Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Vjenës dhe protokollin e Montrealit në tetor 1999, me ligjin Nr. 8463, datë 03.10.1999
Nëpërmjet ligjit Nr. 9484, date 02.03.2006 Parlamenti Shqiptar miratoi Amendamentin e Londrës së Protokollit të Montrealit.
Nëpërmjet ligjit Nr. 9480, datë 16.02.2006, Parlamenti Shqiptar miratoi Amendamentin e Kopenhagenit të Protokollit të Montrealit.
Nëpërmjet ligjit Nr. 9485, datë 06.03.2006, Parlamenti Shqiptar miratoi Amendamentin e Montrealit të Protokollit të Montrealit.
Nëpërmjet ligjit Nr. 9485, datë 06.03.2006, Parlamenti Shqiptar miratoi Amendamentin e Pekinit te Protokollit të Montrealit.
Miratimi i Dekretit te Këshillit te Ministrave Nr. 453, date 23.06.2005 mbi “ Marrjen e masave për heqjen nga përdorimi të lëndëve ozonholluese” ka plotësuar një nga detyrimet bazë të Qeverisë Shqiptare ndaj Protokollit të Montrealit.
Midis të tjerave mund të përmendet :
Shtesa 1 e Dekretit Nr. 453, datë 23.06.2005, ku jepet lista e lëndëve SOH
Shtesa 2 e Dekretit Nr. 453, datë 23.06.2005, ku jepet lista e produkteve që përmbajnë apo që janë prodhuar me lëndë SOH.
Shtesa 3 e Dekretit Nr. 453, datë 23.06.2005, ku jepen pajisjet që përdorin lëndë SOH.
Shtesa 4 e Dekretit Nr. 453, datë 23.06.2005, ku jepen kuotat e importit vjetor të SOH për periudhën 2003-2010.
Shtesa 5 e Dekretit Nr. 453, datë 23.06.2005, ku jepet formulari i lejes mjedisore dhe udhëzimi për plotësimin e formularit mjedisor.
Instruksionet për të dhënat speciale që duhet t’i nënshtrohen kur plotësohet leja për import/eksportit jepen në Shtesën 5 të Dekretit Nr. 453, datë 23.06.2005, Formulari i lejes mjedisore dhe udhëzimi për lejen mjedisore në përputhje me Dekretin Nr. 453, Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave ka lëshuar instruksionin për konditat që duhet t’i nënshtrohen të interesuarit, për të marrë këtë Leje për import-eksport sipas shtesës 5.
Bazuar ne Vendimin e Keshillit të ministrave Nr. 453, çështjet më të rëndësishme në të janë :
- Të eliminohen prodhimi dhe konsumi i të gjithë SOH, nga të gjithë përdoruesit ( përveç HCFC ve ) në përputhje me limitet vjetore të konsumit, të përcaktuara në tabelën e Marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Ex.Com
- Implementimi i sistemit te kuotave të importit të SOH, duke bërë reduktimin deri sa importi i SOH në vitin 2009 të bëhet zero ashtu siç theksohet në Marrëveshje.
- Implementimi i sistemit të licensimit të aktiviteteve të cilat janë të lidhura me SOH.
- Implementimi i sistemit të monitorimit dhe raportimit, përsa i përket aktiviteteve lidhur me SOH.
Sipas këtij vendimi në Shqipëri janë të ndaluara :
- Prodhimi i substancave ozonholluese, i produkteve që përmbajnë substancat që janë të listuara në aneksin A,B dhe E të Protokollit të Montrealit.
- Importi dhe nxjerrja në treg, eksportimi dhe tranzitimi i produkteve që përmbajnë substance ozonholluese dhe të pajisjeve që përdorin këto substanca të listuara në Anekset A,B dhe E të Protokollit të Montrealit.
- Përdorimi i substancave ozonolluese dhe produkteve që përmbajnë këto substanca, të cilat përdoren në agrokulturë si dezinfektues : masat e kontollit mbi HCFC-të nuk janë të përfshira në vendimin e mësipërm.
Udhëzimi Nr. 1, datë 18.06.2007” Mbi kontrollin e importit dhe eksportit të substancave ozonholluese dhe përmirësimi i Profilit të Riskut për Kodin e Trafikut te SOH” lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, jep më shumë instruksione praktike mbi mënyrën e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 453, datë 23.06.2005.
Manuali praktik i substancave, pajisjeve dhe produkteve ( Trupat ftohës SOH ) jep instruksionet e duhura, që janë të përshtatshme për doganieret se si do të veprojnë në pikat doganore.
Vendimi ( Nr. 290, datë 04.25.2010)” Mbi disa ndryshime të Vendimit Nr. 453, datë 23.06.2005 të Këshillit të Ministrave, që përcakton dhe :
Aneksin 1. Lista e substancave ozonholluese.
Aneksin 2. Produktet që përmbajnë substanca ozonholluese ose që janë prodhuar me to.
Aneksin 3. Pajisjet që përdorin substanca ozonholluese.
Aneksin 4. Kuotat vjetore për importuesit e HCFC-ve e përzierjeve të tyre.
Aneksin 5. Forma e aplikimit dhe formati i lejes mjedisore për importimin e substancave ozonholluese.
Aneksin 6. Përzierjet që përmbajnë substanca ozonholluese dhe përbërja e tyre.
Bazuar në këtë vendim, në Shqipëri janë të ndaluara :
- Prodhimi i substancave ozonholluese, prodhimi dhe përzierja kur përmbajnë substanca që listohen në anekset A,B dhe E të Protokollit të Montrealit.
- Importimi, marketimi, eksporti dhe tranzitimi i produkteve që kanë përzierje të substancave ozonholluese dhe të pajisjeve që përdorin substanca që janë në listën e anekseve A,B dhe E të Protokollit të Montrealit.
- Shkarkimi në atmosferë të substancave ozonholluese të listës së anekseve A,B dhe E të Protokollit të Montrealit :
- Importimi i substancave ozonholluese, produkteve te tyre, pajisjeve që përmbajnë të tilla substanca , nga vende që nuk janë palë të Protokollit të Montrealit.
- Përdorimi i substancave ozonholluese dhe produkteve që i përmbajnë këto substancë që përdoren në agrikulturë si dezinfektues.
- Eksporti i substancave ozonholluese dhe i produkteve që i përmbajnë ato si dhe pajisjeve të përdorura nga një vend që nuk është palë në Protokollin e Montrealit.
- Importi i substancave ozonholluese të ricikluara dhe të rafinuara.
- Importi i substancave ozonholluese që përfshihen në Aneksin C, grupi 1, lejohet vetëm në bazë të kuotave vjetore që janë të përcaktuara në diagramë, të miratuara për Shqipërinë.
Importuesit e substancave ozonholluese duhet të sigurojnë etiketimin në shqip të ambalazhit të këtyre substancave, kur i importojnë ato në Shqipëri. Etiketat e transportit duhet të përmbajnë emrin, përbërjen kimike, kodin doganor, simbolin kimik dhe shenjën e rrezikut në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar ISO. Etiketa duhet të përcaktojë gjithashtu sasinë totale të materialit të paketuar, datën e prodhimit e të skadimit.