Amendamente
Amendamenti i Kopenhagenit (1992): Amendamenti i Protokollit të Montrealit, rënë dakort nga Mbledhja e Katërt e Palëve (Kopenhagen, 23-25 Nëntor 1992)
NENI 1: AMENDAMENT
A. Neni 1, paragrafi 4
Në paragrafin 4 të Nenit 1 të Protokollit, për fjalët:
ose në Aneksin B
aty do të zëvendësohet :
Aneks B, Aneks C ose Aneks E
B. Neni 1, paragrafi 9
Paragrafi 9 i Nenit 1 të Protokollit do të fshihet.
C. Neni 2, paragrafi 5
Në paragrafin 5 të Nenit 2 të Protokollit, pas fjalëve:
Neni 2A deri 2E
aty do të shtohet:
dhe Neni 2H
D. Neni 2 paragrafi 5 bis
Duhet të shtohet paragrafi i mëposhtëm pas paragrafit 5 të Nenit 2 të Protokollit:
5 bis. Çdo Palë që nuk operon në përputhje me paragrafin 1 të Nenit 5,për një ose më shumë periudha kontrolli, mund të transferojë te një Palë tjetër çdo pjesë të nivelit të llogaritur të konsumit të përcaktuar në Nenin 2F, parashikuar që niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A të Palës që transferon pjesë të nivelit të saj të llogaritur të konsumit, nuk e kalon 0.25 kilogram për frymë në vitin 1989 dhe që nivelet totale të kombinuara të konsumit të Palëve që janë të interesuara nuk i tejkalojnë kufinjtë e konsumimit të përcaktuara në Nenin 2F. Një transferim i tillë i konsumit do t’i bëhet i ditur Sekretariatit nga çdo Palë në fjalë, duke deklaruar kushtet e një transferimi të tillë dhe periudhën për të cilën zbatohet.
E. Neni 2, paragrafi 8(a) dhe 11
Në paragrafët 8 (a) dhe 11 të Nenit 2 të Protokollit, për fjalët:
Nenet 2A deri 2E
aty do të zëvëndësohen sa herë që përdoren:
Nenet 2A deri 2H
F. Neni 2 paragrafi 9(a) (i)
Në paragrafin 9(a) (i) të Nenit 2 të Protokollit, për fjalët:
dhe/ose Aneks B
aty do të zëvendësohen:
, Aneks B, Aneks C dhe/ose Aneks E
G. Neni 2F: Hidroklorfluorkarbone
Neni i mëposhtëm duhet të shtohet pas Nenit 2E të Protokollit:
Neni 2F: Hidroklorfluorkarbone
1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më 1 Janar 1996 dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalojnë, në vit, shumën e:
(a) Tre pikë dy përqind të nivelit të llogaritur të tyre të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A; dhe
(b) Nivelin e llogaritur tyre të konsumit në vitin 1989 të substancave të kontrolluara në Grupin I të aneksit C.
2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar më 1 Janar 2004, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C nuk e tejkalon, në vit, gjashtëdhjetë e pesë për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni.
3. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2010, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, tridhjetë e pesë për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni.
4. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar më 1 Janar 2015, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, dhjetë për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni.
5. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar më 1 Janar 2020, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon, në vit, zero pikë pesë për qind të shumës së referuar në paragrafin 1 të këtij Neni.
6. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar më 1 Janar 2030, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk e tejkalon zeron.
7. Që nga data 1 Janar 1996, çdo Palë do të përpiqet që të sigurojë që:
(a) Përdorimi i substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, është i kufizuar në ato aplikime ku substanca të tjera ose teknologji që janë më të përshtatshme për mjedisin nuk janë të mundura;
(b) Përdorimi i substancave të kontrolluara në grupin I të Aneksit C nuk është jashtë zonës së zbatimit që aktualisht plotësohen për substancat e kontrolluara në Anekset A, B dhe C, me përjashtim të rasteve të veçanta për mbrojtjen e jetës ose të shëndetit të njeriut; dhe
(c) Substancat e kontrolluara në Grupin I të aneksit C janë përzgjedhur për përdorim, në një mënyrë që minimizon hollimin e shtresës së ozonit, duke përmbushur edhe konsideratat e tjera mjedisore të sigurisë dhe ato ekonomike.
H. Neni 2G: Hidrobromofluorkarbone
Neni i mëposhtëm do të shtohet pas Nenit 2F të Protokollit:
Neni 2G: Hidrobromofluorkarbone
Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit C, nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancat, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk e tejkalon zeron. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
I. Neni 2H: Bromid Metil
Neni i mëposhtëm do të shtohet pas Nenit 2G të Protokollit:
Neni 2H: Bromid Metil
Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1995, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtën periudhë, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, në vit, nuk e tejkalon nivelin e llogaritur të prodhimit në vitin 1991. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1991. 6. Nivelet e llogaritura të konsumit dhe të prodhimit sipas këtij Neni nuk duhet të përfshijnë sasitë e përdorura nga Palët për karantinë dhe aplikimet paradërgimore.
J. Neni 3
Në Nenin 3 të Protokollit, për fjalët:
2A deri 2E
aty do zëvendësohen:
2A deri 2H
dhe për fjalët
ose Aneksi B
aty do të zëvendësohen sa herë që shfaqen:
, Aneks B, Aneks C ose Aneks E
K. Neni 4, paragrafi 1 ter
Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 1 bis të Nenit 4 të Protokollit:
1 ter.Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë importin e çdo substance të kontrolluar në Grupin II të Aneksit C, nga çdo shtet jo-Palë në këtë Protokoll.
L. Neni 4, paragrafi 2 ter
Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 2 bis të Nenit 4 të Protokollit:
2 ter. Duke filluar një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, çdo Palë do të ndalojë eksportet e çdo substance të kontrolluar në Grupin II të Aneksit C, për çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll
M. Neni 4, paragrafi 3 ter
Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 3 bis të Nenit 4 të Protokollit:
3 ter. Brenda tre viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët, duke ndjekur procedurat e Nenit 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të produkteve që përmbajnë substancat e kontrolluara në Grupin II të Aneksit C. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë importin e produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.
N. Neni 4, paragrafi 4 ter
Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 4 bis të Nenit 4 të Protokollit:
4 ter. Brenda pesë viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij paragrafi, Palët do të përcaktojnë realizueshmërinë e ndalimit ose kufizimit, nga Shtetet jo-palë në këtë Protokoll, importin e produkteve të cilat janë prodhuar por nuk përmbajnë, substancat e kontrolluara në Grupin II të Aneksit C. Nëse përcaktohet e realizueshme, Palët, duke ndjekur proçedurat në Nenin 10 të Konventës, do të përpunojnë, në një aneks, një listë të këtyre produkteve. Palët që nuk e kanë kundërshtuar aneksin në përputhje me ato proçedura, brenda një viti nga momenti që aneksi bëhet efektiv, duhet të ndalojnë ose kufizojnë importin e këtyre produkteve nga çdo shtet jo-palë në këtë Protokoll.
O. Neni 4, paragrafët 5, 6 dhe 7
Në paragrafët 5, 6 dhe 7 të Nenit 4 të Protokollit, për fjalët:
substanca të kontrolluara
aty do të zëvendësohet:
substanca të kontrolluara në Anekset A dhe B dhe Grupin II të Aneksit C
P. Neni 4, paragrafi 8
Në paragrafin 8 të Nenit 4 të Protokollit, për fjalët:
referuar në paragrafët 1, 1 bis, 3, 3 bis, 4 dhe 4 bis dhe eksportet referuar në paragrafët 2 dhe 2 bis
aty do të zëvendësohen:
dhe eskportet referuar në paragrafët 1 deri 4 ter të këtij Neni
dhe pas fjalëve:
Neni 2A deri 2E
aty duhet të shtohet:
,Neni 2G
Q. Neni 4, paragrafi 10
Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 9 të Nenit 4 të protokollit:
10. Duke filluar nga data 1 Janar 1996, Palët do të marrin në konsideratë për të amenduar këtë Protokoll në mënyrë që të zgjerohen masat në këtë Nen, për të tregtuar substancat e kontrolluara në Grupin I të Aneksit C dhe në Aneksin E, me Shtetet jo-palë në këtë Protokoll.
R. Neni 5, paragrafi 1
Fjalët e mëposhtme do të shtohen në fund të paragrafit 1 të Nenit 5 të Protokollit:
,siguruar që çdo amendament i mëvonshëm i rregullimeve ose Amendament i adaptuar në Mbledhjen e Dytë të Palëve në Londër, 29 Qershor 1990, do të zbatohet për Palët që operojnë sipas këtij paragrafi ,pasi është kryer rishikimi i parashikuar në paragrafin 8 të këtij Neni dhe do të bazohet në përfundimet e këtij rishikimi.
S. Neni 5, paragrafi 1 bis
Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 1 të Nenit 5 të Protokollit:
1 bis. Palët, duke marrë në konsideratë rishikimin e referuar në paragrafin 8 të këtij Neni, vlerësimet e bëra në përputhje me Nenin 6 dhe çdo informacion tjetër përkatës, do të vendosin deri më 1 Janar 1996, nëpërmjet proçedurës të përcaktuar në paragrafin 9 të Nenit 2:
(a) Në lidhje me paragrafët 1 deri 6 të Nenit 2F, cili vit bazë, nivelet fillestare, planifikimet e kontrolleve dhe datën e eliminimit, për konsumimin e substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, do të zbatohen për Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni;
(b) Në lidhje me Nenin 2G, cila datë për eliminimin për prodhimin dhe konsumimin e substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit C do të zbatohen për Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni; dhe
(c) Në lidhje me Nenin 2H, cili vit bazë, nivelet fillestare dhe planifikimet e kontrolleve për konsumimin dhe prodhimin e substancave të kontrolluara në Aneksin E, do të zbatohen për Palët që operojnë sipas paragrafit 1 të këtij Neni.
T. Neni 5, paragrafi 4
Në paragrafin 4 të Nenit 5 të Protokollit, për fjalët:
Neni 2A deri 2E
aty do të zëvendësohet:
Neni 2A deri 2H
U. Neni 5, paragrafi 5
Në paragrafin 5 të Nenit 5 të Protokollit, pas fjalëve:
përcaktuar në Nenet 2A deri 2E
aty do të shtohet:
, dhe çdo masë tjetër kontrolli në Nenet 2F deri 2H që janë përcaktuar në përputhje me paragrafin 1bis të këtij Neni,
V.Neni 5, paragrafi 6
Në paragrafin 6 të Nenit 5 të Protokollit, pas fjalëve:
detyrimet e përcaktuara në Nenet 2A deri 2E
aty do të shtohet:
, ose ndonjë ose të gjitha detyrimet në Nenet 2F deri 2H që janë përcaktuar në përputhje me paragrafin 1bis të këtij Neni,
W. Neni 6
Fjalët e mëposhtme do të fshihen nga Neni 6 i këtij Protokolli:
Nenet 2A deri 2E, dhe situata në lidhje me prodhimin, importet dhe eksportet e substancave kalimtare në Grupin I të Aneksit C
dhe zëvendësohet me
Nenet 2A deri 2H
X. Neni 7, paragrafët 2 dhe 3
Paragrafët 2 dhe 3 të Nenit 7 të Protokollit do të zëvendësohen si më poshtë:
2. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore mbi prodhimin, importin dhe eksportin e cdo substance të kontrolluar në:
- Aneksin B dhe C për vitin 1989;
- Aneksin E për vitin 1991,
ose llogaritjet më të mira të mundshme të këtyre të dhënave kur të dhënat aktuale nuk janë të mundshme, jo më vonë se tre muaj nga data kur dispozitat e përcaktuara në Protokoll në lidhje me substancat në Anekset B, C dhe E përkatësisht, hyjnë në fuqi për atë Palë.
3. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore mbi prodhimin e tyre vjetor ( siç është përcaktuar në paragrafin 5 të Nenit 1), për çdo substancë të kontrolluar në Anekset A, B, C dhe E dhe, më vete, për çdo substancë,
- Sasitë e përdorura si lëndë e parë
- Sasitë shkatërruara nga tekonologjitë e miratuara nga Palët, dhe
- Importet nga dhe eksportet tek Palët dhe jo-Palët përkatësisht,
për vitin gjatë të cilit dispozitat në lidhje me substancat në Anekset A, B, C dhe E përkatësisht, hyjnë në fuqi për atë Palë dhe për çdo vit pasardhës. Të dhënat duhet të dorëzohen jo më vonë se nëntë muaj pas fundit të vitit për të cilin kanë lidhje ato të dhëna.
Y. Neni 7, paragrafi 3 bis
Paragrafi i mëposhtëm do të shtohet pas paragrafit 3 të Nenit 7 të Protokollit:
3 bis. Çdo Palë do t’i dërgojë sekretariatit të dhënat statistikore të vëçanta të importeve dhe eskporteve vjetore për çdo substancë të kontrolluar, të renditur në Grupin II të Aneksit A dhe Grupin I të Aneksit C të cilat janë ricikluar.
Z. Neni 7, paragrafi 4
Në paragrafin 4 të Nenit 7 të Protokollit, për fjalët:
në paragrafët 1, 2 dhe 3
aty do të zëvendësohen:
në paragrafët 1, 2, 3 dhe 3 bis
AA. Neni 9, paragrafi 1(a)
Fjalët e mëposhtme do të fshihen nga paragrafi 1 (a) të Nenit 9 të Protokollit:
dhe kalimtare
BB. Neni 10, paragrafi 1
Në paragrafin 1 të Nenit 10 të Protokollit, pas fjalëve:
Nenet 2A deri 2E
aty do të shtohet:
, dhe çdo masë kontrolli në Nenet 2F deri 2H që janë përcaktuar në përputhje me paragrafin 1 bis të Nenit .
CC. Neni 11, paragrafi 4 (g)
Fjalët e mëposhtme do të fshihen nga paragrafi 4 (g) të Nenit 11 të Protokollit:
dhe situata në lidhje më substancat kalimtare
DD. Neni 17
Në Nenin 17 të Protokollit, për fjalët:
Nenet 2A deri 2E
aty do të zëvendësohen:
Nenet 2A deri 2H
EE. Anekset
1. Aneksi C
Aneksi i mëposhtëm do të zëvendësojë Aneksin C të Protokollit:
Aneksi C: Substancat e kontrolluara
Grupi | Substanca | Numri i izomerëve | Potenciali i Hollimit të Ozonit * |
Grupi I | |||
CHFCl2 | (HCFC‑21)** | 1 | 0.04 |
CHF2Cl | (HCFC‑22)** | 1 | 0.055 |
CH2FCl | (HCFC‑31) | 1 | 0.02 |
C2HFCl4 | (HCFC‑121) | 2 | 0.01-0.04 |
C2HF2Cl3 | (HCFC‑122) | 3 | 0.02-0.08 |
C2HF3Cl2 | (HCFC‑123) | 3 | 0.02-0.06 |
CHCl2CF3 | (HCFC‑123)** | - | 0.02 |
C2HF4Cl | (HCFC‑124) | 2 | 0.02-0.04 |
CHFClCF3 | (HCFC‑124)** | - | 0.022 |
C2H2FCl3 | (HCFC‑131) | 3 | 0.007-0.05 |
C2H2F2Cl2 | (HCFC‑132) | 4 | 0.008-0.05 |
C2H2F3Cl | (HCFC‑133) | 3 | 0.02-0.06 |
C2H3FCl2 | (HCFC‑141) | 3 | 0.005-0.07 |
CH3CFCl2 | (HCFC‑141b)** | - | 0.11 |
C2H3F2Cl | (HCFC‑142) | 3 | 0.008-0.07 |
CH3CF2Cl | (HCFC‑142b)** | - | 0.065 |
C2H4FCl | (HCFC‑151) | 2 | 0.003-0.005 |
C3HFCl6 | (HCFC‑221) | 5 | 0.015-0.07 |
C3HF2Cl5 | (HCFC‑222) | 9 | 0.01-0.09 |
C3HF3Cl4 | (HCFC‑223) | 12 | 0.01-0.08 |
C3HF4Cl3 | (HCFC‑224) | 12 | 0.01-0.09 |
C3HF5Cl2 | (HCFC‑225) | 9 | 0.02-0.07 |
CF3CF2CHCl2 | (HCFC‑225ca)** | - | 0.025 |
CF2ClCF2CHClF | (HCFC‑225cb)** | - | 0.033 |
C3HF6Cl | (HCFC‑226) | 5 | 0.02-0.10 |
C3H2FCl5 | (HCFC‑231) | 9 | 0.05-0.09 |
C3H2F2Cl4 | (HCFC‑232) | 16 | 0.008-0.10 |
C3H2F3Cl3 | (HCFC‑233) | 18 | 0.007-0.23 |
C3H2F4Cl2 | (HCFC‑234) | 16 | 0.01-0.28 |
C3H2F5Cl | (HCFC‑235) | 9 | 0.03-0.52 |
C3H3FCl4 | (HCFC‑241) | 12 | 0.004-0.09 |
C3H3F2Cl3 | (HCFC‑242) | 18 | 0.005-0.13 |
C3H3F3Cl2 | (HCFC‑243) | 18 | 0.007-0.12 |
C3H3F4Cl | (HCFC‑244) | 12 | 0.009-0.14 |
C3H4FCl3 | (HCFC‑251) | 12 | 0.001-0.01 |
C3H4F2Cl2 | (HCFC‑252) | 16 | 0.005-0.04 |
C3H4F3Cl | (HCFC‑253) | 12 | 0.003-0.03 |
C3H5FCl2 | (HCFC‑261) | 9 | 0.002-0.02 |
C3H5F2Cl | (HCFC‑262) | 9 | 0.002-0.02 |
C3H6FCl | (HCFC‑271) | 5 | 0.001-0.03 |
Grupi II | |||
CHFBr2 | 1 | 1.00 | |
CHF2Br | (HBFC-22B1) | 1 | 0.74 |
CH2FBr | 1 | 0.73 | |
C2HFBr4 | 2 | 0.3-0.8 | |
C2HF2Br3 | 3 | 0.5-1.8 | |
C2HF3Br2 | 3 | 0.4-1.6 | |
C2HF4Br | 2 | 0.7-1.2 | |
C2H2FBr3 | 3 | 0.1-1.1 | |
C2H2F2Br2 | 4 | 0.2-1.5 | |
C2H2F3Br | 3 | 0.7-1.6 | |
C2H3FBr2 | 3 | 0.1-1.7 | |
C2H3F2Br | 3 | 0.2-1.1 | |
C2H4FBr | 2 | 0.07-0.1 | |
C3HFBr6 | 5 | 0.3-1.5 | |
C3HF2Br5 | 9 | 0.2-1.9 | |
C3HF3Br4 | 12 | 0.3-1.8 | |
C3HF4Br3 | 12 | 0.5-2.2 | |
C3HF5Br2 | 9 | 0.9-2.0 | |
C3HF6Br | 5 | 0.7-3.3 | |
C3H2FBr5 | 9 | 0.1-1.9 | |
C3H2F2Br4 | 16 | 0.2-2.1 | |
C3H2F3Br3 | 18 | 0.2-5.6 | |
C3H2F4Br2 | 16 | 0.3-7.5 | |
C3H2F5Br | 8 | 0.9-1.4 | |
C3H3FBr4 | 12 | 0.08-1.9 | |
C3H3F2Br3 | 18 | 0.1-3.1 | |
C3H3F3Br2 | 18 | 0.1-2.5 | |
C3H3F4Br | 12 | 0.3-4.4 | |
C3H4FBr3 | 12 | 0.03-0.3 | |
C3H4F2Br2 | 16 | 0.1-1.0 | |
C3H4F3Br | 12 | 0.07-0.8 | |
C3H5FBr2 | 9 | 0.04-0.4 | |
C3H5F2Br | 9 | 0.07-0.8 | |
C3H6FBr | 5 | 0.02-0.7 |
* Kur tregohet një gamë e ODP-së, për qëllimet e Protokollit duhet të përdoret vlera më e lartë në atë gamë. ODP-të e rënditura si një vlerë e vetme, janë përcaktuar nga llogaritjet bazuar në matjet laboratorike. Ato të rënditura si një gamë, janë bazuar në përllogaritje dhe janë më pak të sigurta. Gama i përket një grupi izomerik. Vlera më e lartë është përllogaritja e ODP-së të izomerit me ODP-në më të lartë, dhe vlera më e ulët është përllogaritja e ODP-së të izomerit me ODP-në më të ulët.
** Identifikon substancën komerciale më praktike me vlerat ODP të rënditura kundrejt tyre që të përdoren për qëllimet e Protokollit.
2. Aneksi E
Aneksi i mëposhtëm do të shtohet në Protokoll:
Aneks E: Substancat e kontrolluara
Grupi | Substanca | Potenciali i Hollimit të Ozonit |
Grupi I | ||
CH3Br | bromid metil | 0.7 |
NENI 2: MARRËDHËNIA ME AMENDAMENTIN E VITIT 1990
Asnjë Shtet ose organizatë rajonale ekonomike nuk mund të depozitojë një instrument ratifikimi, pranimi, miratimi apo aderimi në këtë Amendament, me përjashtim nëse më parë ose në të njëjtën kohë, ka depozituar një instrument të tillë për Amendamentin e adaptuar në Mledhjen e Dytë të Palëve, në Londër, 29 Qershor 1990.
NENI 3: HYRJA NË FUQI
- Ky Amendament do të hyjë në fuqi më 1 Janar 1994, parashikuar që të paktën njëzet instrumenta të ratifikimit, pranimit ose miratimit të Amendamentit janë depozituar nga Shtetet ose organizatat rajonale të integrimit ekonomik që janë Palë në Protokollin e Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit. Në rastin kur ky kusht nuk është përmbushur deri më atë datë, Amendamenti do të hyjë në fuqi në ditën e nëntëdhjetë pas datës në të cilin ai është përmbushur.
- Për qëllime të paragrafit 1, çdo instrument i tillë i depozituar nga organizatat rajonale të integrimit ekonomik nuk do të llogariten si shtesë ndaj atyre të depozituara nga Shtete Anëtare të këtyre organizatave.
- Pas hyrjes në fuqi të këtij Amendamenti, siç parashikohet në paragrafin 1, do të hyjë në fuqi për çdo Palë të Protokollit në ditën e nëntëdhjetë pas datës së depozitimit të saj të instrumentit të ratifikimit, pranimit ose miratimit.
Rregullime të Protokollit të Montrealit
_________________
Rregullime, rënë dakort në vitin 1992, në Kopenhagen, në Mbledhjen e Katërt të Palëve
_________________
Mbledhja e Katërr e Palëve të Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit, në bazë të vlerësimeve të bëra në përputhje me Nenin 6 të Protokollit, vendos të adaptojë rregullimet dhe reduktimet e prodhimit dhe konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin A të Protokollit, si më poshtë :
A. Neni 2A: CFSs
Paragrafët 3 deri 6 të Nenit 2A të Protokollit do të zëvendësohen nga paragrafët e mëposhtëm, të cilët do të numërohen paragrafët 3 dhe 4 të Nenit 2A:
3. Çdo Palë do të sigurojë për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk e tejkalon, në vit, njëzet e pesë përqind të nivelit të saj të llogaritur të konsumit në vitin 1986. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë substanca të tilla, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i saj i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk tejkalon, në vit, njëzet e pesë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sispas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit të tyre mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986.
4. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1996, dhe në çdo peridhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit A nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto susbtanca, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave të mos tejkalojë zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi me deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Ky paragraf do të zbatohet me përjashitm të rastit kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit, që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
B. Neni 2B: Halonet
Paragrafët 2 deri 4 të Nenit 2B të Protokollit do të zëvendësohen nga paragrafi i mëposhtëm, i cili do të numërohet paragrafi 2 i Nenit 2B:
2. Çdo Palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar nga data 1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë tjetër dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara të listuara në Grupin II të Aneksit A, nuk e tejkalon zeron. Çdo Palë, që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i tyre i llogaritur i prodhimit të substancave të mos tejkalojë zeron. Megjithatë në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, mund të tejkalojë atë kufi me jo më shumë se pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1986. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
Rregullime të Neneve 2C, 2D dhe 2E, rënë dakort në Mbledhjen e Katërt të Palëve
_______________________
Mbledhja e Katër e Palëve të Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit, në bazë të vlerësimeve të bëra në përputhje me Nenin 6 të Protokollit, vendos të adaptojë rregullimet dhe reduktimet e prodhimit dhe konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin B të Protokollit, si më poshtë :
A. Neni 2C: CFCs-së të tjera të halogjenizuara plotësisht
Neni 2C i Protokollit do të zëvendësohet nga Neni mëposhtë:
Neni 2C: CFCs-së të tjera të halogjenizuara plotësisht
1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar që nga data 1 Janar 1993, niveli i tyre i llogaritur, i konsumit të substancave të kontrollura në Grupin I të Aneksit B nuk tejkalon, në vit, tetëdhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtën periudhë, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave nuk do të kalojë,në vit, tetëdhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i tyre i konsumit të substancave të kontrollura në Grupin I të Aneksit B, nuk tejkalon, në vit, njëzet e pesë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon një ose më shumë nga këto substanca, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancave, nuk do të tejkalojë, në vit, njëzet e pesë për qind, të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi deri në dhjetë për qind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
3. Çdo palë do të sigurohet që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar nga data 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit B nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon një ose më shumë prej këtyre substancave, për të njëjtat periudha, do të sigurohet që niveli i llogaritur i prodhimit të këtyre substancave nuk e tejkalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas Paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i tyre i llogaritur i prodhimit, mund ta tejkalojë këtë kufi deri më pesëmbëdhjetë përqind të nivelit të tyre të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
B.Neni 2D: Tetraklorur karboni
Neni 2D i Protokollit do të zëvendësohet nga Neni mëposhtë:
Neni 2D: Tetraklorur karboni
1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore, duke filluar nga data 1 Janar 1995, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të aneksit B, nuk tejkalon, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të konsumit të llogaritur në vitin 1989. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk do të tejkalojë, në vit, pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë këtë kufi me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore, duke filluar nga data 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i tyre i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin II të Aneksit B nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk e tejkalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1989. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.
C. Neni 2E: 1, 1, 1 trikloretani (metili kloroformat)
Neni 2E i Protokollit do të zëvendësohet me Nenin më poshtë:
Neni 2E: 1, 1, 1 trikloretani (metili kloroformat)
1. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1993, niveli i llogaritur i konsumit të substancës së kontrolluar në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që e prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substances, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur mund ta kalojë këtë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1994, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon, në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit e tij të llogaritur të konsumit në vitin 1989. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substances, nuk do të tejkalojë, në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitin 1989.
3. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 1996, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin III të Aneksit B, nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, do të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës nuk do të tejkalojë zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të tejkalojë atë kufi, me deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1989. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë thelbësore.