Në datat 9 – 10 Nentor 2023, në bashkëpunim me UNIDO u zhvillua në Tiranë Konferenca Kombetare “AMENDAMENTI KIGALI – Mbështetja e Industrisë Shqiptare për Klimën”.

Kjo konferencë kishte rëndësi të vecantë në kushtet e implementimit të obligimeve që Amendamenti

 

Kigali i Protokollit të Montrealit ka për vendin tonë, dhe tratoi cështje të tilla si:

 

  • Amendamenti Kigali dhe Plani i Implementimit të reduktimit të gazeve HFC për Shqipërinë (KIP)
  • Legjislacioni i ri i gazeve serrë të fluoruara dhe Harmonizimi i tij me legjislacionin e BE;
  • Politikat dhe aktet rregullatore të cilat inkurajojnë Efiçencën Energjitike në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit;
  • Sektori ftohjes dhe ajrit të kondicionuar në Shqipëri – tendencat, mundësitë dhe sfidat lidhur me përdorimin e Alternativave me GWP të ulët;
  • Skemat e Trainimi dhe Certifikimit. Skenari European dhe propozimi për Skemën e Trainimit dhe Certifikimit në Shqipëri.

Pjesmarresit në këtë Konferencë ishin përfaqesues të UNIDO, UNEP, Njësisë Kombëtare të Ozonit, Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit, konsulentë të sektorit të ftohjes dhe ajrit të kondicionuar (Shqiperisë dhe rajonit), kompani private, Shoqatat e teknikëve të sektorit të ftohjes nga Shqipëria dhe rajoni, profesorë dhe pedagogë të universiteteve shtetërore dhe private, mësues dhe trainerë të shkollave profesionale, studentë, etj.