Amendament i Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit

 

Neni I: Amendament

Neni 1, paragrafi 4

Në paragrafin 4 të Nenit 1 të Protokollit, fjalët:

“Aneksi C ose  Aneksi E”

ndyshohen si më poshtë:

“Aneksi C, Aneksi  E ose Aneksi F”

 

Neni 2, paragrafi 5

Në paragrafin 5 të Nenit 2 të Protokollit, fjalët:

“dhe Nenin 2H”

ndyshohen si më poshtë:

“Nenin 2H dhe 2J”

 

Neni 2, paragrafët 8 (a), 9 (a), dhe 11

Në paragrafin 8(a) dhe 11 të Nenit 2 të Protokollit, fjalët:

“Neneve 2A deri në 2I”

Ndryshohen si më poshtë:

“Neneve 2A deri në 2J”

Fjalët e mëposhtme  do të shtohen në fund të nënparagrafit (a) të paragrafit 8 të Nenit 2 të Protokollit:

Cdo marresheveshje e tillë mund të shtrihet duke perfshire obligimet lidhur me konsumin ose prodhimin sipas artikullit 2 J me kushin që niveli total i kombinuar i konsumit ose prodhimit të palëve të interesuara nuk kalon nivelet e kërkuara nga artikulit 2j

Në nënparagrafin (a) (i) të paragrafit 9 të Nenit 2 të Protokollit, pas përdorimit të dytë të fjalëve:

“..duhet të bëhën”

fshihet fjala :

“dhe”

Nënparagrafi (a) (ii) i paragrafit 9 të Nenit 2 të Protokollit rinumërohet si nënparagraf (a) (iii).

Përmbajtja e mëposhtme shtohet si nënparagraf (a) (ii) pas nënparagrafit (a) (i) të paragrafit 9 të Nenit 2 të Protokollit:

“Duhet të bëhen përshtatje/rregullime të potencialeve të ngrohjes globale të specifikuar në Grupin I të Aneksit A, Aneksit C dhe Aneksit F dhe nëqoftëse po, cfarë rregullimesh duhet bërë; dhe”

 

Neni 2J

Neni i mëposhtëm shtohet pas Nenit 2I të Protokollit, “Neni 2J: Hidrofluorkarbone”

  1. Cdo palë duhet të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga 1 Janar 2019 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara  sipas Aneksit F i shprehur në ekuivalentet e CO2, të mos kaloje përqindjen, e përcaktuar për intervalet respektive të viteve përkatese të specifikuara në nënparagrafët  e mëposhtëm nga (a) në (e),  të mesatares vjetore të niveleve  të llogarituara të konsumit të substancave të kontrolluara të përcaktuara në Aneksin F për vitet 2011,2012 dhe 2013,plus  pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit të AneksiC, Grupi I, i substancave të kontrolluara, sic përcaktohet  në paragrafin 1 të Nenit 2F, shprehur në ekuivalentet e CO2:

 

  1. 2019 deri në  2023: 90 përqind
  2. 2024 deri në 2028: 60 përqind
  3. 2029 derinë  2033: 30 përqind
  4. 2034 deri në 2035: 20 perqind
  5. 2036 në vazhdim: 15 përqind

 

  1. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij Artikulli, palët mund të vendosin që një palë duhet të sigurojë që, për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga 1 Janar 2019 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara  sipas Aneksit F i shprehur në ekuivalentet e CO2, të mos kaloje përqindjen, e përcaktuar për intervalet respektive të viteve përkatese të specifikuara në nënparagrafët  e mëposhtëm nga (a) në (e),  të mesatares vjetore të niveleve  të llogarituara të konsumit të substancave të kontrolluara të përcaktuara në Aneksin F për vitet 2011,2012 dhe 2013,plus  njëzët e pesë përqind  të nivelit të llogaritur të konsumit të Aneksi C, Grupi I, i substancave të kontrolluara, sic përcaktohet  në paragrafin 1 të Nenit 2F, shprehur në ekuivalentet e CO2  :

 

  1. 2020 deri në 2024: 95 përqind
  2. 2025 deri në 2028: 65 përqind
  3. 2029 deri në 2033: 30 përqind
  4. 2034 deri në 2025: 20 përqind
  5. 2036 në vazhdim: 15 përqind

 

  1. Cdo palë duhet të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga 1 Janar 2019 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara sipas Aneksit F i shprehur në ekuivalentet e CO2, të mos kalojë përqindjen, e përcaktuar për intervalet respektive të viteve përkatese të specifikuara në nënparagrafët  e mëposhtëm nga (a) në (e),  të mesatares vjetore të niveleve  të llogarituara të konsumit të substancave të kontrolluara të përcaktuara në Aneksin F për vitet 2011,2012 dhe 2013,plus  pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit të Aneksit C, Grupi I, i substancave të kontrolluara, sic përcaktohet  në paragrafin 2 të Nenit 2F, shprehur në ekuivalentet e CO2

 

  1. 2019 deri në 2023: 90 përqind
  2. 2024 deri në 2028: 60 përqind
  3. 2029deri në 2033: 30 përqind
  4. 2034deri në 2035: 20 përqind
  5. 2036 në vazhdim: 15 përqind

 

 

  1. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij Artikulli, palët mund të vendosin që një palë duhet të sigurojë që, për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga 1 Janar 2019 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara  sipas Aneksit F i shprehur në ekuivalentet e CO2, të mos kaloje përqindjen, e përcaktuar për intervalet respective të viteve përkatese të specifikuara në nënparagrafët  e mëposhtëm nga (a) në (e),  të mesatares vjetore të niveleve  të llogarituara të konsumit të substancave të kontrolluara të përcaktuara në AneksinF për vitet 2011,2012 dhe 2013, plus  njëzët e pesë  përqind  të nivelit të llogaritur të konsumit të Aneksit C, Grupi I, i substancave të kontrolluara, sic përcaktohet  në paragrafin 2 të Nenit 2F, shprehur në ekuivalentet e CO2  :

 

  1. 2020 deri në 2024: 95 përqind
  2. 2025 deri në 2028: 65 përqind
  3. 2029 deri në 2033: 30 përqind
  4. 2034 deri në 2035: 20 përqind
  5. 2036 në vazhdim: 15 përqind

 

  1. Paragrafët nga 1 në 4 të këtij Neni  zbatohen deri në masën që Palët vendosin të lejojnë që niveli i prodhimit ose konsumit i domosdoshëm për të përmbushur tipologjinë e përdorimit të dakortësuar nga palët pët të qënë Palë të përjshtuara

 

  1. Çdo Palë që prodhon substanca të Aneksit C, Grupit I, ose Aneksit  F duhet të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga 1 Janar 2020 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, emetimet  e substancave të Aneksit F, Grupit II, të gjeneruara në cdo objekt që  prodhon  substanca të Aneksit C, Grupit I, ose Aneksit  F, substancat shkatërrohen në të njëjtën periudhë dymbëdhjëte mujore, në masën e mundësuar nga përdorimi i teknologjisë, i aprovuar nga Palët
  2. Çdo Palë duhet të sigurojë që çdo shkatërrim i substancave të Aneksit F, Grupit II, ose Aneksi F të gjeneruara nga objektet që prodhojnë substanca të AneksitC, Grupit I, ose Aneksit F, duhet të bëhet vetëm me teknologjië e aprovuara nga Palët.

 

 

Neni 3

 

Hyrja e Nenit 3 të Protokollit do të zëvëndesohet me përmbajtjen e mëposhtme:

“1. Për qëllimet e Nenit 2, 2A në 2J dhe 5, cdo Palë duhet, që për çdo grup substancash të Aneksit  A, Aneksit B, Aneksit C, Aneksit E ose Aneksit  F,  të përcaktojë nivelet e saj të llogaritura të:”

Për pikëpresjen e fundit të nënparagrafëve (a) (i) të Aneksit  3 të Protokollit do të  zëvëndësohet si më poshtë:

“. Përjashtimisht  sic është parashikuar në paragrafin 2;”

Teksti i mëposhtëm shtohet në fund të Nenit 3 të Protokollit:

“; dhe

(d) Emetimet e substanaceve të Aneksit F, Grupit II, të gjeneruara në çdo objekt që prodhon substanca të Aneksit  C, Grupit I ose Ankesit  F, duke përfshirë ndër të tjera, sasitë e emetuara nga rrjedhjet e makinerive, proçeseve të ventilimit dhe pajisjeve shkatërruese, por duke përjashtuar sasitë e kapura për përdorim, shkatërrim apo magazinim.

2.Për llogaritjen e  niveleve të shprehura në ekuivalente CO2 të prodhimit, konsumit, importit, eksportit dhe emetimet e substancave të Aneksit F dhe Aneksit C, Grupit I, për qëllimet e Nenit 2J, paragrafi 5, i Nenit 2 dhe paragrafit 1 (d) të Nenit 3, cdo Palë duhet të përdorë potencialet e ngrohjes globale për substancat e specifikuara në Grupin I Aneksit A, Aneksit C dhe Aneksit F.”

 

Neni 4, paragrafi 1 sept

Paragrafi i mëposhtem shtohet pas paragrafit 1sex të Nenit 4 të Protokollit:

1 sept. Me hyrjen në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë duhet të ndalojë importimin e substancave të kontrolluara të Aneksit F nga çdo Shtet që nuk është Palë e këtij Protokolli.”

 

 

Neni 4, paragraf 2 sept

Paragrafi i mëposhtëm shtohet pas paragrafit 2 sex të Nenit 4 të Protokollit:

2 sept. Me hyrjen në fuqi të ketij paragrafi, çdo Palë duhet të ndalojë eksportimin e substancave të kontrolluara të Ankesit F, me cdo Shtet jo Palë te këtij Protokolli.”

 

Neni 4, paragrafët 5, 6 dhe 7

Në paragrafët 5, 6 dhe 7 të Nenit 4 të Protokollit, fjalët:

“Aneksi A, B, C dhe E”

Ndyshohen si vijon:

“Aneksi A, B, C, E dhe F”

 

Neni 4, paragrafi 8

Në paragrafin 8 të Nenit 4, të Protokollit, fjalët:

“Nenet 2A deri  në 2I”

Ndryshohen me:

“Nenet “2A deri në 2J”

 

Neni 4B

Paragrafi i mëposhtëm shtohet pas paragrafit 2 të Nenit 4B të Protokollit:

“2 bis. Cdo  Palë duhet, që duke filluar nga data 1 Janar 2019 ose brënda tre muajve nga hyrja në fuqi të këtij paragrafi në qoftëse është e mëvonshme, duhet të krijojë dhe zbatojë një sistem licensimi për importin dhe eksportin e substancave të kontrolluara të Aneksin F, pavarësisht  nësë të reja, të përdorura, të ricikluara dhe të rigjeneruara. Çdo Palë që vepron sipas paragrafit 1 të Nenit 5 dhe që vlerëson se nuk është në gjëndje të vendose dhe implementojë këtë sistem nga 1 Janar 2019, mund të vonojë ndërmarrjen e këtyre veprimeve  deri më 1 Janar 2021”

 

Neni 5

Në paragrafin 4 të nenit 5 të Protokollit, fjalët:

“2I”

Ndryshohet me:

“2J”

Në paragrafët 5 dhe 6 të Nenit 5 të Protokollit, fjalët:

“Neni 2I”

Ndryshohet me:

“Neni 2I dhe 2J”

Në paragrafin 5 të Nenit 5 të Protokollit, përpara fjalëve:

“çdo masë kontrolluese”

shtohet:

“me”

Paragrafi i mëposhtëm, shtohet pas paragrafit 8 ter të Nenit 5 të Protokollit:

“8 qua

  • Cdo Palë që vepron sipas paragrafit 1 të këtij Neni, subjekt i cdo rregullimi mbi  masat e kontrollit në Nenin 2J në përputhje me paragrafin 9 të Nenit 2, ka të drejtë të vonojë pajtueshmërinë me masat e kontrollit të paracaktuara në nënparagrafët nga (a) në (e) të paragrafit 1 të Nenit 2J dhe nënparagrafëve nga (a) në (e) të paragrafit 3 të Nenit 2J dhe të ndryshojë këto masa si më poshtë vijon:
  1. 2024 deri në 2028: 100 përqind
  2. 2029deri deri në 2034: 90 përqind
  • 2035deri në 2039: 70 përqind
  1. 2040deri në 2044: 50 përqind
  2. 2045 dhenë vazhdim: 20 përqind

 

  • Pavarësisht nënparagrafit (a) të mësipërm, Palët mund të vendosin se një Palë e cila vepron sipas paragrafit 1 të këtij Neni,subjekt i cdo rregullimi mbi masat e kontrollit në Nenin 2J, në përputhje me paragrafin 9 të Nenit 2, ka të drejtë të vonojë pajtueshmërinë e tij me masat e kontrollit të parapërcaktuara nga nënparagrafët nga (a) në (e) të paragrafit 1 të Nenit 2J dhe nënparagrafëve nga (a) në (e) të paragrafit 3 të Nenit 2J, dhe të ndryshojë këto masa si më poshtë vijon:

 

  1. 2028 deri në 2031: 100 përqind
  2. 2032 deri në 2036: 90 përqind
  • 2037 deri në 2041: 80 përqind
  1. 2042 deri në 2046: 70 përqind
  2. 2047 dhe në vazhdim: 15 përqind
  3. Cdo Pale që vepron sipas paragrafit 1 të këtij Neni, për qëllime llogaritjes të konsumit bazë sipas Nenit 2J, i lind e drejta e përdorimit të mesatares së niveleve të llogaritura të konsumit të substancave të kontrolluara të Aneksit F, për vitet 2020, 2021 dhe 2022, plus gjashtëdhjetë e pesë përqind të konsumit të tij bazë të substancave të kontrolluara të Aneksit C, Grupi I, të përcaktuara në paragrafin 8 ter të këtij Neni.
  4. Pavarësisht nënparagrafit (c) të mësiperm, Palët mund të vendosin që një Palë e cila vepron sipas paragrafit 1 të këtij Neni, për qëllime të përllogaritjes nivelit bazë të konsumit sipas nenit 2J, i lind e drejta e përdorimit të mesatares niveleve të llogaritura të konsumit të substancave të kontrolluara tëAneksit F, për vitet 2024, 2025, 2025, plus gjashtëdhjetë e pesë përqind të konsumit të tij bazë për substancat e kontrolluara të Aneksit C, Grupit 1, sic përcaktohet në paragrafin 8 ter të këtij Neni.
  5. Cdo Palë që vepron sipas paragrafit 1 të këtij Neni dhe që prodhon substancat e kontrolluara të Aneksit F, për qëllime të për llogaritjes nivelit bazë të prodhimit sipas Nenit 2J, i lind e drejta e përdorimit të mesatares së llogaritura të prodhimit të substancave të kontrolluara të Aneksit F, për vitet 2020, 2021 dhe 2022, plus gjashtëdhjetë e pesë përqind të prodhimit bazë të Aneksit C, Grupit I, të substancave të kontrolluara sic përcaktohet në paragrafin 8 ter të këtij Neni.
  6. Pavarësisht nënparagrafit (e) të mësipërm, Palët mund të vendosin që një Palë e cila vepron sipas paragrafit 1 të këtij Neni dhe që prodhon substancat e kontrolluara të Aneksit F, për qëllime përllogaritëse të prodhimit bazë sipas Nenit 2J, i lind e drejta e përdorimit të mesatares së llogaritur të prodhimit të substancave të kontrolluara të Aneksit F për vitet 2024, 2025 dhe 2026, plus gjashtëdhjetë e pesë përqind të prodhimit baze të substancave të kontrolluara të Ankesit  C, Grupit I, sic përcaktohet në paragrafin 8 ter të këtij Neni.
  7. Nënparagrafet nga (a) në (f) të këtij paragrafi do të zbatohen për nivelet e llogaritura të prodhimit dhe konsumit, përvec rasteve kur aplikohet një përjashtim i vendosur nga palët në lidhje me temperatura të larta ambientale”.

 

Neni 6

Neni 6 i protokollit, fjalët:

“Nenet 2A deri në 21”

ndryshon :

“Nenet 2A deri ne 2J”

 

Neni 7, paragrafet 2, 3, dhe 3 ter

Rreshti vijues shtohet pas rreshtit që lexon “- Në Aneksin E, për vitin 1991,” në paragrafin 2 të Nenit 7 të Protokollit:

“- në Aneksin F, për vitet nga 2011 në 2013, përjashtimisht Palëve që veprojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, duhet të sigurojnë këto të dhëna për vitet nga 2020 ne 2022, por palët që veprojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, për të cilin zbatohen nënparagrafët (d) dhe (f) të paragrafit 8 qua të Nenit 5, duhet të sigurojnë të dhëna për vitet nga 2024 në 2026;”

Në paragrafët 2 dhe 3 të nenit 7 të Protokollit, fjalët:

“C dhe E”

Ndryshohen:

“C, E dhe F”

Paragrafi i mëposhtmem shtohet në Nenin 7 të Protokollit, pas paragrafit 3 bis:

“3 ter. Cdo Palë duhet ti dërgojë Sekretariatit të dhëna statistikore për emetimet vjetore të substancave të kontrolluara për cdo objekt, sipas Aneksit  F, Grupit II, në përputhje me paragrafët 1(d) të Nenit 3 të Protokollit.”

 

Neni 7, paragrafi 4

Ne paragrafin 4 të Nenit 7, pas fjalëve:

“të dhëna statistikore mbi” dhe “siguron të dhëna të”

Shtohet:

“prodhim”

 

Neni 10, paragraf 1

Në paragrafin 1 të nenit 10 të Protokollit, fjalët:

“dhe Nenit 2I”

Ndryshohet:

“, Neni 2I dhe Neni 2J”

Përmbajtja e mëposhtme shtohet në fund të paragrafit 1 të Nenit 10 të Protokollit:

“Kur një Palë që vepron sipas paragrafit 1 të Nenit 5, zgjedh të përdorë fonde  nga çdo mekanizëm tjetër financiar që mund të rezultojë në përmbushjen e ndonjë pjese të kostove shtesë të dakortësuara, ajo pjesë nuk do të plotësohet nga mekanizmi financiar i parashikuar sipas Nenit 10 të këtij Protokolli.”

 

Neni 17

Në Nenin 17 të Protokollit, fjalët:

“Nenet 2A deri  në 2I”

Ndyshohen :

“Nenet 2A deri në 2J”

 

Ankesi  A

Tabela me përmbajtje si më poshtë zëvëndeson tabelat e Grupin I të Shtojcës A të Protokollit:

 

 

Grupi Substanca Potenciali Ozon-Hollues Potenciali 100-Vjecar i Ngrohjes Globale
Grupi I
CFCl3 (CFC-11) 1.0 4.750
CF2Cl2 (CFC-12) 1.0 10.900
C2F3Cl3 (CFC-113) 0.8 6.130
C2F4Cl2 (CFC-114) 1.0 10.000
C2F5Cl (CFC-115) 0.6 7.370

 

 

Shtojca C dhe Shtojca F

Tabela me përmbajtjen e mëposhtme zëvëndëson tabelën për Grupin I të Shtojcës C të Protokollit:

Grupi Substanca Numri i izomereve Potenciali Ozon-Hollues Potenciali 100-vjecar i Ngrohjes Globale
Grupi 1
CHFCl2 (HCFC-21)** 1 0.04 151
CHF2Cl (HCFC-22)** 1 0.055 1810
CH2FCl (HCFC-31) 1 0.02
C2HFCl4 (HCFC-121) 2 0.01-0.04
C2HF2Cl3 (HCFC-122) 3 0.02-0.08
C2HF3Cl2 (HCFC-123) 3 0.02-0.06 77
CHCl2CF3 (HCFC-123)** - 0.02
C2HF4Cl (HCFC-124) 2 0.02-0.04 609
CHFClCF3 (HCFC-124)** - 0.022
C2H2FCl3 (HCFC-131) 3 0.007-00.05
C2H2F2Cl2 (HCFC-132) 4 0.008-0.05
C2H2F3Cl (HCFC-133) 3 0.02-0.06
C2H3FCl2 (HCFC-141) 3 0.005-0.07
CH3CFCl2 (HCFC-141b)** - 0.11 725
C2H3F2Cl (HCFC-142) 3 0.008-0.07
CH3CF2Cl (HCFC-142b)** - 0.065 2310
C2H4FCl (HCFC-151) 2 0.003-0.005
C3HFCl6 (HCFC-221) 5 0.015-0.07
C3HF2Cl5 (HCFC-222) 9 0.01-0.09
C3HF3Cl4 (HCFC-223) 12 0.01-0.08
C3HF4Cl3 (HCFC-224) 12 0.01-0.09
C3HF5Cl2 (HCFC-225) 9 0.02-0.07
CF3CF2CHCl2 (HCFC-225ca)** - 0.025 122
CF2ClCF2CHClF (HCFC-225cb)** - 0.033 595
C3HF6Cl (HCFC-226) 5 0.02-0.10
C3H2FCl5 (HCFC-231) 9 0.05-0.09
C3H2F2Cl4 (HCFC-232) 16 0.008-0.10
C3H2F3Cl3 (HCFC-233) 18 0.007-0.23
C3H2F4Cl2 (HCFC-234) 16 0.01-0.28
C3H2F5Cl (HCFC-235) 9 0.03-0.52
C3H3FCl4 (HCFC-241) 12 0.004-0.09
C3H3F2Cl3 (HCFC-242) 18 0.005-0.13
C3H3F3Cl2 (HCFC-243) 18 0.007-0.12
C3H3F4Cl (HCFC-244) 12 0.009-0.14
C3H4FCl3 (HCFC-251) 12 0.001-0.01
C3H4F2Cl2 (HCFC-252) 16 0.005-0.04
C3H4F3Cl (HCFC-253) 12 0.003-0.03
C3H5FCl2 (HCFC-261) 9 0.002-0.02
C3H5F2Cl (HCFC-262) 9 0.002-0.02
C3H6FCl (HCFC-271) 5 0.001-0.03

 

*Kur vlerësohet një varg Potencialesh Ozon Holluese, vlera më e lartë propozohet të përdoret për qëllime të Protokollit. Vlerat e Potencialeve Ozon Holluese të listuara si vlera të vetme, janë përcktuar nga përllogaritjet bazuar në matje laboratorike. Ato që janë të listuara si një varg vlerash janë përcaktuar bazuar në vlera të përafërta dhe janë më pak të qarta. Vargu i vlerave ka të bëjë me grupin izometrik. Vlera më e lartë është vleresimi me impakt më të lartë të izomerit Ozon Hollues, dhe vlera më e ulët është vlerësimi me impakt më të ulët ozon hollues.

**Identifikon substancat me vlerë me të lartë të zbatueshme të potencialeve ozon holluese, të listuara përkundrejtë atyre të përdorura për qëllimet e Protokollit.

***Për substancat për të cilat nuk ka asnjë të dhënë për Potencialin e Ngrohjes Globale, zbatohet vlera 0 deri sa një vlerë e Potencialit të Ngrohjes Globale të përfshihet, përmes proçedurave të parashikuara në paragrafin 9 (a) (ii) të Nenit 2.

 

Shtojca me përmbajtje si më poshtë, shtohet në Protokoll pas Shtojcës E:

 

“Shtojca F: Substancat e Kontrolluara

Grupi Substanca Potenciali 100-vjecar i Ngrohjes Globale
Grupi I
CHF2CHF2 HFC-134 1100
CH2FCF3 HFC-134a 1430
CH2FCHF2 HFC-143 353
CHF2CH2CF3 HFC-245fa 1030
CF3CH2CF2CH3 HFC-365mfc 794
CF3CHFCF3 HFC-227ea 3220
CH2FCF2CF3 HFC-236cb 1340
CHF2CHFCF3 HFC-236ea 1370
CF3CH2CF3 HFC-236fa 9810
CH2FCF2CHF2 HFC-245ca 693
CF3CHFCHFCF2CF3 HFC-43-10mee 1640
CH2F2 HFC-32 675
CHF2CF3 HFC-125 3500
CH3CF3 HFC-143a 4470
CH3F HFC-41 92
CH2FCH2F HFC-152 53
CH3CHF2 HFC-152a 124
Grupi II
CHF3 HFC-23 14800

 

Neni II: Lidhja me Amendamentin e 1999

Asnjë Shtet ose organizatë për integrimin ekonomik rajonal nuk mund të depozitojë një dokument për ratifikim, pranim, aprovim ose shtim të këtij Amendimi, nësë nuk është depozituar më parë, ose njëkohësisht një dokument i tillë në Amendamentin e miratuar në Takimin e Njëmbëdhjetë të Palëve në Pekin, 3 dhjetor 1999.

Neni III: Ndërlidhja me Kuadrin e Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe Protokollit përkatës të Kyotos mbi Ndryshimet Klimatike

Ky Amendim nuk ka për qëllim të ketë efektin e përjashtimit të hidrofluorkarvoneve nga fusha e angazhimeve të përcaktuara në Nenet 4 dhe 13 të Kuadrit së Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimate ose të Neneve 2, 5, 7 dhe 10 të Protokollit të Kyotos.

Neni IV: Hyrja në fuqi

  1. Pritet, sic është percaktuar në paragrafin 2, të mëposhtëm, që ky Amendament të hyjë në fuqi më 1 Janar 2019, duke siguruar që të paktën njëzet instrumente ratifikimi, pranimi ose aprovimi të Amendimit të jenë depozituar nga Shtetet apo organizatat për integrim ekonomik rajonal, Palë të Protokollit të Montrealit mbi Substancat që hollojnë Shtresën e Ozonit. Në rastin e mosplotësimit të kushtit deri në datën e caktuar, Amendimi propozohet të hyje në fuqi në diten e nëntëdhjetë vijuese të datës kur është përmbushur.
  2. Ndryshimet e bëra në Nenin 4 të Protokollit, Kontrolli i tregtimit me vendet jo-Palë, të përcaktuar në Nenin I të këtij Amendamenti propozohet të hyjë në fuqi më 1 Janar 2033, duke siguruar që të paktën shtatëdhjetë instrumente ratifikimi, pranimi apo aprovimi të Amendamentit, të jenë depozituar nga Shtetet apo Organizatat për integrim ekonomik rajonal, që janë Palë e Protokollit të Montrealit mbi Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit. Në rastin e mosplotësimit të ketij kushti deri në datën e caktuar, Amendamenti propozohet të hyjë në fuqi në ditën e nëntëdhjetë vijuese të datës kur është përmbushur.
  3. Për qëllimet e paragrafëve 1 dhe 2, çdo instrument i depozituar nga organizatat për integrim ekonomik rajonal nuk do të merret parasysh si parantezë e atyre të depozituara nga Shtetet pjesë të këtyre organizatave.
  4. Pas hyrjes në fuqi të Amendamentit, siç parashikohet në paragrafët 1 dhe 2, propozohet të miratohet për secilën Palë tjetër të Protokollit në ditën e nëntëdhjetë vijuese të datës së depozitimit të instrumentit përkates të ratifikimit, pranimit apo aprovimit.

 

 

 

Neni V: Zbatimi i përkohshëm

Secila Palë, në çdo kohë përpara se të miratojë këtë Amendament, mund të deklarojë se do të zbatojë përkohësisht masat kontrolluese të përcaktuara në Nenin 2J, dhe detyrimet përkatëse raportuese të Nenit 7, në pritje të hyrjes në fuqi të këtij Amendimi.

Shkarko