në fjalë ose, nëse nuk ka përcaktim të tillë, vendoset emri kimik. Etiketa duhet të tregojë në mënyrë të qartë se shkuma ose poliolet e parapërziera përmbajnë gaze serrë të fluoruara. Në rastin e shtresave të polisteroleve, ky informacion deklarohet në gjuhen shqipe në mënyrë të qartë dhe të vendosur në vend të dukshëm.
  14. Gazet serrë të fluoruara të rigjeneruara apo të ricikluara etiketohen me një tregues se substanca është rigjeneruar ose ricikluar dhe shoqërohen me informacionin për numrin e serisë dhe emrin e adresën e fabrikës/sipërmarrësit që ka kryer rigjenerimin ose riciklimin. 
  15. Gazet serrë të fluoruara, të vendosura në treg për shkatërrim, etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit duhet vetëm të shkatërrohet sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi.
  16. Gazet serrë të fluoruara, që vendosen në treg për eksport të drejtpërdrejtë, etiketohen me një tregues që përmbajtja e kontejnerit të eksportohet menjëherë. 
  17. Gazet serrë të fluoruara, të vendosura në treg për përdorim në pajisjet ushtarake, etiketohen me një tregues që përmbajtja e kontejnerit përdoret vetëm për atë qëllim
  18. Gazet serrë të fluoruara, të vendosura në treg për gravurën e materialeve gjysmëpërçuese ose për pastrimin me avull kimikatesh të dhomave të depozitimit brenda sektorit të prodhimit të gjysmëpërçuesve, etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit mund të përdoret vetëm për këtë qëllim. 
  19. Gazet serrë të fluoruara, të vendosura në treg për përdorim si lëndë e parë, etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit mund të përdoret vetëm si lëndë e parë. 
  20. Gazet serrë të fluoruara, të vendosura në treg për prodhimin e inhalatorëve për thithjen e dozave të përcaktuara të ilaçeve, për furnizimin e përbërësve farmaceutikë, etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit të përdoret vetëm për atë qëllim.
  21. Informacioni i përmendur në pikat 2, 3 dhe 5 të këtij neni përfshihet në manualet udhëzuese për produktet dhe pajisjet në fjalë. 
  22. Në rastin e produkteve dhe pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara me një potencial të ngrohjes globale prej 150 ose më tepër, ky informacion përfshihet edhe në përshkrimet e përdorura për reklama. 
  23. Forma e etiketës dhe kërkesa shtesë për etiketimin e produkteve dhe pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluoruara përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin, ministrit përgjegjës për financat dhe ekonominë dhe ministrit përgjegjës për industrinë.

 

Neni 13

Kontrolli i përdorimit

 

  1. Përdorimi i heksafluorit të squfurit ndalohet: 
  2. a) në procesin e derdhjes së magnezit dhe në riciklimin e aliazheve të magnezit të derdhur. Për instalimet që përdorin një sasi të heksafluorit të squfurit më pak se 850 kg në vit në procesin e derdhjes së magnezit dhe në riciklimin e aliazheve të magnezit të derdhur, ky ndalim do të zbatohet me hyrjen në fuqi të ligjit; 
  3. b) në mbushjen e gomave të makinave.
  4. Për shërbimin ose mirëmbajtjen e pajisjeve të ftohjes, me një masë mbushjeje prej 40 tonësh CO2 ekuivalente ose më tepër, ndalohet përdorimi i gazeve serrë të fluoruara, me një potencial të ngrohjes globale prej 2500 apo më tepër.
  5. Përjashtohen nga ndalimet pajisjet ushtarake ose pajisjet e destinuara për aplikimet e projektuara për ftohjen e produkteve nën temperaturën -50°C. 
  6. Ndalimet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni nuk zbatohen për kategoritë e mëposhtme të gazeve serrë të fluoruara:
  7. a) gazet serrë të fluoruara të rigjeneruara, që kanë një potencial të ngrohjes globale prej 2500 ose më tepër, që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese ftohëse dhe të etiketuara, në përputhje me pikën 6 të nenit 12 të këtij ligji; 
  8. b) gazet serrë të fluoruara të ricikluara, që kanë një potencial të ngrohjes globale prej 2500 ose më tepër, që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese ftohëse dhe që sigurojnë se janë rikuperuar nga pajisje të tilla. Gaze të tilla të ricikluara mund të përdoren vetëm nga sipërmarrësit, të cilët kryejnë rikuperimin e tyre si pjesë e mirëmbajtjes ose shërbimit.

 

Neni 14

Parambushja e pajisjeve me hidrofluorokarbon

 

  1. Pajisjet e ftohjes, ajrit të kondicionuar dhe pompave të ngrohjes të mbushura me hidrofluorokarbon vendosen në treg vetëm kur sasia e hidrofluorokarboneve në pajisje është llogaritur brenda sistemit të kuotave të përcaktuara në kreun VI të këtij ligji.
  2. Në rast se pajisjet e parambushura vendosen në treg sipas përcaktimit në pikën 1 të këtij neni, prodhuesit dhe importuesit e pajisjeve sigurojnë që përputhshmëria me këtë përcaktim të jetë plotësisht e dokumentuar sipas përcaktimit në pikën 2 të nenit 20 të këtij ligji.
  3. Në rast se hidrofluorokarbonet që gjenden brenda në pajisje nuk janë vendosur në treg para mbushjes së pajisjes, atëherë importuesit e këtyre pajisjeve pajisen me autorizimin përkatës për ndarjen e kuotës vjetore të lëshuar nga ministria përgjegjëse për mjedisin.  
  4. Sipërmarrësit, që prodhojnë dhe importojnë pajisjet e përcaktuara në pikën 2 të këtij  neni, mbajnë dokumentacionin për një periudhë jo më pak se 5 (pesë) vjet pas vendosjes në treg të pajisjeve. Sipërmarrësit që importojnë dhe vendosin në treg pajisje të parambushura, kur hidrofluorokarbonet që gjenden brenda në pajisje nuk janë vendosur në treg para mbushjes së pajisjes, sigurojnë që ato janë të regjistruara në përputhje me nenin 16 të këtij ligji. 

 

KREU IV

REDUKTIMI I SASISË SË HIDROFLUOROKARBONEVE TË VENDOSURA NË TREG

Neni 15

Reduktimi i sasisë së hidrofluorokarboneve të vendosura në treg

 

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin siguron që sasia e hidrofluorokarboneve, që sipërmarrësit prodhojnë dhe importojnë, kanë të drejtë të vendosin në treg çdo vit, nuk kalon kuotën vjetore të përcaktuar për Republikën e Shqipërisë.
  2. Sipërmarrësit që prodhojnë dhe importojnë kanë detyrimin të sigurojnë që sasia e hidrofluorokarboneve e vendosur prej tyre në treg nuk kalon kuotën e tyre vjetore të përcaktuar nga ministri në përputhje me parashikimet e nenit 20 të këtij ligji.
  3. Ky nen nuk zbatohet për sipërmarrësit të cilët prodhojnë ose importojnë më pak se 100 tonë CO2 ekuivalent të hidrofluorokarboneve në vit.
  4. Ky nen nuk zbatohet për kategoritë e mëposhtme të hidrofluorokarboneve:
  5. a) hidrofluorokarbonet e përdorura nga një prodhues në aplikimet si lëndë e parë ose të furnizuara drejtpërdrejt nga një prodhues ose importues për sipërmarrjet për t’u përdorur si lëndë e parë;
  6. b) hidrofluorokarbonet e furnizuara nga një prodhues ose importues për t’u përdorur për pajisje ushtarake; 
  7. c) hidrofluorokarbonet e furnizuara nga një prodhues ose importues për t’u përdorur tek një sipërmarrje për gravurën e materialeve gjysmëpërçuese ose për pastrimin me avull kimikatesh të dhomave të depozitimit brenda sektorit të prodhimit të gjysmëpërçuesve;

ç) hidrofluorokarbonet, të cilat furnizohen direkt nga një prodhues apo importues tek një sipërmarrje, e cila prodhon inhalatorë me dozë të matur për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë. 

  1. Ministri përgjegjës për mjedisin mund të përjashtojë deri në 4 vjet nga detyrimi i kuotave, sipas pikës 1 të këtij neni, hidrofluorokarbonet për përdorime specifike ose për kategori specifike të produkteve ose pajisjeve, nëse kërkohet:
  2. a) për përdorime të veçanta të produkteve ose të pajisjeve për të cilat nuk ka në dispozicion alternativa, ose nuk mund të përdoren për arsye teknike ose sigurie; dhe 
  3. b) nëse një furnizim i mjaftueshëm me hidrofluorokarbone nuk mund të sigurohet pa sjellë shpenzime në disproporcion.
  4. Çdo përjashtim, sipas pikës 5 të këtij neni, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin në bazë të kërkesës së argumentuar të strukturës përgjegjëse për gazet serrë të fluoruara pranë ministrisë, ku përcaktohet lloji dhe sasia e gazeve serrë të fluoruara që duhet të importohen, vendi nga do të importohen dhe koha e lëvrimit, pasi është marrë paraprakisht miratimi me shkrim nga sekretariati i ozonit.

 

Neni 16

Regjistri elektronik për gazet serrë të fluoruara

 

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon një bazë të dhënash në regjistrin elektronik për gazet serrë të fluoruara në përputhje me standardet, rregullat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.
  2. Regjistrimi në këtë regjistër është i detyrueshëm për:
  3. a) prodhuesit dhe importuesit, të cilëve u është alokuar një kuotë e përcaktuar për vendosjen në treg të hidrofluorokarboneve;
  4. b) sipërmarrësit, të cilëve u është transferuar kuota e hidrofluorokarboneve;
  5. c) prodhuesit dhe importuesit që furnizojnë ose sipërmarrës që furnizohen me hidrofluorokarbone sipas pikave 3 dhe 4 të nenit 14 të këtij ligji; 

ç) importuesit e pajisjeve të parambushura kur hidrofluorokarbonet e përmbajtura në pajisje nuk janë  vendosur në treg para mbushjes së pajisjes sipas nenit 14 të këtij ligji;

  1. d) informimin e prodhuesve dhe importuesve për kuotat e alokuara dhe për çdo ndryshim në këto kuota.
  2. Ky regjistër është i aksesueshëm nga publiku vetëm në nivelin e leximit të të dhënave të regjistruara.
  3. Rregullat e detajuara për organizimin dhe funksionimin e regjistrit, produktet dhe pajisjet përkatëse që regjistrohen, detyrimet e sipërmarrësve për të raportuar, si dhe niveli i aksesueshmërisë së regjistrit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

KREU V

RAPORTIMI

Neni 17

Raportimi për importin, eksportin, përdorimin si lëndë të para dhe shkatërrimin e substancave të listuara në anekset I ose II

 

  1. Çdo sipërmarrës, që prodhon, importon ose eksporton 1 ton metrik ose 100 tonë CO2 ekuivalent ose më tepër gaze serrë të fluoruara dhe gazet e listuara në aneksin II bashkëlidhur këtij ligji, deri më 31 mars të vitit pasardhës duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në aneksin V bashkëlidhur këtij ligji, për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.  
  2. Çdo sipërmarrës, që shkatërron 1 ton metrik ose 1000 tonë CO2 ekuivalent ose më tepër gaze serrë të fluoruara dhe gazet e listuara në aneksin II bashkëlidhur këtij ligji, deri më 31 mars të vitit pasardhës duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në aneksin V bashkëlidhur këtij ligji, për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik. 
  3. Çdo sipërmarrës, që përdor 1000 tonë CO2 ekuivalent ose më tepër gaze serrë të fluoruara si lëndë të parë, deri më 31 mars të vitit pasardhës duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në aneksin V bashkëlidhur këtij ligji, për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.
  4. Çdo sipërmarrës, që ka vendosur në treg 500 tonë CO2 ekuivalent ose më tepër gaze serrë të fluoruara dhe gazet e listuara në aneksin II bashkëlidhur këtij ligji, që gjenden në produkte ose pajisje, deri më 31 mars të vitit pasardhës duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në aneksin V bashkëlidhur këtij ligji, për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik. 
  5. Çdo sipërmarrës, që importon dhe vendos në treg pajisje të parambushura, ku hidrofluorokarbonet e gjendura brenda në këto pajisje nuk janë vendosur në treg para mbushjes së pajisjes, dorëzojnë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dokumentacionin përkatës sipas pikës 2 të nenit 20 të këtij ligji. 
  6. Sipërmarrësit ruajnë dokumentacionin përkatës për të paktën 5 (pesë) vjet. Raporti i verifikimit do t’i jepet ministrisë përgjegjëse për mjedisin në çdo moment që autoritetet e kërkojnë këtë raport. 
  7. Formati dhe mënyra e përgatitjes dhe dorëzimit të raportit të verifikimit përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për mjedisin. 
  8. Ministria përgjegjëse për mjedisin merr masat e nevojshme për ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të dorëzuar sipas këtij neni, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Neni 18

Mbledhja e të dhënave të shkarkimeve

 

Ministria përgjegjëse për mjedisin krijon sistemet e raportimit për sektorët përkatës të përmendur në këtë ligj, me qëllim mbledhjen e të dhënave të shkarkimeve.

 

KREU VI

LICENCIMI DHE AUTORIZIMI

Neni 19

Licencimi

 

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, sipërmarrësit që kryejnë importin, eksportin, magazinimin dhe vendosjen në treg të gazeve serrë të fluoruara, të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruar, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze, licencohen në përputhje me kriteret, kushtet, afatet dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë dhe përfshihen në kategorinë III. 3 të aneksit të tij.
  2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, sipërmarrësit që kryejnë grumbullimin, rikuperimin, riciklimin, shkatërrimin, çmontimin, transportin e gazeve serrë të fluoruara, të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze, pajisen me licencën “Veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis”, me kodin III.2.B.
  3. Sipërmarrësit, që kryejnë veprimtari me gaze serrë të fluoruara, pajisen me lejen përkatëse të mjedisit në përputhje me parashikimet ligjore të legjislacionit në fuqi për lejet e mjedisit.
  4. Licencat e lëshuara sipas këtij neni publikohen në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve.
  5. Dokumentacioni i nevojshëm për pajisjen e sipërmarrësit me licencën sipas pikës 1 të këtij neni, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim nga ministri përgjegjës për mjedisin. 

 

Neni 20

Autorizimi për ndarjen e kuotës vjetore të importit të hidrofluorokarboneve

 

  1. Sipërmarrësit, që kryejnë importin e hidrofluorokarboneve dhe/ose pajisjeve të parambushura me hidrofuorokarbone, pajisen me autorizim të ministrit përgjegjës për mjedisin, sipas modelit të miratuar nga ministri, i cili përcakton kuotën vjetore të importit të hidrofluorokarboneve të caktuar për sipërmarrësit përkatës, në përputhje me parimet dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.
  2. Kushtet e posaçme, dokumentacioni shoqërues, procedura, afatet për dhënien e autorizimit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin.
  3. Mënyra e ndarjes së kuotave vjetore të importit të hidrofluorokarboneve dhe/ose pajisjeve të parambushura me hidrofluorokarbone, si dhe kriteret për ndarjen e kuotave, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin.
  4. Formati i autorizimit për importin e hidrofluorokarboneve dhe/ose pajisjeve të parambushura me hidrofluorokarbone miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

KREU VII

SHKELJET DHE SANKSIONET ADMINISTRATIVE

Neni 21

Kundërvajtjet  administrative

 

  1. Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë sipas kufijve dhe përcaktimeve në pikën 2 të këtij neni, në përputhje me legjislacionin në fuqi  për kundërvajtjet administrative dhe  inspektimin.
  2. Dënohen me gjobë shkeljet e mëposhtme:
  3. a) zhvillimi i aktivitetit nga sipërmarrësi pa licencë dënohet me gjobë nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë;
  4. b) lëshimi i qëllimshëm i gazeve serrë të fluoruara në atmosferë gjatë instalimit, servisit, mirëmbajtjes, riparimit, rikuperimit, riciklimit dhe rigjenerimit të gazeve serrë të fluoruara ose çmontimit të pajisjeve nga sipërmarrësi apo operatori, dënohet me gjobë nga 200 000 (dyqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; 
  5. c) moskryerja nga operatori përgjegjës i kontrollit për rrjedhje të pajisjeve të referuara në nenin 5 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë; 

ç) mosmbajtja nga sipërmarrësi e të dhënave, të specifikuara në nenin 7 të këtij ligji, për çdo pjesë të pajisjeve dhe mosruajtja e tyre për të paktën 5 (pesë) vjet dhe mosvënia e tyre në dispozicion të ministrisë përgjegjëse për mjedisin/AKM-së, me kërkesë të saj, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë; 

  1. d) moskryerja nga sipërmarrësi e rikuperimit të gazeve serrë të fluoruara nga pajisjet e palëvizshme ose njësitë ftohëse (frigoriferike) të kamionëve dhe rimorkiove frigoriferikë, që përcaktohen në nenin 8 të këtij ligji, nëpërmjet personave të certifikuar, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;
  2. dh) kryerja e instalimit, servisit, mirëmbajtjes, riparimit ose çmontimi i pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara nga persona që nuk janë të pajisur me certifikatën përkatëse, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë;
  3. e) vendosja në treg nga sipërmarrësit e gazeve serrë të fluoruara dhe gazeve të listuara në aneksin II bashkëlidhur këtij ligji në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në kreun III të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë; 

ë) mosraportimi nga sipërmarrësi për importin, eksportin, përdorimin e lëndës së parë/feedstock dhe shkatërrimin e substancave të listuara në anekset I dhe II bashkëlidhur këtij ligji, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

  1. Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet e përcaktuara në këtë nen e ka struktura përgjegjëse për inspektimin në mjedis.
  2. Gjoba paguhet brenda një̈ periudhe prej 10 ditësh kalendarike nga njoftimi i saj, përveçse kur vendimi për vënien e saj është̈ pezulluar sipas legjislacionit në fuqi. 
  3. Të ardhurat e mbledhura nga gjobat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

 

Neni 22

Pezullimi dhe shfuqizimi i licencës

 

  1. Pavarësisht nga dënimet e parashikuara në shkronjat “a” deri në “ë” të pikës 2 të nenit 21 të këtij ligji, struktura përgjegjëse për inspektimin në mjedis apo struktura përgjegjëse për politikat e gazeve serrë të fluoruara në ministrinë përgjegjëse për mjedisin, i propozon ministrit përgjegjës për mjedisin për:
  2. a) pezullimin e licencës përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në rast se: 
  3. paraqitet kërkesë nga vetë mbajtësi i licencës; 
  4. mbajtësi i licencës nuk përmbush kushtet e parashikuara në licencë dhe kërkesat e këtij ligji; 
  5. b) shfuqizimin e licencës përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në rast se:
  6. mbajtësi i licencës bën kërkesë për heqje dorë nga licenca;
  7. mbajtësi i licencës ka shkelur në mënyrë të përsëritur dispozitat e këtij ligji, gjë që ka çuar në vënien e gjobave administrative në përputhje me këtë nen;

iii. mbajtësi i licencës nuk ka zbatuar brenda afatit të pezullimit detyrimet e përcaktuara si shkaqe të pezullimit;

  1. mbajtësi i licencës nuk ka paguar gjobat administrative të vëna sipas këtij ligji.
  2. Ministri përgjegjës për mjedisin nxjerr urdhrin e pezullimit të licencës, duke i lënë subjektit një afat prej 20 ditësh për ripërmbushjen e shkaqeve të pezullimit. 
  3. Subjekti ndaj të cilit vendoset urdhri i pezullimit, ka të drejtën e ankimit te titullari i strukturës përgjegjëse sipas legjislacionit në fuqi.
  4. Në rast se subjekti plotëson detyrimet për shkaqet e pezullimit, ministri shfuqizon urdhrin e pezullimit. 
  5. Në rast se subjekti nuk përmbush brenda afatit të pezullimit detyrimet e përcaktuara në shkaqet e pezullimit, ministri nxjerr urdhrin e shfuqizimit të licencës përkatëse.
  6. Në rast se konstatohet se nga subjekti përmbushen shkaqet e parashikuara në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, ministri nxjerr urdhrin e shfuqizimit të licencës përkatëse.
  7. Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikon aktin e pezullimit apo shfuqizimit në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve.
  8. Subjekti ndaj të cilit vendoset masa administrative, ka të drejtën e ankimit administrativ sipas afateve dhe procedurave të legjislacionit në fuqi për lejet dhe licencat në Republikën e Shqipërisë.
  9. Kundër vendimit të dhënë pas shqyrtimit të ankimit administrativ, mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente për çështjet administrative brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit. 

 

Neni 23

Aktet nënligjore

 

  1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 10, pika 1; 16, pika 4; 19, pika 5, dhe 20, pikat 2 dhe 3, të tij.
  2. Ngarkohet ministri përgjegjës për mjedisin që brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 7, pika 5; 10 pika 7; 15, pika 6; 17, pika 7, dhe 20, pika 4, të tij.
  3. Ngarkohen ministri përgjegjës për mjedisin, ministri përgjegjës për ekonominë, dhe ministri përgjegjës për industrinë që brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të neneve 5, pika 8, dhe 12, pika 15, të tij. 

 

Neni 24

Hyrja në fuqi

     Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet më 1 janar 2024.

 

 

     

                                         K R Y E T A R E

                                                                                                              Lindita NIKOLLA

 

Miratuar në datën 26.1.2023

 

 

LIGJ Nr. 2/2023 PËR GAZET SERRË TË FLUORUARA